• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Të lodhur nga AI, njerëzit po i përkushtohen stilit analog të jetesës në vitin 2026

20 Janar, 2026
në Stil jetese
Të lodhur nga AI, njerëzit po i përkushtohen stilit analog të jetesës në vitin 2026
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa shtëpitë dhe jetët tona janë të mbushura me pajisje, asistentë dhe chatbot-e me AI, po lind një reagim kundër kësaj vale teknologjike.

I quajtur “stili analog i jetesës”, ky trend është më shumë se një detoks i shkurtër digjital. Ai përfaqëson një përpjekje për të ngadalësuar ritmin dhe për të gjetur mënyra të prekshme për të kryer detyrat e përditshme dhe për t’u argëtuar — veçanërisht tani që platformat gjeneruese tё Inteligjencёs Artificiale po mendojnë dhe krijojnë gjithnjë e më shumë në vendin tonë.

Është e vështirë të matet saktësisht sa i përhapur është fenomeni, por disa hobi dukshëm “offline” po rriten ndjeshëm në popullaritet. Kompania e artizanatit Michael’s ka vërejtur ndikimin: kërkimet për “hobi analog” në faqen e saj janë rritur me 136% gjatë gjashtë muajve të fundit. Shitjet e kompleteve të artizanatit me udhëzime u rritën me 86% në vitin 2025, dhe kompania pret që këtë vit të rriten edhe 30%–40%.

Kërkimet për komplete thurjeje me fije — një nga të ashtuquajturat “hobi të gjyshes” — u rritën me 1,200% në vitin 2025. Drejtoresha e marketingut të Michael’s, Stacey Shively, i tha CNN se kompania planifikon t’i kushtojë më shumë hapësirë në dyqane materialeve të thurjes.

Sipas saj, gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin punimet artizanale si një pushim për shëndetin mendor, për t’u larguar nga “doomscrolling” (lëvizja e pafund në rrjete sociale), veçanërisht pas pandemisë Covid-19.

“Mendoj se ky është një ndryshim i madh kulturor që po ndodh tani,” shtoi ajo.

E nxitur nga ky trend, vendosa ta provoja vetë. Për 48 orë, jetova sikur ishim në vitet ’90.

Të shkëputesh nga interneti për vetëm dy ditë tingëllon e lehtë. Për shumicën, ndoshta është. Për mua, nënkuptonte të hiqja dorë nga tre iPhone, një MacBook, dy monitorë të mëdhenj desktopi, një Kindle, një Alexa — dhe instinktin tipik të Gen-Z për të kaluar nga një ekran në tjetrin.

“Urren AI deri në palcë”

Para se të nisja eksperimentin, fola me persona që tashmë jetojnë në mënyrë analoge për të marrë frymëzim. Nëse doni të kontaktoni Shaughnessy Barker, 25 vjeçe nga Penticton, British Columbia, duhet t’i bini telefonit fiks të shtëpisë.

Ajo thotë se, me kalimin e moshës, “gjithçka në internet është për fitim dhe asgjë nuk bëhet më thjesht për kënaqësi.”

Kalimi në stil analog nuk ishte i vështirë për Barker, e cila e përshkruan veten si “urrejtëse e AI deri në palcë”. Ajo u rrit duke dëgjuar radio dhe disqe vinili, dhe ka një koleksion të madh kasetash, DVD, VHS dhe disqesh. Ajo organizon mbrëmje artizanati pa teknologji, shkruan shënime me dorë dhe vendos kufij për kohën në kompjuter.

Hapi më i madh ishte kur bleu një telefon fiks pёr në shtëpi dhe një telefon tё thjeshtë pa internet kur është jashtë.

“Nëse doni të më gjeni,” u thotë miqve të saj, “më telefononi ose më shkruani letër.”

Megjithatë, edhe për Barker është bërë e vështirë të jetë plotësisht offline. Për shembull, e vetmja mënyrë për të promovuar dyqanin e saj vintage ose “klubin e letrave me postë” është interneti.

“Jam një paradoks i vёrtetё: ‘dua të largohem nga telefoni, dhe mё duhet të bëj njё video nё TikTok për këtë’,” thotë ajo.

