• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet Kronika e zezë

Tragjeda e rradhёs në familjen Kennedy: Tatiana Schlossberg, gazetarja që tregoi betejën me kancerin, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

December 31, 2025
në Kronika e zezë
Tragjeda e rradhёs në familjen Kennedy: Tatiana Schlossberg, gazetarja që tregoi betejën me kancerin, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare
0
Shpërndarë
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Tatiana Schlossberg, gazetare e njohur e mjedisit, vajza e Caroline Kennedy dhe mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka ndërruar jetë të martën në moshën 35-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja përmes një postimi në Instagram, të publikuar nga John F. Kennedy Library Foundation në Boston. Në njoftim nuk u bë e ditur vendi ku ajo u shua.

Schlossberg u kthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në nëntor, kur publikoi në “The New Yorker” një ese tronditëse dhe të sinqertë për sëmundjen e saj – një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të gjakut. Shkrimi, i titulluar “A Battle With My Blood” (Njё betejё me gjakun tim), u publikua online më 22 nëntor, në përvjetorin e 62-të të vrasjes së gjyshit të saj, John F. Kennedy. Në versionin e printuar të revistës (numri i 8 dhjetorit), eseja doli me një tjetër titull: “A Further Shore” (Njё breg tjetёt).

Diagnoza pas lindjes: “Mund të jetë… ose leuҫemi”

Në shkrim, ajo tregonte se si gjithçka nisi pas lindjes së vajzës së saj në maj 2024. Mjeku vuri re se diçka nuk shkonte me analizat e gjakut dhe i tha se mund të ishte diçka e lidhur me shtatzëninë dhe lindjen — “ose mund të ishte leuҫemi”.

Ishte leuҫemi, me një mutacion të rrallë. Në atë kohë, Tatiana kishte një foshnjë të porsalindur dhe një djalë 2-vjeçar.

Ajo e përshkruante tronditjen me fjalë të drejtpërdrejta: nuk e besonte që po flitej për të. Vetëm një ditë më parë, rrëfente ajo, kishte notuar një milje në pishinë, në muajin e nëntë të shtatzënisë; ishte aktive, vraponte rregullisht në Central Park dhe kishte notuar edhe tri milje në lumin Hudson — ironikisht, për të mbledhur fonde për një organizatë kundër leuҫemisë dhe limfomës.

“Kjo nuk mund të ishte jeta ime,” shkruante ajo.

Trajtime të gjata, shpresë e madhe dhe sakrifica familjare

Schlossberg tregoi për muaj të tërë kimioterapie, komplikacione serioze pas lindjes, një transplant të qelizave staminale — një përpjekje e fundit që mund ta shëronte. Motra e saj e madhe, Rose Schlossberg, rezultoi përputhje e plotë dhe pranoi të dhuronte qelizat. Vëllai i saj, Jack Schlossberg, që sipas artikullit po kandidon për Kongres në distriktin e 12-të të Nju Jorkut, ishte përputhje e pjesshme dhe këmbënguli të pyeste mjekët nëse mund të dhuronte edhe ai, por nuk ishte e mundur.

Pas transplantit, kur i ranë flokët, Jack rruajti kokën në shenjë solidariteti. Ajo mbante shami për të mbuluar kokën; kur djali i saj e vizitonte në spital, bënte të njëjtën gjë.

Një nga pjesët më prekëse të rrëfimit lidhej me vajzën e saj të vogël: për shkak të rrezikut të infeksioneve, Tatiana nuk mundi ta ushqente, t’i ndërronte pelenat apo ta lante vetë. Trajtimet e mbajtën larg shtëpisë për gati gjysmën e vitit të parë të jetës së vajzës.

“Nuk e di kush mendon ajo se jam unë, dhe nëse do ta ndiejë apo mbajë mend, kur unë të mos jem më, që jam nëna e saj,” shkruante ajo.

