• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Plani amerikan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Zgjedhja mbetet në Kiev “Paqen ose Dinjitetin”

November 22, 2025
në Bota
Plani amerikan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Zgjedhja mbetet në Kiev “Paqen ose Dinjitetin”

© Alberto Mier/CNN/Getty Images

0
Shpërndarë
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Paqen ose dinjitetin, kjo është zgjedhja që duhet të bëjë Ukraina dhe presidenti Zelensky: Ose të pranojë shijen e hidhur të dorëzimit, ose të përballet me dimrin më të ftohtë dhe më të akullt nga fillimi i luftës.

Pasi lexoi 28 pikat e Planit Amerikan, Volodymyr Zelensky nuk thotë dot as po, as jo. Shumë nga bashkëpunëtorët e quajnë planin “absurd dhe të papranueshëm”. Nuk mund të qëndronte pa thënë diçka, ndaj iu drejtua popullit me një mesazh në Telegram:

“Jemi tani në një prej momenteve më të vështira të historisë sonë. Presioni ndaj Ukrainës është maksimal. Jemi para një zgjedhje shumë të vështirë: ose humbjen e dinjitetit të Ukrainës, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç”, siç janë SHBA-të.

Zelensky i thërret popullit të tij, me nota emocionale por kërkon edhe ndihmë duke e përgatitur për diçka që detyrohet ta pranojë: “Sovraniteti ynë, pavarësia jonë, toka jonë, populli ynë dhe e ardhmja e Ukrainës është në rrezik. Do të bëjmë gjithçka të mundur që rezultati të jetë fundi i luftës, por jo fundi i Ukrainës, i paqes në Europë dhe i paqes globale.” Ai shkruan me dhimbje se nga të gjitha pikat e planit, të mos anashkalohen të paktën dy vlera themelore: “dinjiteti dhe liria e ukrainasve, sepse gjithçka tjetër mbështetet mbi to.”

Zelensky dukshëm është me shpatulla për muri, pasi shkruan si i kapur në një grackë: “Nuk do t’i japim armikut arsye të thotë se Ukraina nuk do paqen, se ajo po e pengon procesin paqësues dhe se ne nuk jemi gati për diplomaci.”

Zelensky e mbyll mesazhin e tij duke u zotuar se “do të punohet me shpejtësi, çdo ditë dhe gjatë gjithë javës së ardhshme dhe për aq kohë sa nevojitet, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë që të analizohen të 28 pikat, pa tradhtuar interesat kombëtare”.

Zelensky gjendet para një vendimi dramatik sa personal aq dhe kombëtar. Nuk do të ishte e lehtë t’u shpjegonte martirëve, familjeve të tyre dhe miliona ukrainasve që luftuan për tё mbrojtur territoret tashmë të humbura – qё po i dorëzojnë dhe në letër.

Nga ana tjetër rezultatet e frontit ushtarak po shkojnë keq e më keq, kur situata e brendshme politike po e gërryen qeverisjen e Zelenskyt çdo ditë. Korrupsioni ka mbirë deri në derën e tij, teksa u arrestua Ministri i Drejtësisë dhe zëra nga populli thërrasin “Ata janë pasuruar, ndërsa ne luftonim”.

Amerikanët ndërkohë po ushtrojnë presion që të firmoset Plani dhe Ukraina të ulet në bisedime, ose do ndërpresin furnizimin me armë, dhe këtë e duan me afat, deri në datën 27 Nëntor.

Draft-Plani me 28 pika është përgatitur nga Washingtoni dhe Moska, pa praninë e europianëve as të Ukrainës.

Ai përcakton kushtet për një armëpushim midis Ukrainës dhe Federatës Ruse mbi bazën e një garancie sigurie bazuar në parimet e Neni 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Shtetet e Bashkuara janë kujdesur që të parashikojnë në draft se një sulm i armatosur nga Federata Ruse përtej vijës së armëpushimit që do dakordohet brenda në territorin ukrainas do të konsiderohet një sulm që kërcënon paqen dhe sigurinë e komunitetit transatlantik.

Nëse marrëveshja do nënshkruhet nga të dyja palët, Ukrainë-Rusi, ajo do të mbetet në fuqi për dhjetë vjet, me të drejtë rinovimi sipas pretendimeve të ndërsjella.

Tashmë dilema mbetet në Kiev, atje ku duhet të vendosë Zelensky me të tijët: ose të gëlltisin “28 pikat e vështira” të planit amerikano-rus, ose të përballen “me një dimër jashtëzakonisht të vështirë, më të vështirin e të gjithëve”.

