Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur sot një nga seancat më të debatueshme të muajve të fundit, ku Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Pas disa orësh diskutimesh dhe akuzash të ndërsjella, kërkesa e opozitës u rrëzua me 79 vota kundër dhe vetëm 10 vota pro.
Deputetët e opozitës që ndodheshin në sallë zgjodhën të mos marrin pjesë në votim, duke kundërshtuar mënyrën si u zhvillua procedura. Ata pretenduan se duhej votuar fillimisht për dy raportet e paraqitura, e më pas për mosbesimin ndaj kreut të Kuvendit.
Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste mbrojti ligjshmërinë e procesit, duke theksuar se “votimi u zhvillua sipas rregullores” dhe se përpjekja e opozitës kishte karakter thjesht politik.
Në daljen e tij pas përfundimit të pjesës së parë të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “votimi ishte një farsë e plotë” dhe se shumica kishte “shkelur çdo procedurë parlamentare”.
Pavarësisht tensioneve, rezultati i votimit konfirmoi që Niko Peleshi do të vazhdojë detyrën si Kryetar i Kuvendit, me mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kurse opozita paralajmëron vijim të betejës në seancat e ardhshme.






