• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

SPAK i drejtohet Kuvendit për tё arrestuar Ballukun, Rama paralajmёron zvarritje

December 16, 2025
në Drejtësi-Ligj, Politikë
Radha e zëvendëskryeministres Balluku? SPAK konfirmon statusin e saj si person që duhet të ketë avokat kur të pyetet
0
Shpërndarë
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër zhvillim i fortë ka shënuar sot përplasjen institucionale mes Prokurorisë së Posaçme dhe mazhorancës qeverisëse. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurёs për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Paralelisht, ajo është nën hetim edhe për shtatë procedura të tjera të mëdha infrastrukturore në Tiranë, përfshirë segmentet e Unazës së Jashtme dhe projektet në zonën e Sheshit Shqiponja.

Kërkesa e SPAK synon marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor, përfshirë caktimin e masave të sigurimit personal, çka e vendos çështjen në një fazë të re dhe politikisht të ndjeshme.

Vetëm pak orë pas publikimit të njoftimit tё SPAK dhe depozitimit tё kёrkesёs sё tyre, Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi nё platformёn X, duke e lidhur këtë zhvillim edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pezullimin e një anëtari të qeverisë si antikushtetues. Rama theksoi se mazhoranca nuk do të paragjykojë as kërkesën e Prokurorisë dhe as përmbajtjen e çështjes, por do të angazhohet për një qëndrim të përgjegjshëm institucional.

“Pa u tharë ende boja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet autorizim për arrestimin e zëvendëskryeministres. Ne nuk do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, do të angazhohemi me përgjegjësi përpara shqiptarëve që na kanë dhënë 83 mandate,” deklaroi Rama, duke shtuar se mazhoranca do të përgatisë një qëndrim “të drejtë, të qartë dhe të denjë”, në përputhje me rolin e saj si forcë udhëheqëse dhe si promotore e Reformës në Drejtësi.

Kryeministri nuk kurseu as kritikat e përgjithshme ndaj praktikës së arrestit para gjykimit, duke kujtuar se Shqipëria ka një numër të lartë personash në paraburgim, çështje që sipas tij ka ngritur shqetësime edhe në institucionet evropiane. Megjithatë, ai theksoi se këto konsiderata nuk do të përdoren për të penguar drejtësinë apo për të mbrojtur individë konkretë.

Reagimi i Ramёs nё platformёn X

Kërkesa e SPAK për Ballukun pritet të shqyrtohet nga Kuvendi në ditët në vijim, ndërsa debati politik dhe institucional rreth kufijve mes pavarësisë së drejtësisë dhe përgjegjësisë parlamentare pritet të intensifikohet. Çështja konsiderohet një tjetër provë e fortë për marrëdhënien mes pushtetit gjyqёsor dhe pushtetit ekzekutiv, në një ditë që ka shënuar goditje të njëpasnjëshme për qeverinë.

Në fund, SPAK ka rikujtuar se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Njoftimi i plotё i SPAK:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

  1. “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
  2. “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
  3. “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
  4. “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
  5. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
  6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
  7. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Postimi i mëparshëm

CNN zbulon bazën e fshehtë të një grupi supremacist në Tennessee

Postimi i rradhës

Si po përshtatet ADN-ja e arinjve polarë me ngrohjen globale

Postimi i rradhës
Si po përshtatet ADN-ja e arinjve polarë me ngrohjen globale

Si po përshtatet ADN-ja e arinjve polarë me ngrohjen globale

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.