• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë

18 Mars, 2026
në Bota, Drejtësi-Ligj
SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup aktivistësh të majtë po u mëson liberalëve në Washington, D.C. dhe “në mbarë Shtetet e Bashkuara” si të rrisin gjasat për t’u përzgjedhur si anëtarë jurie në çështje të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës së Donald Trump, me synimin për të dobësuar mundësitë e sigurimit të dënimeve, sipas materialeve të trajnimit të shqyrtuara nga Washington Free Beacon.

“Freedom Trainers”/”Trajnerët e Lirisë”, organizatë që mbështetet financiarisht nga organizata Community Change ose “Ndryshimi i madh” (e financuar nga George Soros), po punon për ta kthyer “anulimin e jurisë” (jury nullification)—praktika e votimit kundër dënimit edhe kur i pandehuri ka shkelur ligjin—në një mjet juridik të përdorur gjerësisht nga e majta.

Materialet dhe seancat e saj tregojnë se si grupi u mëson “personave të angazhuar” të pengojnë ndjekjet penale federale.

Grupi u sugjeron pjesëmarrësve të mbajnë të përditësuara adresat e tyre për të marrë thirrjet për të qenë në juri. Gjatë procesit të përzgjedhjes, këshillat janë të qarta: “Mos e përmendni kurrë anulimin e jurisë”, “Mos shfaqni një agjendë” dhe “thoni se do të dëgjoni provat para se të formoni përfundime.” Pasi përzgjidhen, ata inkurajohen të votojnë “të pafajshëm” për çfarëdo arsye.

Këto përpjekje—të paraportuara më parë—nënvizojnë vështirësitë që administrata Trump mund të hasë për të siguruar dënime në kryeqytet dhe në bastione të tjera liberale.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se, “ndonëse roli i jurisë respektohet, ndërhyrjet dhe anulimi i vendimmarrjeve të jurisë merren jashtëzakonisht seriozisht”.

“Çdo grup që përpiqet të ndikojë në mënyrë të papërshtatshme mbi juritë duhet të mbahet përgjegjës”, shtoi ajo.

Freedom Trainers e përshkruan veten si një “rrjet i lirshëm trajnerësh që mësojnë mosbashkëpunim kolektiv”. Ajo u themelua në fund të vitit 2024, ndërsa drejtuesit e saj reflektonin mbi një mandat të dytë të mundshëm të Trumpit.

Kjo ide çoi në themelimin e grupit nga Daniel Hunter, themelues i organizatës “Choose Democracy” / “Zgjidhni Demokracinë”, dhe Keya Chatterjee, drejtore ekzekutive e “Free DC”. Në mesin e trajnerëve përfshihet edhe Maria J. Stephan, anëtare e “Council on Foreign Relations”/”Komitetit të Punëve të Jashtme”.

Në një webinar të fundit, Hunter solli një shembull viral ku një person shihej duke sulmuar një agjent federal me një sanduiç, duke argumentuar se ekzistojnë “shumë arsye të mundshme” pse një juri e madhe mund të refuzojë ngritjen e akuzës. Sipas tij, anëtarët e jurisë mund ta konsiderojnë ligjin të padrejtë ose jokushtetues, të vlerësojnë mungesën e dëmit, ose të mos binden nga argumentet e prokurorisë.

Një broshurë e grupit e shpreh këtë më drejtpërdrejt: pjesëmarrësit mund të votojnë “pёr pafajёsi” për “çdo arsye që ata e konsiderojnë të drejtë.”

“Kjo është e mundur edhe nëse elementët teknikë të veprës penale janë përmbushur—pa kërkuar shpjegim dhe pa pasoja për anëtarët e jurisë.” – theksohet në broshurë.

Grupi inkurajon shpërndarjen e këtyre broshurave pranë gjykatave, veçanërisht të hënave në mëngjes, përpara se qytetarët të caktohen në juri.

Në webinarë të shumtë, “Freedom Trainers” synon të popullarizojë anulimin nëpërmjet jurisë si një taktikë mes aktivistëve të majtë. “Ne kemi një mjet ligjor për të korrigjuar devijimet e sistemit gjyqësor,” deklaroi Hunter, duke e lidhur këtë me ndërgjegjen dhe moralin individual të anëtarëve të jurisë.

