Kryeministri Rama publikoi sot opinionin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese – vendim që e ktheu në krye të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.
Këtë herë Rama përdori platformën X, jo Facebook-un, që edhe sot e përdori për sukseset e qeverisë që drejton.
Gjuha e përdorur nga kryeministri për të “pranuar” humbjen, këtë herë është e kalkuluar, disi juridike, si për të treguar respekt për drejtësinë po aq sa dyshime kundrejt saj.
A do jetë po kaq parimore Gjykata Kushtetuese kur të gjykojë paraburgimin e Erion Veliajt? Kjo është pak a shumë pyetja e Ramës në X-in e tij.
Lexoni reagimin e plotë:







