• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

Piktura shkon te i zoti, po prona? Jurisprudenca ndërkombëtare dhe drejtësia pronësore në Shqipëri

10 Prill, 2026
në Opinion, Shqipëria
Piktura shkon te i zoti, po prona? Jurisprudenca ndërkombëtare dhe drejtësia pronësore në Shqipëri
44
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Çështja e kthimit dhe kompensimit të pasurive, qofshin ato të luajtshme apo të paluajtshme, përbën një nga nyjet më të ndjeshme të së drejtës moderne të pronësisë, duke ndërthurur elementë të së drejtës civile, ndërkombëtare, historike dhe të të drejtave të njeriut.

Një zhvillim i fundit në jurisprudencën ndërkombëtare – konkretisht vendimi i një gjykate amerikane mbi kthimin e një vepre arti të grabitur gjatë periudhës naziste – rikthen në vëmendje dimensionin universal të së drejtës së pronës dhe domosdoshmërinë e rivendosjes së drejtësisë materiale, pavarësisht kalimit të kohës.

Një gjykatë ka urdhëruar kthimin e një pikture të autorit Amedeo Modigliani, e cila ishte përvetësuar gjatë regjimit nazist, tek trashëgimtarët ligjorë të pronarit të saj të ligjshëm, duke i dhënë fund një beteje gjyqësore që kishte zgjatur mbi një dekadë.

Vendimi i dhënë nga gjyqtari Joel M. Cohen i Gjykatës Supreme të Nju Jorkut përcaktoi se vepra e vitit 1918, e titulluar “Seated man with a cane”, duhet t’i rikthehet pasurisë trashëgimore të Oscar Stettiner, një tregtar arti hebre me origjinë britanike, i cili ushtronte aktivitetin e tij në Paris në vitet ’30.

Gjykata konstatoi se piktura në fjalë ishte e njëjta që ishte konfiskuar në mënyrë të paligjshme gjatë pushtimit nazist të Francës, duke përbërë kështu një ndërhyrje të rëndë dhe të padrejtë në të drejtën e pronësisë.

Në analizën e saj, gjykata hodhi poshtë pretendimet e palës së paditur, të lidhur me koleksionistin David Nahmad dhe subjektin tregtar International Art Center S.A., të cilët kishin ngritur dyshime mbi origjinën e pronësisë për shkak të mospërputhjeve në zinxhirin e provave të paraqitura (provenance).

Veçanërisht domethënës ishte fakti se dokumente konfidenciale të zbuluara nga International Consortium of Investigative Journalists në kuadër të hetimit të njohur si Panama Papers provuan kontrollin efektiv të subjektit juridik mbi pikturën nga familja Nahmad, duke rrëzuar përpjekjet për të fshehur pronësinë reale përmes strukturave offshore.

Gjykata arriti në përfundimin se Stettiner kishte një të drejtë superiore posedimi mbi veprën para sekuestrimit të paligjshëm dhe se ai nuk kishte hequr dorë kurrë në mënyrë vullnetare nga ajo.

Mbrojtja e të paditurve u cilësua si spekulative dhe e pambështetur në prova konkrete, duke mos arritur të krijojë një çështje faktike të mjaftueshme për të penguar dhënien e vendimit në mënyrë përmbledhëse.

Ky rast ёshtё njё model parimor se si funksionon e drejta pronësore nё demokraci.

Parimi i mosparashkrimit moral të padrejtësisë historike – edhe pas më shumë se 80 vitesh, tregon se si një përvetësim i paligjshëm nuk legjitimohet asnjёherё.  Supremacia e titullit të ligjshëm të pronësisë do jetё gjithnjё fitimtare ndaj posedimit faktik.

Piktura e Amedeo Modiglianit, zbuloi njё “ngjyrё” tjetёr me shumё kontrast: Rëndësine e transparencës financiare dhe ekspozimin e “kompanive guackë” në rastet e abuzimit me struktura offshore.

Modigliani tregoi pas 80 vjetёsh se provat historike janё po aq tё rёndёsishme sa dokumentacioni arkivor në rindërtimin e së drejtës së pronësisë.

Po në Shqipëri?

Në Shqipëri, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave përbën një nga plagët më të thella të tranzicionit post-komunist. Ndryshe nga rasti “Modigliani”, ku kemi të bëjmë me një akt të izoluar konfiskimi gjatë një regjimi pushtues, në Shqipëri ndodhi një shpronësim masiv dhe sistematik i pronës private nga “pushtuesi” – regjimi komunist. Regjimi grabiti pronat, i tjetërsoi ato dhe efektet e këtij akti brutal, vijojnë të prodhojnë pasoja komplekse juridike që vazhdojnë edhe sot.

Problematikat qё “pikturon” sistemi kthim-pronёsor shqiptar përfshijnë njё gamё pengesash qё mbeten tё pazgjidhura dhe tё pashpresa pёr t`u kapёrcyer.

Fragmentarizimi i titujve të pronësisë dhe mbivendosja e të drejtave shkon nё njё korsi me mungesёn e transparencës dhe tё njё regjistri të besueshëm kadastral.

Zvarritjet nё dekada pritjeje dhe mungesa e njё mekanizmi efektiv ekzekutimi, kanё “vdekur” pothuajse dy breza tё ish pronarёve shqiptarё.

“Fatlumёt” qё gjetёn Modiglianin e tyre nё Shqipёri, u kompensuan pjesёrisht ose simbolikisht, në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj).

Kjo gjykatё ka qёnë dhe mbetet konsistente në evidentimin e dështimeve sistemike të shtetit shqiptar në këtë drejtim.

Restitucioni si vullnet i grabitur

Ndërsa në rastin ndërkombëtar, një pikturë e vetme u rikthye pas dekadash përmes një sistemi gjyqësor funksional dhe transparent, në Shqipëri mijëra qytetarë vazhdojnë të presin një zgjidhje përfundimtare për pronat e tyre, nёpёr korridore shtetёrore ose gjyqёsore.

Ky kontrast ngre më së paku pyetjen themelore: A ka shteti shqiptar vullnet real për të përmbyllur procesin e restitucionit?

Efektiviteti i mekanizmave aktualë në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë pronësore, tregon qё jo.

Kuadri ligjor shqiptar qё garanton zgjidhje efektive dhe përfundimtare pёr rikthimin e tё drejtave për të gjithë personat e prekur nga marrëzia sistemike komuniste mbetet njё pёlhurё bosh pa pikturё.

Pranimi i Shqipёrisё nё Evropё, nuk do imagjinohej pa u dhёnё prova e “kthimit tё pikturёs sё grabitur”.

Mbetja e pronave nё duart e sё kaluarёs komuniste, apo nё “kadastrёn” e njё regjimi që u soll me pronat e shqiptarëve njësoj si me shpirtin e tyre, do kёrkonte nё fund shumё mё tepёr se sa prona apo njё pikturё. Do kёrkonte tё kthehej – njё vullnet i grabitur.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Zbulim i madh në Itali: Një test parashikon Alzheimerin deri në 3 vite përpara

Postimi i rradhës

Starmer: Bota po paguan çmimin e politikave të Putinit dhe Trumpit

Postimi i rradhës
Starmer: Bota po paguan çmimin e politikave të Putinit dhe Trumpit

Starmer: Bota po paguan çmimin e politikave të Putinit dhe Trumpit

  • Më të fundit
“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

11 Prill, 2026
Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

11 Prill, 2026

Postimet e fundit

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

11 Prill, 2026
Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

11 Prill, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.