Robbie Williams ka zbuluar se ka frikë se mund të jetë duke humbur shikimin. Sipas tij, shikimi po i përkeqësohet me shpejtësi dhe beson se faji mund të jetë i njё lloj injeksioni qё e pёrdor për humbje peshe.
Këngëtari 51-vjeçar thotë se shikimi i tij është bërë gjithnjë e më i turbullt në muajt e fundit, duke pranuar se kjo po i ndikon edhe në skenë.
Ai madje tregon se ka pasur vështirësi të shohë fytyrat e fansave gjatë momenteve emocionale në shfaqjet e tij live.
Robbie i shpjegoi “The Sun” se vuri re për herë të parë se diçka nuk shkonte kur ndoqi një ndeshje futbolli amerikan dhe nuk mundi të dallonte lojtarët nga njёri- tjetri, duke iu dukur tё gjithё njёlloj. Williams u vizitua te një okulist qё i sugjeroi tё mbajё syze të reja, megjithëse fillimisht nuk e lidhi problemin e shikimit tё zbehur me injeksionet e tij.
Ish-ylli i “Take That” tani thoё se, dëshiron t’i bёjё me dije të gjithё për efektet anësore të mundshme qё mund tё kenё injeksione të ngjashme qё pёrdorin njerёzit dhe i inkurajon qё mё parё të ‘hulumtojnë mirё siç duhet’ para se të fillojnë ndonjё terapi.
Komentet e Robbie-t vijnë pas një studimi amerikan, i cili kohët e fundit nxori në pah një lidhje të mundshme midis ilaçeve me bazë Semaglutide dhe një gjendjeje të rrallë të nervit optik që mund të çojë deri në verbëri.
“Mounjaro” sugjeron alternativa të tjera si: Ozempic dhe Wegovy, ilaçe tё përdorura gjerësisht për të trajtuar diabetin sikurse edhe për të menaxhuar obezitetin tek të rriturit. Ky lloj medikamenti mund tё shndërrohet në një ilaç “ҫudibёrёs” për humbje peshe, medikament qё do lakmohej shumё nga tё gjitha ata që kanё disa kilogramë tepër për t’i hequr.
Kёto medikamente janё tё tilla që imitojnë veprimet e GLP-1 – një hormon qё gjendet në tru që ёshtё pikёrisht hormoni qё rregullon oreksin dhe ekuilibron ndjenjën e ngopjes.
(Burimi: The SUN)






