• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026
në Aktualitet, Bota
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Mariam (emër i ndryshuar), e mbijetuar e një përdhunimi të kryer nga RSF, rrëfen përjetimin e saj për korrespondenten e Al Jazeera Arabic, Asma Mohammed, 6 janar. Foto: Al Jazeera

0
Shpërndarë
18
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

RSF e Sudanit

RSF (The Rapid Support Forces) ose Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Sudanit (shtet afrikanoverior me 50.4 milion banorë) janë një forcë paraushtarake e drejtuar më parë nga qeveria sudaneze, por që nga viti 2023, RSF i ka shpallur luftë Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) për kontrollin e Sudanit, pasi morën pushtetin bashkë me SAF në grushtin e shtetit sudanez të vitit 2021. RSF në vitin 2025 krijoi një qeveri paralele të quajtur Qeveria e Paqes dhe Unitetit, duke krijuar kështu luftën civile në Sudan.

Tmerret e përdhunimit nga paraushtarakët e RSF në Sudan

Në Sudan, viktimat e dhunës seksuale shpesh detyrohen të vuajnë në heshtje, lotët e tyre derdhen aty ku askush nuk mund t’i shohë. Por për gra si Mariam, tmerri i luftës i përndoqi nga pas edhe kur u përpoqën t’i iknin.

Ndërsa Mariam përpiqej të arratisej nga shteti Gezira për në Khartum në fillim të vitit të kaluar, automjeti i saj u ndalua nga disa burra të armatosur. Ajo ishte e vetmja pasagjere.

“Ne po vinim nga shteti Gezira… Na ndaluan në rrugë dhe na detyruan të zbrisnim poshtë”, e fillon rrëfimin ajo.

“Na thanë se donin të na kontrollonin. Dy prej tyre u konsultuan me njëri-tjetrin, pastaj më thirrën mua”, tregon me zë të dridhur. “Më çuan në një vend… Ishte një dhomë bosh me një dyshek. Më thanë të shtrihesha dhe pastaj më përdhunuan.”

Mariam u kthye te familja e saj me makinën që po priste, e shkatërruar.

“Ajo na tregoi gjithçka çfarë ndodhi… Sa prej tyre ishin”, i tha halla e saj korespondentes së Al Jazeeras. “Sigurisht, ata ishin të RSF-së.”

A ka vajza në shtëpi?

Historia e Mariam nuk është e vetmja. Në El-Fasher, tragjedia përsëritet me një brutalitet edhe më të madh.

Um Kulthum, një studente mjekësie, tregon se u detyrua të shihte përdhunime dhe vrasje masive përpara se ajo vetë të bëhej viktimë.

“Forcat e RSF hynë… dhe rrethuan zonën,” rrëfen Um Kulthum. “Ata vranë xhaxhain tim, atë që më rriti… pikërisht para syve tanë. Ne ishim katër vajza, së bashku me vajzën e fqinjit tonë. Forcat e RSF na përdhunuan më pas në një mënyrë barbare.”

Këto rrëfime përputhen me një raport tronditës të publikuar nëntorin e kaluar nga Iniciativa Strategjike për Gratë në Bririn e Afrikës (SIHA), i cili dokumentoi gati 1,300 raste të dhunës seksuale të ndodhura në 14 shtete që nga fillimi i luftës në prill 2023.

Hala Al-Karib, drejtoresha rajonale e SIHA-s, shpjegoi se këto nuk janë akte të rastësishme, por një strategji e rrënjosur në trajtimin e grave si “pronë”. “Rrëmbimet shpesh ndodhin në fillim të një pushtimi… Kur mësyhet nëpër shtëpi, bëhet direkt një pyetje specifike: ‘A ka ndonjë vajzë këtu? A ka gra të reja?’”. “Kemi dëgjuar nga shumë dëshmitarë t’u jetë thënë nga paramilitarët e RSF-së: ‘Po vij ta marr këtë vajzën.’”

Skllavëria seksuale dhe trafikimi

Por dhuna nuk përfundon dhe shtrihet deri në robëri afatgjatë. Al-Karib përshkroi një realitet të tmerrshëm të “skllavërisë seksuale” dhe punës së detyruar.

“Gratë sudaneze rrëmbehen për ‘skllavëri seksuale’, konkretisht gratë e reja, apo ato të moshës së mesme. Gjithashtu ato merren edhe për t’u shërbyer ushtarëve me punë të detyruar si larje rrobash, gatim etj.”

Më shqetësues është fakti se shfrytëzimi ka kaluar kufijtë ndërkombëtarë.

“Gratë dhe vajzat sudaneze rrëmbehen edhe për qëllime shitjeje dhe trafikimi”, tha Al-Karib. “Ato transportohen përtej kufirit në vendet afrikane fqinje me Sudanin.”

