Në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, një i dënuar për vrasje u fal vetëm disa orë para ekzekutimit. Tremane Wood, 46 vjeç, i cili ishte në radhë për t’u ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës më 13 nëntor, mori faljen pas ndërhyrjes së Guvernatorit të Oklahoma-s, Kevin Stitt.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të fakteve, kam vendosur të ndryshoj dënimin e Tremane Wood në burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht”, deklaroi Stitt. Ky është vetëm rasti i dytë gjatë pothuajse shtatë viteve të mandatit të tij që guvernatori republikan jep mëshirë në një dënim me vdekje.
Wood ishte dënuar për vrasjen e Ronnie Wipf, 19 vjeç, gjatë një grabitjeje në vitin 2002. Ai e ka pranuar rolin e tij në grabitje, por gjithmonë ka pohuar se nuk ishte ai që e kreu vrasjen — duke pretenduar se ishte vëllai i tij, i cili gjithashtu ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe më pas vdiq në burg.
Fati i Wood ngjalli reagime të forta në opinionin publik dhe në organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat prej kohësh kërkonin rishikim të çështjes së tij.
(Burimi: Tgcom)






