Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shoqërua nga bashkëshortja e tij “fanatike” Carla Bruni për t’u futur në një burg të sigurisë së zakonshme, që ndodhet pranë kryeqytetit francez, Paris.
Sarkozy është dënuar 5 vite për një aferë që lidhet me zgjedhjen e tij si President në vitin 2007, ku është ndihmuar nga fonde të paligjshme të akorduara në formë të fshehtë nga ish-Presidenti i Libisë, Muammar Gaddafi. Burgu “parizien” La Santé ka qenë shtëpia ku vuajti dënimin ish-militanti i njohur i së majtës franceze, Carlos the Jackal, si dhe ish-lideri panamez Manuel Noriega.
Sarkozy, për çështje sigurie, do qëndrojë në një departament izolimi, ku të dënuarit kanë qeli të veçanta dhe qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri edhe kur dalin në aktivitet rekreativ apo ajrimi. Kushtet në burgun parizien janë të njëjta për të gjithë, ku të dënuarit qëndrojnë nëpër qeli me përmasa 9-12 m2, brenda të cilave kanë edhe dushe individuale.
Sarkozy do ketë në qeli akses televiziv dhe telefonik nga një platformë me pagesë që kushton €14 në muaj, të cilën do e paguajë vetë. Gjithashtu, gruaja e tij Carla Bruni do lejohet ta takojë atë çdo ditë pa kufizim nëse do kërkojë të paraqitet në dyert e burgut La Santé.
Rrugëtimi dorë për dorë drejt burgut i ish-çiftit presidencial francez është një simbolikë e fortë politike dhe morale që ka përfshirë në pështjellim gjithë klasën politike franceze, me ndikim të fortë edhe përtej saj, në gjithë Europën.






