Aktorja dhe sipërmarrësja Sara Foster ka zbuluar se rreth 30 vite më parë kishte dalë në një takim me George Clooney – një përvojë që ajo e përshkruan pa dorashka si “e mërzitshme” dhe madje “depresive”. Takimi ishte organizuar nga mikja e saj Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber.
Duke folur në podcast-in që drejton me motrën e saj Erin Foster, Sara tregoi se në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe, ndërsa Clooney ishte shumë më i madh në moshë. “Ishte një ‘Jo’ e fortё! Mbaj mend që mendova: ‘O Zot, ai është kaq i vjetër’,” tha ajo me humor. Sipas saj, atmosfera në takim ishte e rëndë: “Ishim katër vetë ulur dhe unë mendoja: ‘Do vdes këtu. Ishte depresive’.”
Ajo shtoi se në atë periudhë ishte ende e lënduar nga një ndarje sentimentale dhe madje kishte nisur të qante duke folur për ish-in e saj, gjë që sipas saj e bëri situatën edhe më të sikletshme. “Jam e sigurt që as George nuk ishte i entuziazmuar. Mbase mendoi: ‘Kjo vajzë nuk është mirë’,” tha Foster me ironi.
Sara pranoi gjithashtu se u ndje pak e fyer që Crawford dhe Gerber e kishin vendosur në një takim me dikë shumë më të madh në moshë. “Nuk e kam kuptuar kurrë si një 19-vjeçare mund të lidhet me një 40-vjeçar. Më është dukur gjithmonë e çuditshme,” u shpreh ajo.
Aktorja theksoi se ideja për takimin me siguri nuk kishte ardhur nga vetë Clooney, por nga Cindy dhe Rande. “Nuk mendoj se George ka thënë ‘dua të dal me Sara Foster’. Ishte më shumë iniciativa e tyre.”
Sot, të dy kanë marrë rrugë krejt të ndryshme në jetë. Sara Foster ishte për gati 20 vite në një lidhje me ish-tenistin Tommy Haas, me të cilin ka dy vajza, Valentina 14 vjeç dhe Josephine 9 vjeç. Çifti u nda në gusht 2024. Ndërkohë, George Clooney u martua me Amal Clooney në vitin 2014 dhe janë prindër të binjakëve 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander.
Një takim i harruar për Clooney – por një histori që Sara Foster nuk ngurron ta tregojë sot me sinqeritet dhe humor.
(Burimi: Page Six)






