• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

SHBA: Mbiemri “Kennedy”, mallkimi që nuk mbaron kurrë

November 26, 2025
në Bota
SHBA: Mbiemri “Kennedy”, mallkimi që nuk mbaron kurrë

Familja Kennedy

0
Shpërndarë
9
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mbesës së ish-presidentit karizmatik amerikan John Fitzgerald Kennedy, ose JFK-së, i ka mbetur vetëm një vit jetë. Si demokrate e flaktë, ajo thotë për xhaxhain e saj që shkoi në qeverinë “Trump”: “Ai është turp i familjes!”.

Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy, zbuloi se vuante nga sëmundja pikërisht ditën që lindi fëmijën e saj të dytë. Një tragjedi e re që godet sërish familjen Kennedy. Schlossberg kuptoi se kishte leuçemi akute atë ditë, dhe mjekët sot i japin asaj maksimumi një vit jetë, pavarёsisht transplantit të palcës së kockave dhe trajtimeve eksperimentale gjithnjë e më agresive. Tatiana rrëfeu përvojën e saj të hidhur në “New Yorker”, duke e lidhur dramën personale me shkurtimet në sistemin amerikan të kujdesit shëndetësor, të cilat sipas saj janë ndikuar nga vendimet politike të kushëririt të nënës së saj, Robert F. Kennedy Jr.

Tatiana, 35 vjeç, është fëmija i dytë i Caroline Kennedy dhe bashkëshortit të saj Edwin Schlossberg. Ajo është e martuar me mjekun George Moran dhe së bashku kanë dy fëmijë. Leuçemia akute mieloide që e goditi një vit e gjysmë më parë lidhet me një mutacion të rrallë të njohur si “inversioni i kromozomit 3”, i cili shfaqet në më pak se 2% të rasteve dhe kryesisht tek pacientë të moshuar. “Nuk mund ta besoja që po flisnin për mua,” shkruan ajo. “Një ditë më parë kisha notuar një milje në pishinë, në muajin e nëntë të shtatzënisë. Nuk isha e sëmurë. Isha një nga njerëzit më të shëndetshëm që njihja.”

Në rrëfimin e gjatë për “New Yorker”, ajo përshkruan udhëtimin dramatik të trajtimeve me seanca të shumta kimioterapie, dy transplante tё palcёs sё kockave dhe dy prova klinike eksperimentale. Më vonë, ajo u diagnostikua edhe me një formë të virusit Epstein-Barr që i dëmtoi rëndë veshkat, duke e detyruar të mësonte përsëri të ecte. “Gjatë provës së fundit klinike, mjeku më tha se mund të më mbante gjallë për një vit,” shkruan Tatiana.

Schlossberg nuk kurseu kritikat ndaj kushёririt të saj, Robert Kennedy Jr., që aktualisht mban postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën Trump. “Një burim turpi për mua dhe për pjesën tjetër të familjes sime të ngushtë,” shkruan ajo. Tatiana tregon se mjekët e Qendrës Mjekësore NewYork-Presbyterian/Columbia nuk e dinin nëse do të goditeshin nga shkurtimet federale të buxhetit. “Papritmas, sistemi i kujdesit shëndetësor nga i cili varem, u bë i paqëndrueshëm,” thotë ajo.

Historia e saj e dhimbshme shihet nga shumë amerikanë si një kapitull i ri në të ashtuquajturin “mallkimi Kennedy”, një sërë tragjedish që kanë shoqëruar këtë familje legjendare për dekada. Nga vrasja e gjyshit të saj, presidentit JFK në vitin 1963, te atentati ndaj Robert “Bobby” Kennedy në 1968, e deri te aksidenti fatal i avionit që i mori jetën JFK Jr. — seria e fatkeqësive nuk është ndërprerë kurrë.

Sot, drama e Tatianës është bërë simbol i një gjenealogjie të famshme që ka njohur lavdinë, por edhe dhimbjen në përmasa të pamatshme.

Tatiana Schlossberg Kennedy

Postimi i mëparshëm

Rrёzohet nga gjykata Presidenti Trump: Ish-drejtori i F.B.I-së James Comey dhe Prokurorja e New York-ut, Letitia James lirohen nga akuzat

Postimi i rradhës

Japoni: Ukrainasi i shpëton luftës dhe triumfon në turneun e mundjes sumo

Postimi i rradhës
Japoni: Ukrainasi i shpëton luftës dhe triumfon në turneun e mundjes sumo

Japoni: Ukrainasi i shpëton luftës dhe triumfon në turneun e mundjes sumo

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.