• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Të fitosh nga dollapi yt: kur rrobat kthehen në burim të ardhurash

December 25, 2025
në Ekonomi-Biznes
Të fitosh nga dollapi yt: kur rrobat kthehen në burim të ardhurash

Foto: Christian Vierig/Getty Images

0
Shpërndarë
27
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një mënyrë e re për të siguruar të ardhura po fiton terren mes të rinjve: dhënia me qira e rrobave personale. Ajo që dikur ishte thjesht pasion për modën apo luksin, sot po kthehet në një veprimtari fitimprurëse, duke ndjekur logjikën e ekonomisë së ndarjes – një send, shumë përdorime, më pak shpenzim.

Në SHBA dhe vende të tjera perëndimore, gjithnjë e më shumë të rinj po japin me qira veshjet dhe aksesorët e tyre përmes platformave dixhitale, duke i kthyer dollapët në burim të qëndrueshëm të ardhurash. Rroba që më parë visheshin një ose dy herë, tani “punojnë” gjatë gjithë vitit.

Kur moda paguan qiranë

Emilie Nasseh, 30 vjeçe nga Manhatani, arrin të fitojë deri në 2 mijë dollarë në muaj duke dhënë me qira rroba dhe aksesorë. Çantat e luksit janë më të kërkuarat, përfshirë një portofol Chanel që është dhënë me qira pothuajse çdo javë për më shumë se një vit. Ajo e sheh këtë si një marrëdhënie të ndershme: sendet që nuk i përdor vetë, u shërbejnë të tjerëve dhe njëkohësisht sjellin të ardhura.

Platforma Pickle, e lançuar në vitin 2022, numëron sot mbi 230 mijë artikuj nga më shumë se 2 mijë marka, që nga ato të luksit të lartë deri te marka më të përballueshme. Sipas kompanisë, përdoruesit më aktivë fitojnë mbi 3 mijë dollarë në muaj. Për shumë prej tyre, këto para shkojnë për qira, ushqim apo shpenzime bazë, jo për luks shtesë.

Nga zgjidhje praktike në biznes të mirëfilltë

Për disa të rinj, dhënia me qira e rrobave nuk është më thjesht një mënyrë për të nxjerrë para shtesë, por një strategji e menduar mirë. Lauren Baldinger, 24 vjeçe nga Nju Jorku, blen rroba enkas për t’i dhënë me qira. Një fustan luksoz që në treg kushton mijëra dollarë, ajo e jep me qira disa herë, derisa investimi të shlyhet dhe të kthehet në fitim. Për të, garderoba është inventar biznesi dhe kërkon përditësim të vazhdueshëm.

Ekspertët e marketingut shpjegojnë se kjo prirje lidhet drejtpërdrejt me presionin ekonomik mbi të rinjtë: rritje të kostos së jetesës, paga të pasigurta dhe njëkohësisht dëshirë për të ruajtur një stil jetese aktiv dhe estetikisht tërheqës. Në këtë kontekst, dhënia me qira shihet si kompromisi ideal mes dëshirës dhe mundësive.

Më pak blerje, më shumë qarkullim

Një tjetër arsye pse kjo praktikë po përhapet është qëndrueshmëria. Dhënia me qira ul blerjet e panevojshme dhe frenon modën e shpejtë. Pse të blesh një veshje që do ta veshësh vetëm një herë, kur mund ta marrësh me qira për një event dhe ta kthesh pa mbushur dollapin me rroba të pashfrytëzuara?

Përdoruesit thonë se kjo i ndihmon të eksperimentojnë me stilin, të veshin marka të shtrenjta dhe të kenë akses në luks pa barrën financiare të blerjes.

Po Shqipëria?

Në Shqipëri, pamja ka rëndësi. Rinia jonë di të vishet, di të dalë, di të duket. Rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë dhe veshja është shpesh po aq e rëndësishme sa vendi ku shkon apo njerëzit me të cilët shfaqesh. Në të njëjtën kohë, shumë orë kalojnë në kafene, në dalje, në pritje të diçkaje më të mirë.

Pyetja është e thjeshtë: nëse gjithsesi investojmë kaq shumë në pamje, pse të mos e kthejmё stilin në burim të ardhurash?

Dasma, festa, evente, pushime, foto për Instagram – kërkesa për veshje ekziston. Ideja ekziston. Ajo që mungon është gatishmëria për të parë garderobën jo vetëm si krenari personale, por edhe si mjet pune.

Dhe këtu lind dilema shqiptare: A e lëmë dot pas krenarinë?

Sepse të fitosh nga ajo që ke nuk është ulje, por zgjuarsi. Ndoshta jo çdo rrobë jepet me qira. Por ndoshta disa prej tyre mund të pёrdoren më shumë sesa të rrinё në dollap.

Në një kohë kur paraja është e vështirë pёr t`u nxjerrё dhe pamja ka shumё rёndёsi, ndoshta puna më e mençur është ajo që fillon aty ku tashmë ke investuar.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Kur punësimi kalon nga algoritmet: pse kërkimi i punës po bëhet më i vështirë

Postimi i rradhës

Tragjedi në Kilimanxharo: Rrëzohet helikopteri gjatë një misioni shpëtimi, humbin jetën 5 persona

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.