• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

January 11, 2026
në Stil jetese
Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve
0
Shpërndarë
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flitet për popullaritetin, shumica mendojnë për dikë të zhurmshëm dhe të dukshëm – yllin e festës, personin që i njeh të gjithë. Por fuqia e vërtetë sociale shpesh rritet më heshtur. Ajo vjen nga të kuptuarit se si lidhen njerëzit me njëri-tjetrin, si formohen grupet dhe ku ndodhen “urat” mes tyre.

Një studim i fundit ndoqi një rrjet shoqëror që formohej në kohë reale, duke analizuar një grup studentësh të vitit të parë universitar. Studiuesit vëzhguan se kush krijonte miqësi, kush fitonte ndikim dhe sa mirë secili student e kuptonte strukturën e botës së tij sociale gjatë semestrit të vjeshtës dhe atij të pranverës.

Rezultati ishte i qartë: studentët që u ngjitën më shpejt në “shkallën sociale” nuk ishin domosdoshmërisht më të shoqërueshmit apo më popullorët në fillim. Ata ishin më të zotë në të kuptuarit e hartës së fshehtë të rrjetit – dallonin grupet dhe mënyrën si ndahej komuniteti. Me fjalë të tjera, ata e lexuan hartën sociale përpara të tjerëve.

Të shohësh hartën e miqësive

Studimi ndoqi afro dyqind studentë të vitit të parë, që jetonin në të njëjtat godina universitare, gjatë një viti akademik. Disa herë gjatё semestrit, studentët plotësonin pyetësorë mbi miqësitë e tyre. Këto të dhëna u mundësuan studiuesve të ndërtonin një hartë të gjallë të rrjetit shoqëror: kush ishte i lidhur me kë, cilat miqësi ishin të ndërsjella dhe si ndryshonin këto lidhje me kalimin e kohës.

Në fillim, rrjeti ishte kaotik. Gjatë vjeshtës, miqësitë krijoheshin dhe shpërbëheshin me shpejtësi. Vetëm më vonë, rreth semestrit të pranverës, modeli i marrëdhënieve filloi të stabilizohej.

Në muajt e parë, lista e studentëve me ndikim ndryshoi ndjeshëm. Shumë prej atyre që dukeshin të fuqishëm në vjeshtë, e kishin humbur këtë pozicion deri në pranverë. Megjithatë, studentët me numrin më të madh të miqve zakonisht qëndronin pranë majës për nga lidhjet shoqërore.

Rrethi i gjerë shoqëror

Përveç pyetësorëve mbi miqësitë, studiuesit testuan edhe se çfarë mendonte secili student për rrethin më të gjerë shoqëror. Detyra dukej e thjeshtë në pamje të parë: studentëve u shfaqeshin çifte bashkëstudentësh dhe ata duhej të përgjigjeshin nëse këta dy persona ishin miq apo jo.

Pas këtij vlerësimi fshiheshin dy lloje njohurish. Njëra ishte njohja e detajuar e marrëdhënieve konkrete – këndvështrimi mikro: të dish se Alex dhe Jordan janë të afërt, ose që Maya dhe Sam pothuajse nuk flasin me njëri-tjetrin.

Tjetra ishte një kuptim më abstrakt i strukturës së grupeve – këndvështrimi mezo: të kuptosh se një grup studentësh zakonisht hanë së bashku, se një tjetër rrotullohet rreth një ekipi sportiv, apo se dy rrethe shoqërore përzihen rrallë. Në këtë këndvështrim, mund të mos dish saktësisht kush është i afërt me kë, por e di se cilët njerëz i përkasin të njëjtës “turmë” shoqërore.

Kur studiuesit analizuan të dhënat, ata vëzhguan se sa mbështetej secili student në këto dy nivele njohurie. A përputheshin supozimet e tyre për miqësitë me lidhjet reale një-më-një? Apo ata mbështeteshin më shumë te modeli më i thellë i komuniteteve?

Gjatë vjeshtës, një lloj njohurie doli vendimtar mbi të tjerët: pamja e madhe. Studentët që kishin një ndjenjë të mirë për komunitetet e rrjetit që në fillim të vitit ishin ata që më vonë fituan më shumë ndikim. Ky rezultat mbeti i qëndrueshëm edhe kur u mor parasysh numri i miqve dhe niveli i të qёnurit tё shoqёrueshёm. Në të kundërt, njohja shumë e saktë e miqësive specifike në vjeshtë nuk parashikonte fort se kush do të ngjitej në ndikim. Të dish detajet pa kuptuar strukturën nuk mjaftonte.