Ky është Plani me 28 pika:

  1. Sovraniteti i Ukrainës do të konfirmohet.
  2. Do të lidhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Rusisë, Ukrainës dhe Evropës që të mos e sulmojnë njëra-tjetrën. Të gjitha paqartësitë e 30 vjetëve të fundit do të konsiderohen të zgjidhura.
  3. Pritet që Rusia të mos pushtojë shtetet fqinje dhe që NATO të mos zgjerohet më tej.
  4. Do të zhvillohet një dialog midis Rusisë dhe NATO-s, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për të zgjidhur të gjitha çështjet e sigurisë dhe për të krijuar kushte për depërshkallëzim, me qëllim sigurimin e sigurisë në botë dhe rritjen e mundësive për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në të ardhmen.
  5. Ukraina do të marrë garanci të besueshme për sigurinë.
  6. Madhësia e Forcave të Armatosura të Ukrainës do të kufizohet në 600,000 personel.
  7. Ukraina pranon të fusë në Kushtetutën e saj që nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe NATO pranon të përfshijë në statutin e saj një dispozitë që Ukraina nuk do të pranohet në të ardhmen.
  8. NATO pranon të mos dislokojë trupa në Ukrainë.
  9. Avionë luftarakë evropianë do të stacionohen në Poloni.
  10. Garancia amerikane:
    • SHBA-ja do të marrë kompensim për garancinë;
    • Nëse Ukraina pushton Rusinë, do të humbasë garancinë;
    • Nëse Rusia pushton Ukrainën, përveç një përgjigjeje të vendosur të koordinuar ushtarake, të gjitha sanksionet globale do të rikthehen, njohja e territorit të ri dhe të gjitha përfitimet e tjera të kësaj marrëveshjeje do të anulohen;
    • Nëse Ukraina lëshon një raketë drejt Moskës ose Shën Petersburgut pa shkak, garancia e sigurisë do të konsiderohet e pavlefshme.
  11. Ukraina është e kualifikuar për anëtarësim në BE dhe do të marrë qasje të përkohshme preferenciale në tregun evropian ndërsa kjo çështje shqyrtohet.
  12. Një paketë e fuqishme globale masash për rindërtimin e Ukrainës, duke përfshirë por pa u kufizuar në:
    • Krijimin e një Fondi të Zhvillimit të Ukrainës për të investuar në industri me rritje të shpejtë, përfshirë teknologjinë, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.
    • Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Ukrainën për të rindërtuar, zhvilluar, modernizuar dhe operuar së bashku infrastrukturën e gazit të Ukrainës, përfshirë tubacionet dhe kapacitetet e magazinimit.
    • Përpjekje të përbashkëta për rehabilitimin e zonave të prekura nga lufta për rindërtimin dhe modernizimin e qyteteve dhe zonave të banimit.
    • Zhvillim infrastrukture.
    • Nxjerrje të mineraleve dhe burimeve natyrore.
    • Banka Botërore do të zhvillojë një paketë të veçantë financimi për të përshpejtuar këto përpjekje.
  13. Rusia do të riintegrohet në ekonominë globale:
    • Heqja e sanksioneve do të diskutohet dhe dakordohet me faza dhe rast pas rasti.
    • Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi ekonomik për zhvillim të ndërsjellë në fushat e energjisë, burimeve natyrore, infrastrukturës, inteligjencës artificiale, qendrave të të dhënave, projekteve për nxjerrjen e metaleve të rralla në Arktik dhe mundësi të tjera korporative me përfitime të përbashkëta.
    • Rusia do të ftohet të ribashkohet me G8.
  14. Fondet e ngrira do të përdoren si vijon:
    • 100 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse do të investohen në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për rindërtimin dhe investimin në Ukrainë;
    • SHBA do të marrë 50% të fitimeve nga ky projekt. Evropa do të shtojë 100 miliardë dollarë për të rritur sasinë e investimeve të disponueshme për rindërtimin e Ukrainës. Fondet e ngrira evropiane do të zhbllokohen. Pjesa tjetër e fondeve të ngrira ruse do të investohet në një mekanizëm të veçantë investimi SHBA-Rusi që do të zbatojë projekte të përbashkëta në fusha specifike. Ky fond do të synojë forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e interesave të përbashkëta për të krijuar një nxitje të fortë për të mos u kthyer në konflikt.
  15. Do të krijohet një grup pune i përbashkët amerikan-rus për çështje sigurie për të promovuar dhe siguruar zbatimin e të gjitha dispozitave të kësaj marrëveshjeje.
