• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Rrёzohet nga gjykata Presidenti Trump: Ish-drejtori i F.B.I-së James Comey dhe Prokurorja e New York-ut, Letitia James lirohen nga akuzat

November 25, 2025
në Bota
Rrёzohet nga gjykata Presidenti Trump: Ish-drejtori i F.B.I-së James Comey dhe Prokurorja e New York-ut, Letitia James lirohen nga akuzat
0
Shpërndarë
22
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-drejtorit të F.B.I-së, James B. Comey, dhe Prokurores së Përgjithshme të New York-ut, Letitia James, duke i dhënë një goditje të fortë përpjekjes së presidentit Donald Trump për të përdorur sistemin e drejtësisë kundër atyre që i konsideron armiqtë e tij politikë. Vendimi u mor të hënën nga gjyqtarja federale Cameron McGowan Currie, e cila arriti në përfundimin se prokurorja që kishte ngritur çështjet, Lindsey Halligan, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.

Halligan, një ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë dhe avokate personale e Trump, ishte vendosur në krye të Prokurorisë së Distriktit Lindor të Virxhinias në mënyrë të përkohshme, pasi presidenti kishte shkarkuar paraardhësin e saj, Erik S. Siebert, vetëm disa ditë pasi ai kishte shprehur dyshime për mungesë provash ndaj Comey-t dhe James-it. Menjëherë pas emërimit, Halligan veproi vetëm, pa mbështetjen e ndonjë prokurori tjetër karriere dhe ngriti akuzat në të dy rastet — një hap që, sipas gjykatës, shkelte rregullat federale për emërimet.

Në vendimin e saj, gjyqtarja Currie deklaroi se ligji amerikan nuk lejon emërimin e dy prokurorëve të përkohshëm njëri pas tjetrit, sepse në këtë mënyrë Shtëpia e Bardhë mund të shmangë rolin e Senatit dhe të vendosë persona të bindur politikisht në pozicione kyçe. Ajo paralajmëroi se lejimi i një praktike të tillë do të kishte pasoja të rënda për sistemin e drejtësisë. Vendimi i gjykatës i pushon akuzat pa vlerёsuar themelin, çka do të thotë se ato teorikisht mund të rihapen nga një prokuror tjetër, por vetëm nëse ligjërisht lejohet.

Pas vendimit, avokatët e Comey dhe James e cilësuan atë një fitore për pavarësinë e drejtësisë. Patrick J. Fitzgerald, avokati mbrojtёs i Comey, tha se “një gjyqësor i pavarur mbrojti ligjin, jo vetëm për klientin tim, por për të gjithë qytetarët amerikanë”. Ndërsa avokati i Letitia James, Abbe Lowell, akuzoi publikisht administratën Trump se kishte përdorur sistemin penal për hakmarrje politike, duke e quajtur të gjithë çështjen “absurde dhe të motivuar”.

Departamenti i Drejtësisë, nga ana e tij, paralajmëroi apelimin menjёherё tё vendimit. Mediat amerikane theksojnë se çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë, pasi ngre për diskutim kufijtë e pushtetit presidencial në emërimet brenda sistemit tё drejtësisë.

Sipas The New York Times, vendimi ka shkaktuar konfuzion të brendshëm në Prokurorinë e Distriktit Lindor të Virxhinias, ku prokurorët nuk dinin cilin emër duhet të përdornin në dokumentet zyrtare pas shpalljes së vendimit, duke reflektuar tensionet e brendshme që kanë shoqëruar këtë proces.

Lidhur me akuzat e ngritura fillimisht: Comey u akuzua për pengim të Kongresit dhe deklarata të rreme në një dëshmi të vitit 2020, ndërsa Letitia James për mashtrim bankar të lidhur me dokumente të një kredie personale qё kishte marrё.

Ky vendim konsiderohet nga analistët juridikë si pengesa më e madhe deri tani ndaj përpjekjeve të presidentit Trump për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë amerikane dhe për të ndëshkuar kundërshtarët e tij politikë.

(Burimi: The New York Times)

Postimi i mëparshëm

I jepet lamtumira e fundit divës së muzikës italiane Ornella Vanoni: 4000 njerëz në homazhe

Postimi i rradhës

SHBA: Mbiemri “Kennedy”, mallkimi që nuk mbaron kurrë

Postimi i rradhës
SHBA: Mbiemri “Kennedy”, mallkimi që nuk mbaron kurrë

SHBA: Mbiemri “Kennedy”, mallkimi që nuk mbaron kurrë

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.