Çfarë do të thotë “të jetosh analog”

Ndjekësit e stilit analog janë të lodhur nga “shfletimi” pa fund i rrjeteve sociale dhe nga përmbajtja e dobët e gjeneruar nga AI, ose të frustruar që ChatGPT dhe shërbime të tjera po bëjnë mendimin dhe krijimin për ne.

“Përmbajtja e dobët e AI është lodhëse, si në përjetimin e saj, ashtu edhe sepse është e përsëritur dhe jo origjinale,” thotë Avriel Epps, studiuese e AI dhe profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë Riverside.

Të jetosh analog nuk do të thotë të heqësh dorë nga çdo teknologji. Shumë njerëz marrin vetëm disa elemente të këtij stili: për shembull, zëvendësojnë Spotify-n me një iPod. Në vend që të bëjnë qindra foto në të njëjtën pozë, ngadalësojnë ritmin dhe bëjnë një foto me film që mund ta mbajnë në dorë. Edhe veprime të vogla, si blerja e një ore mekanike alarmi, mund të tё bёjnё tё ndihesh mё mirё.

“Të jetosh analog nuk është domosdoshmërisht të shkëputem nga informacioni në internet, por më shumë të shkëpus internetin nga informacioni rreth meje,” thotë Epps. Ajo ka hequr dorë nga shërbimet e Google dhe tё dielat i kalon pa ekrane dhe teknlogji.

A është gjithçka vetëm për t’u dukur?

Mëngjesi i parë pa teknologji ishte i lehtë. U zgjova natyrshëm me diellin, duke u ndier si një influencuese e stilit të jetesës: shkrova në ditar, hapa një kopje të vjetër të “Wuthering Heights” dhe u përgatita për ditën në gjysmën e kohës që zakonisht më duhet. Nuk kisha një iPod apo videoplayer VHS, kështu që u mbështeta te leximi dhe punimet artizanale për të kaluar ditët.

Problemi im më i madh ishte ndjenja se po luaja një rol.

Po shkruaja për këtë stil jetese për një media digjitale dhe po flisja me njerëz që i gjeta në rrjete sociale. Zgjodha edhe zëvendësimet më të lehta të jetës digjitale; e dija që të shkruaja listën e ushqimeve me dorë ishte më e lehtë sesa të mos bëja më kurrë video-telefonata me familjen.

Megjithatë, gjatë ecjes pa telefon drejt zyrës, vura re sa shumë njerëz të tjerë ishin pa ekrane. Zakonisht do t’i shmangia turistët që sodisin kullat, por këtë herë ndoqa vështrimin e tyre. Në atë ditë të kthjellët, Empire State Building dukej vërtet madhështor.

Kur mora pjesë në një rreth thurjeje në një bibliotekë në Brooklyn, gjatë sfidës sime dyditore, gra të të gjitha moshave shkëmbenin këshilla dhe ide ngjyrash — pa ekrane. Në atë dhomë të ngrohtë me rreth 20 persona, të gjithë tregonin se koha e thurjes i ndihmonte të çlodheshin.

“Thurja të jep diçka për të bërë me duart, që të mos jesh në telefon,” tha Tanya Nguyen, një pjesëmarrëse e rregullt.

Dita ime papritur kishte më shumë kohë: përfundova “Wuthering Heights”, i dërgova një kartolinë kushëririt tim 8-vjeçar dhe ndoshta, pas edhe disa mësimeve thurjeje, do të bëj edhe atë shallin qё e kam aq qejf. Ndjeva se kisha arritur diçka jashtë punës dhe larg ekranit blu të ndritshëm.

Si shumë njerëz të brezit tim, më duhej vetëm një trend në TikTok që të më thoshte ta bëja.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga CNN)

Postimi i mëparshëm

Valentino Garavani – Perandori i së kuqes që e ktheu elegancën në art

Postimi i rradhës

Një mbrëmje me Dante Alighierin dhe kontrabasin

Postimi i rradhës
Një mbrëmje me Dante Alighierin dhe kontrabasin

Një mbrëmje me Dante Alighierin dhe kontrabasin

  • Më të fundit
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.