• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës – 21 të hetuar, 10 të arrestuar dhe një oficer policie në pranga

November 27, 2025
në Aktualitet
SPAK njofton zyrtarisht akuzën ndaj Belinda Ballukut për “shkelje të barazisë në tendera” – ministrja tashmë me status të pandehure
0
Shpërndarë
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar fazën kryesore të hetimeve për një megaoperacion ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave, duke zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. Në kuadër të hetimeve të përbashkëta me autoritetet italiane dhe zvicerane, janë kryer kontrolle ndaj 21 personave, ndërsa 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane.

Grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, dyshohet se ka trafikuar rreth 1.300 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, duke krijuar 6 baza operative për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës në territorin italian. Gjatë operacioneve janë sekuestruar gjithashtu 130 kg të tjera lëndë narkotike, 550 mijë euro cash, 10 automjete, dhe një armë zjarri.

Në qendër të hetimeve ka përfunduar edhe një oficer policie , Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka nxjerrë informacion të klasifikuar hetimor në shkëmbim të përfitimeve monetare, duke vënë në rrezik hetimin ndërkombëtar. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat e shpërdorimit të detyrës, zbulimit të sekretit hetimor dhe korrupsionit pasiv.

Nga 24 persona ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie nga drejtësia italiane, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 prej tyre janë arrestuar.

SPAK thekson se hetimet vazhdojnë për identifikimin e roleve të tjera brenda strukturës kriminale dhe të zinxhirit financiar të trafikut.

Përfshirja e një oficeri policie të dyshuar për dekonspirim të sekretit hetimor ngre shqetësime serioze mbi integritetin e punonjёsve tё Policisё sё Shtetit.  Vetё njoftimi i SPAK lë të kuptohet se procesi hetimor është dashur të përshpejtohet për shkak të ekspozimit të mundshëm të veprimeve operative. Rasti shërben si kujtesë se sfida për pastrimin e strukturave të rendit nga individё qё bashkëpunojnё me krimin ёshtё jo vetёm e hapur, por edhe shumё e fortё.

Njoftimi zyrtar i SPAK

SPAK finalizon hetimet për grupin ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve; arrestime, sekuestrime dhe masë sigurie për një oficer të policisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me vendimin nr.119 datë 25.11.2025 ka vendosur:

Caktimin ndaj personit nën hetim I.H të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal. Shërbimet e policisë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 27.11.2025 kanë ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim I.H. 

Postimi i mëparshëm

Tragjedi e pashembullt në Hong Kong: Kompleksi me 4,000 banorë përfshihet nga flakët – mbi 65 të vdekur, qindra të zhdukur dhe arrestime për neglizhencë

Postimi i rradhës

BE kujdeset edhe për mirëqenien e qenve dhe maceve – miratohen rregulla të reja: mikroçip i detyrueshëm dhe ndalim i praktikave abuzive

Postimi i rradhës
BE kujdeset edhe për mirëqenien e qenve dhe maceve – miratohen rregulla të reja: mikroçip i detyrueshëm dhe ndalim i praktikave abuzive

BE kujdeset edhe për mirëqenien e qenve dhe maceve - miratohen rregulla të reja: mikroçip i detyrueshëm dhe ndalim i praktikave abuzive

  • Më të fundit
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

January 10, 2026
Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

January 10, 2026
Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

January 10, 2026
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026

Postimet e fundit

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

January 10, 2026
Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

January 10, 2026
Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

January 10, 2026
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

January 10, 2026
Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

January 10, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.