• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike

Shkrimtari hungarez, Laszlo Krasznahorkai, fiton Çmimin Nobel në letërsi për vitin 2025

October 20, 2025
në Rubrika artistike
Shkrimtari hungarez, Laszlo Krasznahorkai, fiton Çmimin Nobel në letërsi për vitin 2025
0
Shpërndarë
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimin Nobel në letërsi për vitin 2025 e ka fituar shkrimtari hungarez, Laszlo Krasznahorkai. Çmimi u dha në një ceremoni në Stokholm të Suedisë këtë të enjte. Akademia Suedeze, që organizon çmimin, njoftoi se Krasznahorkai u vlerësua “për krijimtarinë e tij të fuqishme dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, ripohon fuqinë e artit.”

Ky çmim, nderimi më i lartë në letërsi botërore, është zakonisht kurorëzimi i një karriere të gjatë. Në listën e fituesve ndër vite përfshihen emra si Saul Bellow, Toni Morrison, Harold Pinter dhe Bob Dylan.

Shkrimtari tashmë nobelist është shprehur se romanet e tij të errëta dhe të vështira synojnë të shqyrtojnë realitetin “deri në pikën e çmendurisë”.

Kush është Laszlo Krasznahorkai?

Krasznahorkai lindi në vitin 1954, në qytetin Gyula, rreth 200 kilometra nga Budapesti, në një familje hebreje hungareze. Babai i tij ishte jurist, ndërsa e ëma punonte në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Pas shkollës, kreu shërbimin ushtarak, por siç ka treguar vetë, dezertoi pas dënimeve për mosbindje. Më pas punoi në profesione të ndryshme, përfshirë pianist në një grup xhazi, ndërsa studioi letërsi hungareze në Budapest.

Romani i tij i parë, “Satantango” (1985), që përshkruan jetën në një fshat të varfër të Hungarisë, u bë menjëherë një sensacion letrar në vendin e tij.

Filmi i Béla Tarr-it me të njëjtin titull, i xhiruar në vitin 1994, zgjat mbi shtatë orë dhe konsiderohet një ndër veprat më të rëndësishme të kinemasë evropiane moderne.

Gjatë dekadave të fundit, Krasznahorkai është vlerësuar gjerësisht edhe jashtë Hungarisë.

Në 2015, fitoi Man Booker International Prize, që në atë kohë jepej për të gjithë krijimtarinë e një autori.

Kryetarja e jurisë, Marina Warner, e quajti “një shkrimtar vizionar me intensitet dhe shtrirje të jashtëzakonshme, që arrin të kapë teksturën e ekzistencës moderne me skena që janë njëherësh të frikshme, të çuditshme, komike dhe mahnitëse në bukurinë e tyre”.

Historia e Çmimit Nobel

Kur Alfred Nobel vendosi të linte në testamentin e tij shpërndarjen e çmimeve “Nobel”, askujt nuk ia mori mendja se një ditë ato do të bëheshin një ngjarje botërore. Për shumë vite, çmimet mbetën monopol i Evropës, por tashmë janë bërë një ngjarje prestigjioz që priten me kureshtje jo vetëm nga bota akademike.

Dita e Çmimit Nobel mbahet më 10 dhjetor dhe vlerëson ata që arrijnë përsosmëri në fushat e tyre të zgjedhura. Fituesit e mëparshëm të Çmimit Nobel kanë përfshirë Marie Curie, Bob Dylan, Ernest Hemingway, Albert Einstein, Martin Luther King dhe Nelson Mandela.

Çmimi duhet të vlerësojë “ata që, gjatë vitit paraardhës, i kanë dhënë përfitimet më të mëdha njerëzimit”, sipas testamentit të Alfred Nobelit.

Kush është Alfred Nobel?

Alfred Nobel ishte një shpikës, kimist, inxhinier dhe industrialist suedez, i cili lindi më 21 tetor 1833 në Stokholm dhe vdiq më 10 dhjetor 1896 në Sanremo të Italisë. Ai ishte i njohur për shpikjen e dinamitit në vitin 1867, një shpikje që pati ndikim të madh në industri, ndërtim dhe luftëra.

Gjatë jetës së tij, Nobel regjistroi mbi 350 shpikje dhe grumbulloi një pasuri të madhe falë patentave dhe fabrikave të tij në mbarë botën. Megjithatë, në fund të jetës, ai u shqetësua për mënyrën si do të mbahej mend — sidomos pasi një gazetë e ngatërroi me vëllain e tij të vdekur dhe botoi një nekrologji me titullin: “Tregtari i vdekjes ka vdekur”, duke iu referuar shpikjes së dinamitit.

I tronditur nga kjo, Alfred Nobel vendosi që pasuria e tij të përdorej për të krijuar çmimet “Nobel”, të cilat jepen çdo vit për kontribute të jashtëzakonshme në paqe, letërsi, fizikë, kimi, mjekësi dhe më vonë ekonomi. Këto çmime janë ndër më prestigjiozet në botë edhe sot.

Pra, Nobel njihet si një njeri i kontrasteve: shpikës i fuqishëm, por edhe filantrop i paqes dhe dijes.

Postimi i mëparshëm

Prokurorja e Përgjithshme e New York-­ut nën akuzë: Kush dhe pёrse akuzohet Letitia James

Postimi i rradhës

Maria Corina Machado: Gruaja që fitoi Nobelin për Paqe duke sfiduar diktaturën e Venezuelës

Postimi i rradhës
Maria Corina Machado: Gruaja që fitoi Nobelin për Paqe duke sfiduar diktaturën e Venezuelës

Maria Corina Machado: Gruaja që fitoi Nobelin për Paqe duke sfiduar diktaturën e Venezuelës

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.