Pasi rrjeti u stabilizua në pranverë, studentët që tashmë kishin ndikim tregonin njohuri më të sakta për miqësitë individuale. Harta e tyre mendore ishte bërë më e imët. Ata nuk dinin vetëm se cilët njerëz i përkisnin të njëjtit rreth, por edhe cilat lidhje konkrete i mbanin këto rrethe të bashkuara. Studentët që përfunduan në majë në fund të vitit ishin ata që kishin të dy përbërësit: kuptim të hershëm të komuniteteve dhe, më pas, një kuptim të detajuar se kush ishte i lidhur me kë.

Pse ka rëndësi struktura

Në një rrjet të madh dhe që ndryshon vazhdimisht, është pothuajse e pamundur të ndjekësh çdo marrëdhënie individuale. Numri i lidhjeve të mundshme rritet shumë më shpejt sesa mund t’i ruajë mendja njerëzore. Të mbash një katalog të përkryer se kush është mik me kë do të ishte lodhëse dhe jopraktike.

Ndërkohë, të kesh një ndjenjë për komunitetet e ndryshme është më e lehtë. Nëse e di që disa njerëz i përkasin një grupi dhe të tjerë një grupi tjetër, mund të bësh parashikime të dobishme: kush ka gjasa të njohë kë, ku përhapet informacioni më shpejt, ose cilat prezantime mund të jenë të frytshme. Po ashtu, mund të dallosh boshllëqe – vende ku ti vetë mund të shërbesh si urë lidhëse mes grupeve.

Kjo njohuri e “pamjes së madhe” është edhe fleksibёl. Kur një rrjet është ende në formim, miqësitë specifike vijnë dhe shkojnë. Por komunitetet mbeten më të qëndrueshme, si grupe njerëzish që ndajnë zakone, interesa apo hapësira të përbashkëta. Nëse i dallon këto grupe herët, mund të pozicionohesh në skajet ose në pikat e ndërthurjes së tyre – aty ku ndikimi priret të grumbullohet.

Studimi sugjeron se njohja sociale përshtatet me këto faza. Njerëzit që arrijnë ndikim nuk janë thjesht më shoqërorë. Ata janë më të zotë në ndërtimin e modeleve mendore të dobishme për llojin e rrjetit ku ndodhen në çdo fazë.

Si mësojmë të përshtatemi

Edhe pse studimi u fokusua te një grup studentësh universitarë, përfundimet e tij vlejnë për shumë situata të tjera: një vend i ri pune, një lagje, një ekip sportiv, madje edhe një komunitet online.

Kur futesh në një mjedis të ri, mund të mos e vësh re, por instinktivisht fillon të kërkosh modele. Kush ha me kë? Kush duket se udhëheq bisedat? Cilët fytyra shfaqen vazhdimisht në të njëjtat vende? Ky është të menduarit në nivel mezo – një formë ndërtimi e hartës shoqërore.

Më vonë, pasi e njeh më mirë “terrenin”, vëmendja jote zhvendoset. Fillon të dallosh lidhjet më të afërta dhe tensionet e fshehta. Vëren kush po largohet nga kush, kush po afrohet më shumë dhe ku qëndrojnë marrëdhëniet e tua në këtë rrjet. Ky është të menduarit në nivel mikro – arti i menaxhimit të lidhjeve të veçanta me kujdes.

Studimi na fton të rishikojmë kuptimin e inteligjencës sociale. Ajo nuk është vetëm sharm apo tё qёnurit i shoqёrueshёm. Është edhe aftësia për ta përmbledhur një botë shoqërore komplekse në një hartë mendore të përdorshme dhe për ta përmirësuar atë me kalimin e kohës.

Në fund, gjetjet sfidojnë një shprehje të njohur: shpesh thuhet se suksesi në jetë varet jo nga ajo që di, por nga ata qё njeh. Sigurisht, kush njeh ka rëndësi — por po aq e rëndësishme është edhe sa mirë e kupton mënyrën se si janë të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga William A. Haseltine, Ph.D. – “The Secret of True Influence”, Psychology Today)

Postimi i mëparshëm

Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

Postimi i rradhës

Dhjetë vjet pa David Bowie: A po zbehet trashëgimia e një legjende që ndryshoi muzikën?

Postimi i rradhës
Dhjetë vjet pa David Bowie: A po zbehet trashëgimia e një legjende që ndryshoi muzikën?

Dhjetë vjet pa David Bowie: A po zbehet trashëgimia e një legjende që ndryshoi muzikën?

  • Më të fundit
Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

January 11, 2026
“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

January 11, 2026
Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

January 11, 2026
Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

January 11, 2026

Postimet e fundit

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

January 11, 2026
“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

January 11, 2026
Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

January 11, 2026
Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

January 11, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

January 11, 2026
“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

January 11, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.