• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Pengesa e një sipërmarrësi europian në Kinë: Ata nuk njohin pushimin në fundjavë

20 Nëntor, 2025
në Stil jetese
Pengesa e një sipërmarrësi europian në Kinë: Ata nuk njohin pushimin në fundjavë
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dallimet kulturore midis Kinës dhe vendeve perëndimore shpesh shfaqen më qartë në mënyrën se si konceptohet puna dhe koha e lirë. Në Kinë, modeli dominues është ai i angazhimit të vazhdueshëm, ku shumë qytetarë punojnë thuajse çdo ditë të javës, ndërsa në Europë dhe SHBA pushimet e fundjavës janë një standard i konsoliduar. Për shumicën e punonjësve perëndimorë, e shtuna dhe e diel janë ditë për t’u çlodhur, por në kulturën kineze kjo nuk është domosdoshmërisht e mirëpritur.

Këtë realitet e ka përjetuar personalisht sipërmarrësi spanjoll Adrián Díaz, i cili mbërriti në Kinë në vitin 2006 si konsulent për zhvillimin e biznesit. I mësuar me modelet perëndimore të organizimit të punës, ai vendosi të aplikojë orarin klasik pesëditor me pushim fundjavën, duke menduar se kjo do të ndikonte pozitivisht te stafi dhe produktiviteti. Por, sipas asaj që rrëfen, tentativa e tij hasi në rezistencë të fortë nga punonjësit vendas.

Koleget e paralajmëruan menjëherë se nisma nuk do të funksiononte, dhe shpejt u vërtetua se kishin të drejtë. Një punonjës i tha hapur: “Nuk mund të rri në shtëpi duke parë televizor, ndërkohë që nëna ime punon nga e hëna në të diel. Ato ide mund të funksionojnë për ty, por nuk mund të vish t’i imponosh këtu”. Për shumë punonjës, kohëzgjatja e një dite pa punë shoqërohej me ndjenjë faji dhe jo me çlodhje.

Rasti më domethënës lidhet me sekretaren e tij, së cilës ai i propozoi punë vetëm nga e hëna në të premte. Edhe pse ajo e pranoi me hezitim, me kusht që në situata të veçanta të ishte e disponueshme, pas gjashtë muajsh ndodhi e papritura: kur Díaz kishte nevojë që ajo të punonte gjatë një fundjave, sekretarja i shpjegoi se nuk ishte e mundur, sepse tashmë kishte gjetur një punë të dytë për ato ditë. “Meqë më dhe pushim fundjavave, gjeta një punë tjetër,” i tha ajo, duke shtuar se nuk mund të rrinte pa bërë asgjë kur të gjithë të afërmit punonin çdo ditë.

Edhe në një fabrikë që Díaz ngriti më vonë me partnerin e tij kinez, reagimi ndaj kësaj praktike ishte po aq skeptik. Punëtorët dhe menaxherët vendas e konsideruan të pakuptimtë idenë që makineritë të ndalonin dy ditë nga shtatë. “Askush me mendje të shëndoshë në Kinë nuk kupton pse një biznesmen që ngre një fabrikë për të fituar para do të vendoste vullnetarisht të ndalojë prodhimin për dy ditë,” e qortuan ata.

Ky shembull ngre një diskutim më të gjerë mbi kulturën e punës dhe presionin social që e shoqëron. Në Kinë, puna e pandërprerë shihet si një normë morale dhe familjare, e mbështetur nga modeli ekonomik i rritjes së shpejtë. Në Perëndim, ndërkohë, balanca mes jetës private dhe punës është një objektiv i mbrojtur.

(Burimi: El Huffpost)

Postimi i mëparshëm

Anohet karrigia e kryeministrit: pezullohet nga detyra Belinda Balluku

Postimi i rradhës

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përballet me krizë në sistemin e drejtësisë

Postimi i rradhës
Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përballet me krizë në sistemin e drejtësisë

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përballet me krizë në sistemin e drejtësisë

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.