• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Si Inteligjenca Artificiale po na studion tё gjithёve 

November 26, 2025
në Shkencë-Teknologji
Si Inteligjenca Artificiale po na studion tё gjithёve 
0
Shpërndarë
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ҫdo gjё lexohet, mblidhet dhe pёrpunohet – nga “pёrbindёshi” inteligjent

Në garën e ethshme për të nxjerrë sa më shpejt produktet e reja të inteligjencës artificiale, gjigantët e teknologjisë po përballen me një valë shqetësimi nga përdoruesit në SHBA dhe jo vetëm: Sa nga të dhënat tona personale po mblidhen dhe po përdoren në heshtje për të ushqyer modelet e tyre të AI-s?

Në rrjetet sociale qarkullojnë paralajmërime dramatike se çdo foto, bisedë apo dokument mund të futet në algoritme për t’u përdorur në dobi të kompanive. Disa prej tyre pretendojnë madje se “çdo fjalë e shkruar” tashmë po shndërrohet në material trajnimi për inteligjencën artificiale. Analistët e privatësisë thonë se pjesa më e madhe e panikut vjen nga mungesa e transparencës së kompanive dhe nga fakti se SHBA nuk ka një ligj të qartë dhe të unifikuar për mbrojtjen e të dhënave, ndryshe nga Europa apo Britania.

Meta – dhe frika se platforma po “lexon gjithçka”

Postimet virale qё po qarkullojnё nё rrjetet sociale, ngrenё alarmin se Meta (Facebook, Instagram, Threads, WhatsApp) që nga 16 dhjetori do të “lexojë çdo mesazh privat dhe çdo foto të dërguar”. Realiteti nuk ёshtё kaq bardh e zi: politika e re e kompanisë i lejon Meta AI të përdorë përmbajtjen publike të postimeve, komenteve dhe videove për të përmirësuar modelet e saj të AI-s, por jo mesazhet private të Messenger, Instagram DM apo WhatsApp.

Megjithatë ekziston një detaj i diskutueshëm: kompania ka pranuar se informacionet publike ku përmenden persona që nuk kanë llogari, mund të futen gjithashtu në sistemet e AI-s. Dhe ndryshe nga Google apo LinkedIn, përdoruesit e Meta-s nuk kanë një mënyrë për tё zgjedhur qё tё mos jenё pjesё e kёsaj risie dhe tё dhënat e tyre tё mos pёrdoren. Pra, ata kanё vetёm dy zgjedhje: ose tё dakordёsojnё pёr kёtё mёnyrё tё re veprimi tё kompanisё, ose tё mos pёrdorin mё platformat e saj.

Postime të shumta në rrjetet sociale kanë akuzuar Google-in se “lexon çdo email në Gmail, madje edhe dokumentet bashkëngjitur”. Kompania ka konfirmuar se produkti i saj i ri, Gemini Deep Research, mund të lidhet me Gmail, Drive dhe Chat, por vetëm pasi përdoruesi jep leje. Sipas Google-it, përdoruesit kanë mundësi të kufizojnë aksesin e AI-s dhe të shmangin përdorimin e të dhënave të tyre private për trajnim, megjithëse kritikët thonë se opsionet e privatësisë janë të fshehura thellë në cilësime dhe vështirë për t’u gjetur nga njerëzit e zakonshëm.

Në Kaliforni është ngritur tashmë një padi që e akuzon Google-in se ka ndryshuar politikat duke aktivizuar aksesin e AI-s si opsion të parazgjedhur, pa njoftuar qartë përdoruesit — një veprim që kritikët e konsiderojnë shkelje të privatësisë.

Ndërkohë, LinkedIn, që nga 3 nëntori, ka bërë të ditur se do të përdorë të dhënat e profileve dhe përmbajtjet publike për të trajnuar modelet e AI-s të Microsoft-it. Platforma siguron se mesazhet private nuk preken dhe, ndryshe nga Meta, u jep përdoruesve mundësinë të heqin dorë nga përdorimi i të dhënave të tyre për qëllime trajnimi ose nga reklamat e personalizuara.

Ekspertët e privatësisë thonë se problemi nuk është vetë ekzistenca e teknologjisë së AI-s, por fakti që përdoruesit nuk e dinë me saktësi se çfarë po marrin kompanitë dhe për çfarë e përdorin.

Në fund tё fundit, kompanitë e teknologjisë nuk t’i marrin domosdoshmërisht të dhënat me forcë — por mund t’i përdorin shumë më tepër sesa ti mendon. Dhe kur klikon “Pranoj” pa lexuar, në fakt u ke dhënë leje për gjithçka.

(Pёrshtatur nga “The New York Times”)

Postimi i mëparshëm

“Ҫiftohet” iPhone dhe Android: dy gjigandёt “shkrihen” me njëri-tjetrin

Postimi i rradhës

Kthehet nё modё stili aristokratik i shekullit XVI

Postimi i rradhës
Kthehet nё modё stili aristokratik i shekullit XVI

Kthehet nё modё stili aristokratik i shekullit XVI

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.