Një tjetër përfaqësuese, e identifikuar si “Marla”, e përshkroi këtë si një mënyrë për qytetarët e zakonshëm që të ndikojnë në sistemin penal përmes mosbashkëpunimit.

Trajnimet përfshijnë edhe këshilla praktike për të rritur shanset e përzgjedhjes: veshje neutrale, përgjigje të shkurtra dhe shmangie absolute e përmendjes së anulimit të jurisë gjatë procesit.

Grupi pranon se ekzistojnë rreziqe ligjore, ndaj çdo trajnim fillon me një deklaratë se nuk jepet këshillim juridik. Megjithatë, sipas tyre, nëse zbatohet siç duhet, anulimi me vendim jurie mbetet ligjor.

Aktivistët këshillohen të mos gënjejnë, të mos ndikojnë te anëtarët e tjerë në mënyrë të papërshtatshme, të mos zbulojnë diskutimet e brendshme dhe të mos koordinohen me të pandehurin. “Mbajeni avokimin në nivel të përgjithshëm,” thekson grupi.

Nga ana tjetër, Carrie Severino, presidente e “Judicial Crisis Network” / “Rrjeti i Krizave të Sistemit të Drejtësisë”, paralajmëron se kjo qasje ngre çështje serioze ligjore dhe mund të dëmtojë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, përpjekje të tilla sfidojnë të drejtën kushtetuese për një juri të paanshme dhe inkurajojnë shmangien e ligjeve të miratuara nga përfaqësuesit e zgjedhur direkt nga populli.

E gjitha sa më sipër tregon qartësisht një përplasje të drejtpërdrejtë midis aktivizmit politik dhe parimeve themelore të procesit të rregullt ligjor.

Në thelb, “jury nullification” është një institut i njohur historikisht në sistemin amerikan, por përdorimi i tij i organizuar dhe strategjik nga grupe aktiviste ngre dilema serioze.

A përbën kjo një formë legjitime të ndërgjegjes qytetare, apo një minim sistematik të shtetit të së drejtës?

Nga një këndvështrim juridik, tensioni kryesor qëndron midis:

  • pavarësisë së jurisë “popullore” që mbështetet tek bindja e saj e brendshme, dhe
  • detyrimit për paanshmëri në respektimin e ligjit.

Kjo e vendos debatin në një zonë gri, ku aktivizimi civil populist dhe integriteti i procesit gjyqësor përplasen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërsa në kontekstin shqiptar, përfshirja politike duket se e ka minuar dhe do të vijojë ta minojë besimin e publikut te sistemi gjyqësor dhe ai i drejtësisë në tërësi.

Rastet e politizuara janë të shumta deri sot dhe gjasat tregojnë se do të shtohen në vijim.

(Burimi: The Washington Free Beacon)

Postimi i mëparshëm

AI misterioz ndez garën globale: “Hunter Alpha” dyshohet si arma sekrete e radhës nga DeepSeek

  • Më të fundit
SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë

SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë

18 Mars, 2026
AI misterioz ndez garën globale: “Hunter Alpha” dyshohet si arma sekrete e radhës nga DeepSeek

AI misterioz ndez garën globale: “Hunter Alpha” dyshohet si arma sekrete e radhës nga DeepSeek

18 Mars, 2026
Vazhdojnë eliminimet e profilit të lartë në Iran: vritet me preҫizion Ministri i Shërbimit Inteligjent, Esmail Khatib

Vazhdojnë eliminimet e profilit të lartë në Iran: vritet me preҫizion Ministri i Shërbimit Inteligjent, Esmail Khatib

18 Mars, 2026
Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

18 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë

SHBA/ Drejtësia “popullore” kundër drejtësisë “gjyqësore”: Si përpiqen populistët e majtë të ndikojnë nëpërmjet “jurive” vendimet e drejtësisë së djathtë

18 Mars, 2026
AI misterioz ndez garën globale: “Hunter Alpha” dyshohet si arma sekrete e radhës nga DeepSeek

AI misterioz ndez garën globale: “Hunter Alpha” dyshohet si arma sekrete e radhës nga DeepSeek

18 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.