• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Sulm me thikë në njё tren në Angli, një i arrestuar dhe disa të plagosur rëndë

November 3, 2025
në Bota
Sulm me thikë në njё tren në Angli, një i arrestuar dhe disa të plagosur rëndë
0
Shpërndarë
5
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Britania u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një sulm i përgjakshëm me thikë në një tren që udhëtonte drejt Londrës, në qendër të Anglisë – një ngjarje që kryeministri Keir Starmer e përshkroi si “jashtëzakonisht shqetësuese”. Nëntë persona mbetën të plagosur rëndë, ndërsa një prej tyre po lufton për jetën në spital. Policia e Transportit Britanik e shpalli ngjarjen “incident madhor”.

Dy persona u arrestuan fillimisht vetëm disa minuta pas telefonatës së parë të emergjencës, por të dielën në mbrëmje policia njoftoi se vetëm njëri prej tyre po trajtohet si i dyshuar. Një 32-vjeçar britanik mbetet në paraburgim, i arrestuar për “tentativë vrasjeje”, ndërsa një 35-vjeçar me origjinë nga Karaibet është liruar pa asnjë akuzë të mëtejshme. Policia po heton motivin e sulmit, por ka deklaruar se nuk ka prova që ngjarja lidhet me terrorizëm.

Treni i shpejtë i kompanisë London North Eastern Railway (LNER) ishte nisur nga qyteti verior Doncaster në orën 18:25 me destinacion Londrën, dhe sulmi ndodhi pak pasi treni u nis nga stacioni Peterborough, në Cambridgeshire.

Policia mori telefonatën e parë në orën 19:42 dhe brenda tetë minutash, pasi treni ndaloi në mënyrë të paplanifikuar në stacionin Huntingdon, arrestoi dy të dyshuar. Forcat e armatosura evakuuan udhëtarët dhe siguruan perimetrin për të eliminuar çdo kërcënim të mundshëm.

Në total, 11 persona morën trajtim mjekësor. Dhjetë u dërguan me urgjencë në spital – nëntë prej tyre në gjendje të rёndё për jetën. Një prej viktimave, punonjës i LNER-it që ishte në detyrë, u plagos rëndë ndërsa përpiqej të ndalonte sulmuesin. Policia tha se pamjet nga kamerat e trenit tregojnë qartë se veprimet e tij ishin heroike dhe shpëtuan shumë jetë.

Nga dy personat e arrestuar fillimisht, vetëm një 32-vjeçar britanik me ngjyrë nga Peterborough – po mbahet ende nga policia dhe konsiderohet si i vetmi i dyshuar. Ai kishte hipur në tren pak para nisjes së sulmit. Ekspertët po analizojnë jetёn e të arrestuarit dhe ngjarjet që e çuan tё ndёrmerrte sulmin.

Ngjarje të tilla janë të rralla në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkalla e vrasjeve mbetet ndër më të ulëtat në Evropë. Krimet me armë zjarri janë shumë të rralla – me rreth 5,100 raste të regjistruara në vitin e fundit – por krimet me thikë janë rritur që prej vitit 2011. Vetëm në Angli dhe Uells, deri në qershor 2025 u regjistruan 51,527 raste, prej të cilave 15,689 në Londër.

Treni udhëtonte në linjën East Coast Main Line, një nga rrugët më të ngarkuara hekurudhore në Britani, që lidh Londrën me Edinburgun përmes qyteteve kryesore të vendit.

Postimi i mëparshëm

Horoskopi për muajin nëntor 2025

Postimi i rradhës

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja për korrupsion dhe zbulim sekreti shtetëror

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.