• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Rama shpërthen ndaj gjyqësorit: mes “presionit”, “pavarësisë” dhe debatit për rritjen e pagave — a po vihen kushte të heshtura?

December 9, 2025
në Drejtësi-Ligj, Politikë
Kryeministri Rama “firmos” vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Podkast: Ministrin “Balluku” e largon vetëm “dorëheqja, Kryeministri, apo dënimi i formës së prerë”
0
Shpërndarë
13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në reagimin e tij më të fundit ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama jo vetëm kundërshton akuzat për “presion politik”, por hap një front të ri tensioni me drejtësinë, pikërisht në momentin kur çështja “Balluku” po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo që bie në sy, përtej gjuhës së fortë, është vendosja në të njëjtin mesazh e dy kërkesave paralelisht: mbrojtja e pozicionit të tij në çështjen kushtetuese dhe kritika e ashpër ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave. Kjo ka ngritur pyetje në analizat politike se mos kemi të bëjmë me një sinjal të tërthortë nga kreu i qeverisë: një paralajmërim se vendimmarrja e Kushtetueses “do shikohet me lupë” në një klimë tensioni institucional.

Natyrisht, kryeministri nuk e thotë drejtpërdrejt këtë. Por fakti që ai i vendos të dyja çështjet brenda të njëjtit reagim, duke kritikuar njëkohësisht kërkesën për rritje pagash dhe paralajmëruar se “nuk do të mbyllë gojën” meqё është vetë palë në gjyq, e bën të pashmangshme pyetjen:

Po ndërtohet një paralelizëm i qëllimshëm mes vendimit për “Ballukun” dhe interesave të gjyqësorit?

Disa mund ta lexojnë këtë si presion. Të tjerë si një reagim politik të pritshëm në një moment tensioni mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Mbetet për t’u parë se në cilin drejtim do të zhvendoset balanca në ditët në vijim…

…Por një detaj që nuk duhet nënvlerësuar, ёshtё edhe vetё mënyra si Rama zgjedh të komunikojë.

Përtej përmbajtjes së deklaratave, edhe platforma dhe estetika e komunikimit të kryeministrit janë pjesë e skemës së tij të transmetimit të mesazheve politike. Rama, sa herë që dëshiron të japë sinjale serioze — apo të hapë një debat publik me peshë institucionale — shpesh zgjedh rrjetin social X, si në këtë rast.

Ndёrsa deklaratat më të ndjeshme për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, Rama i ka bërë me kujdes të pozicionuara jashtë protokollit qeveritar: në një episod podkasti, në ditë pushimi, i veshur me një bluzë të zezë tё rehatshme — një stil komunikimi që synon të ulë tonin formal, por rrit efektin personal dhe emocional të mesazhit.

Kjo ёshtё sjellje tipike e kryeministrit Rama, pёr tё cilin forma ka qёnё gjithnjё pjesë e përmbajtjes: kanali, momenti dhe estetika e të shprehurit janë zgjedhur me po aq kujdes sa edhe vetë deklaratat. Dhe në një situatё kaq tё ndjeshme sa kjo, këto zgjedhje tё mёnyrёs sё tij tё komunikimit dhe pёrcjelljes sё mesazheve mund të flasin po aq fort sa fjalët.

Më poshtë, reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama nё njё postim nё X:

Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.

Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.

Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

Postimi i mëparshëm

A do kemi kёtё javё njё Avokat tё ri Populli?

Postimi i rradhës

Kate Winslet kundër kirurgjisë plastike: “Epidemi shkatërruese! Gratë e reja nuk e dinë më ç’është bukuria e vërtetë”

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.