• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

SHBA dhe Irani rikthehen në tryezë pas sulmeve të verës – bisedimet në Oman ndezin shpresat për shmangien e luftës

7 Shkurt, 2026
në Bota
SHBA dhe Irani rikthehen në tryezë pas sulmeve të verës – bisedimet në Oman ndezin shpresat për shmangien e luftës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, Foto: WANA/Reuters

26
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfunduan të premten një raund bisedimesh indirekte në Oman, takimi i parë mes dy vendeve që nga sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike verën e kaluar. Të dyja palët ranë dakord të vijojnë diskutimet pas konsultimeve me kryeqytetet respektive, një zhvillim që një burim i njohur me negociatat e cilësoi si një rezultat fillestar pozitiv.

Takimi u zhvillua në një klimë tensioni, mes forcimit të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimeve të presidentit Donald Trump për goditje ndaj Iranit nëse ai përdorte forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve ose refuzonte një marrëveshje bërthamore. Para negociatave, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se vendi i tij “hyn në diplomaci me sy hapur dhe një kujtim të qëndrueshëm të vitit të kaluar”, duke shtuar në platformën X: “Ne angazhohemi me mirëbesim dhe qëndrojmë të vendosur në të drejtat tona”.

Retorika e ashpër vazhdoi nga të dyja anët. Trump tha një ditë më parë se Udhëheqësi Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i shqetësuar” ndërsa palët përgatiteshin për negociata.

Në bisedime morën pjesë Araghchi dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff, si edhe Jared Kushner, dhëndri i Trump. Takimet u ndërmjetësuan nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i cili u takua veçmas me secilin delegacion. Në fotografitë e publikuara nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Omanit u pa gjithashtu komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper. Mediat iraniane raportuan se synimi është përdorimi i një formati të ngjashëm me raundet e mëparshme, ku ndërmjetësit lëviznin mes delegacioneve.

Para luftës 12-ditore Iran-Izrael në qershor, Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde negociatash. Ato u ndërprenë pasi Izraeli goditi objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane në mes të qershorit, ndërsa SHBA-të sulmuan më pas tre objekte bërthamore.

Sipas mediave iraniane, Araghchi i paraqiti homologut nga Omani një “plan paraprak” për të “menaxhuar situatën aktuale” mes dy vendeve, i cili më pas iu dorëzua delegacionit amerikan për përgjigje. Megjithatë, shtrirja e bisedimeve mbetet e paqartë. Zyrtarët iranianë këmbëngulin se diskutimet duhet të kufizohen te programi bërthamor, duke përjashtuar çështje si raketat balistike, rrjetet e ndërmjetësve rajonalë dhe trazirat e brendshme. Uashingtoni, nga ana tjetër, kërkon një agjendë më të gjerë që përfshin këto tema, si edhe shtypjen e protestave në Iran.

Një pikë kyçe përplasjeje mbetet kërkesa e Iranit për të pasuruar uranium – karburant bërthamor që mund të përdoret për armë nëse arrin nivele të larta pastërtie – gjë që SHBA-ja dhe aleatët e saj e kundërshtojnë. Teherani ka ofruar të vendosë kontrolle mbi programin e tij për të garantuar se nuk do të përdoret për qëllime ushtarake, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve, SHBA-të shpallën sanksione të reja ndaj naftës iraniane dhe 14 anijeve që e transportojnë atë, duke sinjalizuar se presioni ekonomik do të vazhdojë. “Në vend që të investojë në mirëqenien e popullit të vet dhe në infrastrukturën që po shkatërrohet, regjimi iranian vazhdon të financojë aktivitete destabilizuese në të gjithë botën dhe të rrisë represionin brenda Iranit”, deklaroi zëvendëszëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

Ndërkohë, SHBA-të kanë zhvendosur asete ushtarake më pranë rajonit, përfshirë grupin luftarak të aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm. Trump tha muajin e kaluar se një “armat” po lëvizte drejt Iranit “për çdo rast”, duke theksuar se administrata e tij po e vëzhgon vendin “shumë nga afër”.

Pavarësisht tensioneve, negociatat kanë ringjallur shpresat se një luftë e plotë mund të shmanget. Vendet e rajonit, të shqetësuara për pasojat e një konflikti që mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, kanë tentuar të ulin temperaturat dhe të dekurajojnë çdo sulm të mundshëm amerikan.

“Ky është një kërcënim shumë serioz i sulmit ushtarak dhe luftës”, tha për CNN gazetarja dhe analistja iraniano-amerikane Negar Mortazavi. Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm nuk do të përballet me të njëjtën “përmbajtje” që tregoi verën e kaluar.

Irani besohet se zotëron mijëra raketa dhe dronë të aftë për të goditur trupat dhe asetet amerikane në rajon dhe ka paralajmëruar se mund të hakmerret edhe ndaj aleatëve të SHBA-ve. Gjatë verës, pasi bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore iraniane, Teherani kreu një sulm të paprecedentë me raketa ndaj Bazës Ajrore al-Udeid në Katar, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.

Po ashtu, Irani mund të aktivizojë rrjetin e ndërmjetësve në rajon, të godasë potencialisht Izraelin dhe bazat amerikane, si edhe të ndërpresë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit – rrugë ujore strategjike nga e cila kalon më shumë se një e pesta e naftës botërore dhe një pjesë e madhe e gazit natyror të lëngshëm – duke shkaktuar pasoja globale.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Korale “magjike”, miza që pushtojnë qiellin dhe një merimangë grabitqare – shpallen fituesit e “Fotografi i Vitit nga Afër”

Postimi i rradhës

Fishkëllima për JD Vance në San Siro, por Milano ndez botën me një ceremoni olimpike që predikoi harmoninë

  • Më të fundit
Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

12 Prill, 2026
Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

12 Prill, 2026
Pa marrëveshje pas 21 orësh negociata: SHBA dhe Irani përballë zgjedhjeve të vështira

Pa marrëveshje pas 21 orësh negociata: SHBA dhe Irani përballë zgjedhjeve të vështira

12 Prill, 2026
Gjermani: AfD e ekstremit të djathtë miraton program “radikal” para zgjedhjeve vendimtare

Gjermani: AfD e ekstremit të djathtë miraton program “radikal” para zgjedhjeve vendimtare

12 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

12 Prill, 2026
Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

12 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.