Ajo tregon se trupat e grave po përdoren “si armë në këtë luftë… për të mposhtur komunitete të tëra”. Duke i lënë të mbijetuarat të shtypura nga stigma e turpit, ato shpesh refuzojnë të kthehen në familjet e tyre.

Ndëshkimi i burrave të Masalit

Natyra sistematike e krimeve brutale të RSF-së u konfirmua edhe nga Arnold Tsunga, një avokat dhe ish-drejtor i Afrikës për Komisionin Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), i cili udhëhoqi një mision faktmbledhës në Çadin lindor për të intervistuar refugjatët që iknin nga dhuna.

Avokati Tsunga e përshkroi misionin e tij në Adre dhe Geneina si “zemërthyes”.

“RSF sulmoi Masalin… Shumica iu nënshtrua dhunës seksuale dhe përdhunimit,” tha ai.

“Është e trishtueshme të shohësh se si dhuna seksuale është përdorur sistematikisht si armë lufte… Burrat e Masalit që u përpoqën të mbronin tokën e tyre u ndëshkuan keq.” “RSF është autoriteti përgjegjës në këto zona… nuk ka shtet, as ligj. Nuk ka institucione drejtësie që funksionojnë,” shpjegoi ai. “Mosndëshkimi i krimeve krijon një zinxhir mosndëshkimi… dhe kjo klimë pa shtet dhe pa ligj është perfekte për kriminelët.”

Synimi i foshnjave

Shkalla e dhunës ka mbingarkuar spitalet lokale. Në Maternitetin Omdurman, drejtori i përgjithshëm Imad al-Din tregoi për mizori që nuk kursejnë askënd – madje as foshnjat.

“Përdhunimet janë në numër shumë të madh, shumë më tepër sesa rezultojnë të regjistruara”, tha ai për Al Jazeera. “Është barbare, më shumë se 14 foshnja femra nën moshën dy vjeç u përdhunuan. Për një foshnjë rasti është i dokumentuar nga OJQ-të.”

Al-Siddiq tregon se spitalit i erdhi një fluks viktimash të moshës 11 deri në 23 vjeç, kryesisht vajza të pamartuara. “Ato vijnë si rezultat i shtatzënisë… Abortet për ato i përkisnin përdhunimeve në më pak se tre muaj… Për ato më shumë se tre muaj, nuk kishim licencë për të abortuar, kështu që shtatzënia vazhdoi dhe lindjet u bёnё këtu.”

UNICEF ka konfirmuar më shumë se 200 raste të përdhunimit seksual të fëmijëve që nga fillimi i vitit 2024, disa prej të cilave nën moshën pesë vjeç.

Plani barbar sistematik

Raporti i SIHA-s tregon për një plan barbar të llogaritur mirë me tre faza që shoqëron avancimet e paramilitarëve të RSF-së: pushtimet fillestare nëpër shtëpi dhe plaçkitjet e shoqëruara me përdhunime, të ndjekura nga sulmet në hapësirat publike dhe së fundmi paraburgimi afatgjatë.

Kjo dhunë shoqërohet me një sfond të përkeqësimit të urisë. Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se do të shkurtojë racionet në Sudan nga janari i këtij viti, për shkak të pamundësive të mëdha të financimit, duke lënë në këtë mënyrë miliona afrikanë të pambrojtur përballë armikut të urisë.

Ndërkohë që presioni ndërkombëtar po rritet dita-ditës për ngjarjet në Sudan, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi katër komandantë të lartë të RSF-së, duke i akuzuar ata për dyshime të kryerjes së vrasjeve masive dhe dhunën seksuale në popullatën e pambrojtur.

Por për të mbijetuarat si Mariam dhe Um Kulthum, pas tmerreve dhe barbarisë së pësuar, lëvizjet diplomatike ofrojnë pak ngushëllim. Investimi ndërkombëtar në riintegrimin e këtyre grave në jetën normale mbetet tanimë një mision pothuajse i pamundur. Ato janë të shkatërruara.

Shёnim: Emrat janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e të mbijetuarave.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga Al Jazeera)

Postimi i mëparshëm

Maten dot ushtritë e Amerikës Latine me kërcënimet e SHBA-së? Trump kërcënon Kolumbinë, Kubën dhe Meksikën me veprime ushtarake

Postimi i rradhës

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Postimi i rradhës
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

  • Më të fundit
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

January 8, 2026
Rregulli 3-6-9 në njё marrëdhënie: si koha të ndihmon të kuptosh nëse një lidhje ka të ardhme

Rregulli 3-6-9 në njё marrëdhënie: si koha të ndihmon të kuptosh nëse një lidhje ka të ardhme

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.