  16. 1Rusia do ta fusë në ligj politikën e saj të mos-agresionit ndaj Evropës dhe Ukrainës.
  17. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të bien dakord të zgjasin vlefshmërinë e traktateve për mospërhapjen dhe kontrollin e armëve bërthamore, përfshirë Traktatin START I.
  18. Ukraina pranon të jetë një shtet jobërthamor në përputhje me Traktatin për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore.
  19. Termocentrali Bërthamor i Zaporizhzhias do të vihet në punë nën mbikëqyrjen e IAEA-s, dhe energjia elektrike e prodhuar do të shpërndahet në mënyrë të barabartë midis Rusisë dhe Ukrainës — 50:50.
  20. Të dy vendet angazhohen të zbatojnë programe edukative në shkolla dhe në shoqëri me qëllim promovimin e mirëkuptimit dhe tolerancës ndaj kulturave të ndryshme dhe eliminimin e racizmit dhe paragjykimit:
    • Ukraina do të miratojë rregullat e BE-së për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave.
    • Të dy shtetet do të bien dakord të heqin të gjitha masat diskriminuese dhe të garantojnë të drejtat e mediave dhe arsimit ukrainas dhe rus.
    • Ideologjia naziste dhe aktivitetet e saj duhet të refuzohen dhe ndalohen.
  21. Territoret:
    • Krimea, Luhansku dhe Donetsku do të njihen si de facto ruse, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara.
    • Khersoni dhe Zaporizhzhia do të ngrihen përgjatë vijës së kontaktit, që nënkupton njohje de facto përgjatë asaj vije.
    • Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera të dakorduara që ajo kontrollon jashtë pesë rajoneve.
    • Forcat ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e Oblastit të Donetskut që aktualisht kontrollojnë, dhe kjo zonë tërheqjeje do të konsiderohet një zonë neutrale e demilitarizuar, e njohur ndërkombëtarisht si territor që i përket Federatës Ruse. Forcat ruse nuk do të hyjnë në këtë zonë të demilitarizuar.
  22. Pasi të bien dakord për rregullimet territoriale të ardhshme, si Federata Ruse ashtu edhe Ukraina angazhohen të mos i ndryshojnë ato me forcë. Çdo garanci sigurie nuk do të zbatohet në rast të shkeljes së këtij angazhimi.
  23. Rusia nuk do të pengojë Ukrainën të përdorë lumin Dnieper për veprimtari tregtare dhe do të arrihen marrëveshje për transportin e lirë të grurit nëpër Detin e Zi.
  24. Do të krijohet një komitet humanitar për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura:
    • Të gjithë të burgosurit dhe trupat do të shkëmbehen mbi bazën “të gjithë – për të gjithë”.
    • Të gjithë civilët e burgosur dhe pengjet do të kthehen, përfshirë fëmijët.
    • Do të zbatohet një program ribashkimi familjar.
    • Do të merren masa për të lehtësuar vuajtjet e viktimave të konfliktit.
  25. Ukraina do të mbajë zgjedhje brenda 100 ditëve.
  26. Të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt do të kenë amnisti të plotë për veprimet e tyre gjatë luftës dhe bien dakord të mos paraqesin pretendime apo ankesa në të ardhmen.
  27. Kjo marrëveshje do të jetë ligjërisht detyruese. Zbatimi i saj do të monitorohet dhe garantohet nga Këshilli i Paqes, i kryesuar nga presidenti Donald J. Trump. Do të vendosen sanksione për shkeljet.
  28. Pasi të gjitha palët të bien dakord me këtë memorandum, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pasi të dyja palët të tërhiqen në pikat e dakorduara për të nisur zbatimin e marrëveshjes.

Postimi i mëparshëm

Vendim i respektuar apo i imponuar? Teatri ballkanik dhe dorëzimi i “Ballukut” në duart e drejtësisë kushtetuese

Postimi i rradhës

Superstari Ronaldo “shënon” në Shtëpinë e Bardhë: i ftuar special i Presidentit Trump

Postimi i rradhës
Superstari Ronaldo “shënon” në Shtëpinë e Bardhë: i ftuar special i Presidentit Trump

Superstari Ronaldo “shënon” në Shtëpinë e Bardhë: i ftuar special i Presidentit Trump

  • Më të fundit
Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

January 8, 2026

Postimet e fundit

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

January 8, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.