• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Politikë

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

31 Mars, 2026
në Politikë
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës
32
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda vetëm një dite, më 17 mars 2026, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka firmosur 6 urdhra, ku 5 prej tyre janë urdhra për delegim kompetence. Praktikisht, ministri i ri, para se të tregojё veten nё drejtimin e qartë politik e administrativ të ministrisë, bёri një lëvizje e shpejtë për të shpërndarë firmën dhe barrën te zëvendësministrat.

Mos vallë delegimet u urdhëruan nga “shefja” de facto e tij?

Urdhri nr. 68 ndan fushat e përgjegjësisë mes katër zëvendësministrave: Erlind Sulo merr energjinë, hidrokarburet dhe sektorin minerar; Hantin Bonati ngarkohet me energjizimin e administratës, digjitalizimin, ristrukturimet, luftën kundër informalitetit e korrupsionit, si edhe shpronësimet; Enkelejda Muçaj mbulon komunikimet elektronike, digjitale, postare dhe integrimin në BE; ndërsa Edona Bilali ngarkohet me marrëveshjet ndërkombëtare, investitorët, projektet me financim të huaj dhe sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Kurse me urdhrat 69, 70, 71, 72 dhe 73, tё datёs 17 mars, të gjitha për delegim kompetence, tani kemi jo njё, por plot 5 ministria tё Infrastrukturёs dhe Energjisё.

Mes tyre, Hantin Bonati merr firmën për autorizimet në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve; po ai merr edhe firmën për lejet “diplomatic clearance” për hyrjen, uljen dhe kalimin e mjeteve ushtarake të huaja në hapësirën ajrore, detare dhe territoriale të Shqipërisë; si dhe firmën për të gjitha aktet që lidhen me procedurat e likuidimit për subjektet dhe individët e shpronësuar.

Erlind Sulo, nga ana tjetër, merr kompetencën për miratimin e organeve të vlerësimit të konformitetit, si dhe një paketë të gjerë firmash për sektorin minerar: leje kërkimi, zbulimi e shfrytëzimi, revokime, ndryshime të të dhënave, transferime lejesh, nënkontraktime, autorizime për lëndë plasëse për përdorim civil, kthim garancish financiare, projekte shtesë dhe pezullime lejesh.

Qartazi, kjo lёvizje e Enea Karakaҫit qё mё parё ka ushtruar pёr pak kohё edhe funksionin si avokat shteti, ёshtё një përpjekje për të shpërndarë sa më shpejt nënshkrimin dhe ekspozimin administrativ. Leximi i kujdesshёm i urdhrave tregon se nuk kemi të bëjmë me një ministër që po ndërton njё ekip tё ngushtё bashkёpunimi, mё shumё sesa me një ministër që po tenton tё ndërtojё alibinё e vet.

Delegimi i kompetencës është instrument ligjor, por kur kthehet në refleks të parë politik, jep një sinjal të keq: sikur ministri kërkon më shumë të mbrohet sesa të ushtrojë vetë funksionet që ligji i ngarkon. Detyra e ministrit nuk është të zhvendosë sa më shumë firmë te vartësit, por të mbajë mbi vete përgjegjësinë e drejtimit, vendimmarrjes dhe llogaridhënies.

Delegimi ёshtё kthyer nё trend, duke harruar se firma e zëvendësministrit nuk e zhduk përgjegjësinë e ministrit. Delegimi nuk e shpëton atë që delegon. Në planin politik dhe administrativ, përgjegjësia nuk avullon vetëm pse akti firmoset nga një dorë tjetër. Me pak fjalë, nënshkrimi mund të ndahet, por barra nuk zhduket.

Kjo është arsyeja pse ky lumë delegimesh, i firmosur brenda një dite, nuk duket si thjesht organizim pune. Duket si kultura e re e “mos ma lini mua”, e kthyer në modë në administratë: firmën ta hedhë zëvendësi, ndërsa ministri të ruajë distancën.

Vetëm se ligji dhe përgjegjësia publike nuk funksionojnë kështu. Në fund, zëvendësi firmos, por ministri sërish mban peshën e vendimit, sepse… janë si dhjetra VKM-të e viteve të fundit që, një grua i firmosi por peshën e tyre do ta ketë edhe një burrë!

Urdhrat e botuar sot në Fletoren Zyrtare

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

Postimi i rradhës

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Postimi i rradhës
Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

  • Më të fundit
Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

31 Mars, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

31 Mars, 2026
“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

31 Mars, 2026
Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

31 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

31 Mars, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

31 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.