• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

26 Shkurt, 2026
në Ekonomi-Biznes, Shqipëria
Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

Foto ilustruese, Kolazh AI

1
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të detyrimeve statistikore dhe monitoruese të parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe harmonizimi i tij me acquis communautaire të Bashkimit Evropian, Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2026.

Ky indeks, i llogaritur sipas metodologjisë Eurostat, shërben si një instrument kyç për vlerësimin e lëvizjeve të çmimeve dhe krahasimin ndërkombëtar të inflacionit.

Sipas të dhënave zyrtare të treguara në faqen e INSTAT, norma vjetore e inflacionit regjistrohet në vlerën 2.3%, një shifër që, në pamje të parë, sugjeron një stabilitet relativ makroekonomik.

Megjithatë, ky tregues fsheh një realitet më kompleks, ku shtrenjtimi i produkteve bazë dhe shërbimeve prek drejtpërdrejt mirëqenien e shtresave vulnerabël të shoqërisë, duke ngritur pyetje mbi efektivitetin e politikave fiskale dhe monetare në mbrojtjen e konsumatorit shqiptar.

Statistikat dhe shifrat e fundit të INSTAT janë tregues të thatë që, megjithatë, theksojnë problemet e rënda strukturore që kërcënojnë barazinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë post-2025.

Shqipëria aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim ka “statistikuar” zyrtarisht një normë inflacioni brenda kufijve të pranueshëm nga BE dhe eurozona.

Në letër Evropa po arrihet, por në një analizë të thelluar të realitetit të përditshëm praktik – diferenca mes treguesve makro dhe realitetit mikroekonomik të familjeve shqiptare, mjerisht, është si të krahasosh fotot me shumë filtra të fotografive në sitet qeveritare me fytyrat e vërteta të ngritura në mëngjes nga gjumi!

Stabilitet në letër përballë shtrenjtimit të përditshëm të “patates”

Norma vjetore e inflacionit në 2.3% për janarin 2026 përfaqëson një ulje të lehtë krahasuar me janarin 2025, duke reflektuar një ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve në Shqipëri. Ky nivel është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian dhe eurozonës, çka mund të interpretohet si një sinjal pozitiv për konvergjencën ekonomike, siç parashikohet nga Traktati i Maastrichtit dhe kriteret e Stabilitetit dhe Rritjes. Megjithatë, sipas INSTAT, kjo mesatare fsheh variacione të konsiderueshme brenda kategorive të shportës së konsumit.

Grupi me peshën më të lartë në indeks – ushqimet dhe pijet joalkoolike, që zë rreth 35-40% të shpenzimeve mesatare familjare sipas studimeve të Bankës së Shqipërisë – ka regjistruar një rritje vjetore prej rreth 2.3%. Brenda kësaj kategorie, produkte esenciale si perimet, patatet dhe frutat kanë pësuar shtrenjtime të ndjeshme, shpesh mbi 5-10%, të ndikuara nga faktorë sezonalë, zinxhirët e furnizimit global dhe ndryshimet klimatike.

Për familjet shqiptare me të ardhura të ulëta, ky shtrenjtim nuk është thjesht një përqindje abstrakte, por një reduktim real i fuqisë së tyre blerëse, duke shkelur në këtë mënyrë parimet e mbrojtjes së konsumatorit të parashikuara në Ligjin nr. 9902 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i cili kërkon transparencë dhe akses të barabartë në mallrat bazë nga të gjithë.

Në kontrast me “patatet”, kategoria e transportit ka shënuar një rënie vjetore, kryesisht për shkak të stabilizimit të çmimeve të karburanteve dhe energjisë, çka ka amortizuar presionin total inflacionar. Kjo rënie mund të lidhet me politikat ndërkombëtare të energjisë, por nuk kompenson shtrenjtimin në shërbime të tjera. Për shembull, grupet e argëtimit, sportit dhe kulturës, si dhe restorantet apo akomodimi, kanë regjistruar rritje mbi mesataren, duke arritur deri në 3-4%.

Kjo prirje, e vazhdueshme prej dhjetorit 2025, tregon një zhvendosje të inflacionit drejt sektorit të shërbimeve, një fenomen i njohur në ekonomitë në tranzicion si Shqipëria, ku urbanizimi dhe turizmi rrisin kërkesën për aktivitete rekreative të kohës së lirë.

Këto variacione nënvizojnë një problem thelbësor:

Inflacioni nuk është uniform. Ai godet disproporcionalisht shtresat e varfra, pensionistët dhe studentët, duke thelluar dhimbshëm pabarazitë sociale.

Sipas raportimeve të mëparshme të INSTAT dhe analizave të Bankës Botërore, rreth 20-25% e popullsisë shqiptare jeton nën kufirin e varfërisë relative, ku shtrenjtimi i ushqimeve bazë mund të çojë në reduktim të konsumit ushqimor, duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin publik dhe duke kërkuar ndërhyrje shtetërore sipas Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të ratifikuar edhe nga Shqipëria.