Njё luftë pa fund

Ajo hyri në remision, mori sërish kimioterapi, por sëmundja u rikthye. U përfshi në prova klinike, mori transfuzione gjaku, bëri një transplant tjetër nga një dhurues i panjohur dhe u përball me goditje të njëpasnjëshme. Sërish remision, sërish rikthim. Më pas u infektua me një formë të virusit Epstein-Barr dhe përjetoi komplikacione, ku qelizat e dhuruara sulmonin trupin e saj. Kur u kthye në shtëpi pas një qëndrimi në spital në tetor, ishte aq e dobët sa nuk mund t’i merrte në krah fëmijët.

Onkologu i saj i kishte thënë se, ndoshta, mund ta mbante gjallë edhe një vit tjetër.

Ajo shkruante edhe për peshën emocionale që ndiente ndaj nënës së saj: se kishte kaluar gjithë jetën duke u përpjekur të ishte “e mirë”, të mos e lëndonte apo mërziste kurrë, ndërsa tani kishte sjellë një tragjedi të re në jetën e familjes.

Një jetë në gazetari dhe mjedis

Tatiana Celia Kennedy Schlossberg lindi më 5 maj 1990 në Manhattan, si fëmija i mesëm i Caroline Kennedy dhe Edwin Schlossberg (dizajner dhe krijues në fushën e teknologjisë ndërvepruese). Ajo ndoqi shkollat private Brearley dhe Trinity në Manhattan, studioi histori në Yale (diplomuar më 2012) dhe përfundoi një master në histori në Oxford (2014).

Në fillimet e saj, ishte redaktore e “The Yale Herald” dhe raportere për “The Record” në New Jersey. Në vitin 2012 u vlerësua si “Rookie of the Year” nga New Jersey Society of Professional Journalists. Më pas iu bashkua “The New York Times” në 2014, ku punoi fillimisht në sektorin metropolitan dhe më vonë si reportere e shkencës dhe klimës.

Ajo raportoi për tema të ndryshme, nga çështje të përditshme lokale deri te ngjarje të rënda, përfshirë edhe pasojat e uraganit Sandy.

Libri i saj për “konsumin e padukshëm”

Në vitin 2019, Schlossberg botoi librin “Inconspicuous Consumption: The Environmental Impact You Don’t Know You Have”, ku trajtonte mënyrat si sjellja dhe zgjedhjet e përditshme të konsumatorëve ndikojnë negativisht klimën. Në vitin 2020, libri u nderua nga Society of Environmental Journalists. Ajo shpresonte që lexuesit të mos paralizoheshin nga ankthi klimatik, por të bënin ndryshime reale në zakone dhe mënyrën e jetesës.

Familja

Tatiana Schlossberg la pas prindërit, motrën dhe vëllanë, si edhe bashkëshortin e saj, George Moran (mjek urolog), me të cilin u njoh në Yale dhe u martua në vitin 2017. Çifti kishte dy fëmijë të vegjël.

Para se të sëmurej, ajo po përgatitej të niste punën për librin e saj të dytë, i fokusuar te ndryshimet klimatike dhe oqeanet. Në shkrimin e saj, ajo përmendte edhe lidhjen e disa trajtimeve mjekësore me kërkimin shkencor të mbështetur nga fondet publike — duke nënvizuar sa i rëndësishëm është financimi i kërkimit për jetët njerëzore.

(Burimi: The New York Times)

Postimi i mëparshëm

Emiratet e Bashkuara Arabe tërheqin forcat nga Jemeni pas përshkallëzimit tё situatёs me Arabinë Saudite

Postimi i rradhës

Një dhuratë nga e shkuara: Queen publikojnë një këngë të harruar me zërin e Freddie Mercury

Postimi i rradhës
Një dhuratë nga e shkuara: Queen publikojnë një këngë të harruar me zërin e Freddie Mercury

Një dhuratë nga e shkuara: Queen publikojnë një këngë të harruar me zërin e Freddie Mercury

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.