• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Skandali spanjoll i maskave – Prokuroria kërkon 24 vite burg për ish-ministrin e Transportit, i akuzuar për korrupsion gjatë pandemisë

November 19, 2025
në Bota
Skandali spanjoll i maskave – Prokuroria kërkon 24 vite burg për ish-ministrin e Transportit, i akuzuar për korrupsion gjatë pandemisë

Ish-ministri dhe ish-sekretari organizativ i PSOE-s, José Luis Ábalos – © EFE / Chema Moya

0
Shpërndarë
13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në Spanjë ka shpërthyer një nga skandalet më të bujshme politike që nga pandemia e COVID-19. Prokuroria Antikorrupsion ka kërkuar 24 vite burg për ish-ministrin e Transportit dhe ish-sekretarin organizativ të Partisë Socialiste të Spanjës (PSOE), José Luis Ábalos, i akuzuar për përfshirje në një skemë të korrupsionit lidhur me blerjen e maskave mbrojtëse në vitin 2020.

Sipas hetimeve, gjatë emergjencës pandemike, ku Spanja ishte një nga vendet më të goditura në Evropë, janë dhënë disa kontrata publike për furnizim me maska me dyshime për pagesa të paligjshme në formë rryshfeti.

Prokuroria e akuzon Ábalos për pesë vepra penale, përfshirë vepra penale tё kryera nё kuadёr tё njё organizimi kriminal, rryshfet, ndikim i paligjshёm, përdorim tё informacionit të brendshëm dhe shpërdorim të fondeve publike

Përveç burgut, kërkohen edhe gati 4 milionë euro gjobë dhe ndalimi i ushtrimit të detyrave publike. Aktualisht Ábalos është nën masë sigurie – duhet të paraqitet çdo dy javë në gjykatë dhe nuk lejohet të largohet nga Spanja.

Prokuroria kërkon ashpërsimin e masave të sigurisë për Ábalos dhe Koldo

Në kuadër të zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor për rastin, Prokuroria Antikorrupsion në Spanjë ka kërkuar zhvillimin e një seance të posaçme për të ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura aktualisht ndaj ish-ministrit José Luis Ábalos dhe bashkëpunëtorit të tij Koldo García. Ndër masat që po merren në konsideratë është edhe arresti i përkohshëm, duke i dërguar të dy në paraburgim.

Prokurori i Përgjithshëm Antikorrupsion, Alejandro Luzón, ka kërkuar gjithashtu që Ábalos dhe Koldo të dëmshpërblejnë së bashku kompanitë publike Ineco dhe Tragsatec me më shumë se 45.000 euro, pasi dyshohet se ish-ministri ka ndërhyrë për të emëruar ish-bashkëshorten e tij, Jésica Rodríguez, në këto institucione. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e 430.000 eurove, të cilat konsiderohen fitime të siguruara në mënyrë të paligjshme përmes ryshfeteve.

Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen në të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur lirimin me kusht të ish-sekretarit organizativ të PSOE-së, Santos Cerdán, duke argumentuar se rreziku për manipulimin apo zhdukjen e provave është “ulur ndjeshëm”. Cerdán, i njohur si numri tre i partisë në strukturën organizative, gjithashtu është nën hetim për marrje rryshfeti gjatë dhënies së kontratave publike.

Dy bashkëpunëtorë të tij, gjithashtu përballë dënimeve të rënda

Në qendër të skandalit është edhe ish-asistenti i tij më i afërt, Koldo García, i cili fillimisht punonte si shofer i Ábalos dhe më pas u bë krahu i tij i djathtë në ministri. Për të, Prokuroria kërkon 19.5 vite burg dhe një gjobë të ngjashme me të Ábalos.

Ndërsa për biznesmenin Víctor de Aldama, i dyshuar si ndërmjetës që përfitonte nga kontratat, kërkohet 7 vite burg dhe mbi 3.7 milionë euro gjobë.

Sipas dosjes, të tre bashkëpunonin për të përfituar kontrata publike përmes ndikimit politik dhe informacioneve të privilegjuara, duke përfituar miliona euro.

Hetimi përqendrohet te kontratat e maskave gjatë kulmit të pandemisë

Hetimi bazohet te kontratat e dhëna në mars 2020, kur Spanja po përballej me mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Kompania që përfitoi tenderat, thuhet se ka marrë përkrahje të drejtpërdrejtë politike për të fituar kontratat me: ADIF (hekurudhat spanjolle) dhe Puertos del Estado (portet shtetërore).

Prokuroria pretendon se Aldama u ka paguar dy zyrtarëve rryshfet, dhe paratё e marra janё menaxhuar nga Koldo për llogari të Ábalos.

Skandali godet rëndë Partinë Socialiste të Spanjës

Çështja ka shkaktuar tronditje të madhe politike në Spanjë, pasi Ábalos konsiderohej një figurë kyçe në qeverinë socialiste dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit aktual Pedro Sánchez. Për më tepër, hetimet kanë përfshirë edhe ish-zyrtarë të tjerë të partisë.

Ky rast është krahasuar nga mediat spanjolle me skandale të mëparshme të korrupsionit në vend, duke ngritur debat publik mbi keqpërdorimin e fondeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

(Burimi: RTVE)

Postimi i mëparshëm

Si na ndryshon veshja në punë dhe pse ka rëndësi të kujdesemi për pamjen

Postimi i rradhës

Londra akuzon: Anija ruse e spiunazhit ndodhet në ujërat britanike

Postimi i rradhës
Londra akuzon: Anija ruse e spiunazhit ndodhet në ujërat britanike

Londra akuzon: Anija ruse e spiunazhit ndodhet në ujërat britanike

  • Më të fundit
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
Trump shpall hetim për rrjetin e Epstein: në listë Bill Clinton dhe figura të tjera të fuqishme

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

January 9, 2026
“Zëri që nuk mund të heshtet”: filmi i ndërtuar mbi lutjet e fundit të një vajze pesëvjeçare nga Gaza

“Zëri që nuk mund të heshtet”: filmi i ndërtuar mbi lutjet e fundit të një vajze pesëvjeçare nga Gaza

January 9, 2026
Angli / Nga dëshpërimi te gabimi: pas ndarjes me të dashurin, netët e shfrenuara e lanë shtatzënë pa dëshirë

Angli / Nga dëshpërimi te gabimi: pas ndarjes me të dashurin, netët e shfrenuara e lanë shtatzënë pa dëshirë

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
Trump shpall hetim për rrjetin e Epstein: në listë Bill Clinton dhe figura të tjera të fuqishme

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.