Krahasimi ndërkombëtar dhe implikimet juridike

Krahasuar me Bashkimin Evropian, ku mesatarja e inflacionit qëndron rreth 2.5-3%, dhe eurozonën me rreth 2.4%, Shqipëria paraqitet si një ekonomi më e qëndrueshme në aspektin e çmimeve. Ky krahasim, i mundësuar nga harmonizimi i IHÇK me standardet e Eurostat, është një hap drejt integrimit evropian, siç kërkohet nga Kapitulli 18 i acquis.

Megjithatë, ky stabilitet makro nuk fsheh dot dobësitë e dukshme strukturore:

  • varësia nga importet ushqimore,
  • mungesa e diversifikimit ekonomik dhe
  • ndikimi i faktorëve ekzogjenë si luhatjet e çmimeve globale të energjisë.

Nga pikëpamja juridike, kjo situatë ngre shqetësime mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi, përfshirë atë për politikat fiskale dhe borxhin publik, i cili synon të garantojë stabilitetin financiar. Qeveria ka detyrimin ligjor të monitorojë dhe të ndërhyjë në rast të presioneve inflacionare që kërcënojnë mirëqenien sociale, ndoshta përmes subvencioneve të targetuara ose rregullimeve të pagës minimale.

Mungesa e një mekanizmi të tillë efektiv mund të çojë në kontestime gjyqësore, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe mbrojtjes së interesit publik, siç interpretohet nga Gjykata Kushtetuese në vendime që ka dhënë për “politikat ekonomike”.

Për më tepër, shtrenjtimi në shërbime si arsimi dhe shëndetësia (që kanë regjistruar rritje modeste, por të vazhdueshme) shkel të drejtat kushtetuese për akses të barabartë në këto fusha, sipas Nenit 57 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Në një ekonomi ku rritja e PBB-së nuk përkthehet automatikisht në rritje të të ardhurave reale, inflacioni i fshehur në shërbime presupozon të pengojë zhvillimin njerëzor, duke kërkuar reforma në sistemin e mbrojtjes sociale.

Shporta në “vitrinën” e stabilitetit ekonomik

Duke analizuar trendin nga dhjetori 2025 në janar 2026, vërehet një ngadalësim i ritmit inflacionar, por me presione të vazhdueshme në ushqime dhe shërbime. Faktorët sezonalë, si dimri i ashpër që ndikon në prodhimin bujqësor, mund të përkeqësojnë situatën në muajt e ardhshëm nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, nëse energjia dhe transporti mbeten të qëndrueshme, ato do të shërbejnë si amortizatorë, por jo si ndërhyrës stabiliteti.

Ka edhe një rrezik “tokësor”, që e ndjell pa pushim spiralen inflacionare që mbetet gjithnjë e pranishme, kjo në formën e pasigurive globale, sikurse “kërcënojnë” konfliktet gjeopolitike apo ndryshimet klimatike.

Çfarë tregon shifra e inflacionit 2.3% për janarin 2026 në Shqipëri? A është një arritje në aspektin makroekonomik, apo një kujtesë e hidhur për sfidat e përditshme të qytetarëve?

Stabiliteti i vërtetë nuk matet vetëm me përqindje, me statistika “pro-evropiane”, por me aftësinë e familjeve shqiptare për të përballuar muajin pa sakrifica “sublime”.

A e garantojnë dot këtë politikëbërësit shqiptarë? Pra, garantimin e një rritjeje ekonomike makro dhe mikro, të drejtë në shportë dhe çmime, të pranueshme në çdo aspekt e, mbi të gjitha, në përputhje reale me aspiratat evropiane të Shqipërisë.

Është e vetmja mënyrë që shporta familjare të mos jetë një “kafshatë e pagëlltitshme shtrenjtimi” që zmadhohet nga dita në ditë, nga statistika në statistikë.

Por ajo duhet të jetë një “buqetë” ushqimesh që garantojnë një mirëqenie të prekshme dhe të qëndrueshme, nga të gjithë. Jo vetëm nga ata që, kur blejnë, nuk e lexojnë asnjëherë çmimin e saj!

(Burimi: INSTAT)

Postimi i mëparshëm

129 gazetarë të vrarë në 2025 – CPJ: Dy të tretat nga zjarri izraelit, viti më vdekjeprurës në histori

Postimi i rradhës

Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

Postimi i rradhës
Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

  • Më të fundit
Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

26 Shkurt, 2026
Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

26 Shkurt, 2026
129 gazetarë të vrarë në 2025 – CPJ: Dy të tretat nga zjarri izraelit, viti më vdekjeprurës në histori

129 gazetarë të vrarë në 2025 – CPJ: Dy të tretat nga zjarri izraelit, viti më vdekjeprurës në histori

26 Shkurt, 2026
Të shtëna në ujërat kubane: Havana flet për “infiltrim terrorist” nga Florida, 4 të vrarë dhe 6 të arrestuar

Të shtëna në ujërat kubane: Havana flet për “infiltrim terrorist” nga Florida, 4 të vrarë dhe 6 të arrestuar

26 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

Astronauti i NASA-s pranon problemin shëndetësor që detyroi kthimin e parakohshëm nga ISS

26 Shkurt, 2026
Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

Statistikat “makro” brenda pjatave “mikro” të vakteve shqiptare / Shporta e stabilitetit fals ekonomik

26 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.