• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Trump “braktiset” edhe nga përkrahësi i tij më i madh – i madhi Joe Rogan

12 Mars, 2026
në Bota
Trump “braktiset” edhe nga përkrahësi i tij më i madh – i madhi Joe Rogan
25
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Podkasteri i njohur amerikan Joe Rogan, një nga figurat që simbolizoi më së miri koalicionin e gjerë që e çoi Donald Trump drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2024, po shfaq gjithnjë e më shumë distancë nga presidenti amerikan. Vetëm 16 muaj pas asaj mbështetjeje të bujshme, Rogan po kthehet në një nga kritikët më të zëshëm të disa prej politikave kryesore të Trump.

Rogan bëri bujё në prag të zgjedhjeve kur intervistoi Trumpin në podcast-in e tij dhe e mbështeti publikisht. Në të njëjtën kohë, shumë analistë kanë argumentuar se Kamala Harris bëri një gabim të madh strategjik duke mos u shfaqur në emisionin e tij, gjë që mund të ketë ndikuar negativisht në përpjekjen e saj për të fituar presidencën.

Por sot, Rogan po reflekton një problem gjithnjë e më të madh për Trump: ruajtjen e mbështetjes së koalicionit që e solli në pushtet. Që nga mesi i vitit 2025, ai është distancuar nga Trump në disa çështje madhore – pikërisht ato që sondazhet tregojnë se janë ndër dobësitë më të mëdha politike të presidentit amerikan.

Lufta me Iranin

Çështja më e fundit që ka shkaktuar përplasjen mes tyre është lufta me Iranin. Rogan tha se ndërhyrja ushtarake e vazhdueshme bie ndesh me premtimet kryesore të fushatës së Trump.

“Më duket e çmendur, duke pasur parasysh se mbi çfarë bëri fushatë. Ai premtoi fundin e luftërave të pakuptimta, dhe tani kemi një tjetër luftë për të cilën as nuk e kuptojmë qartë pse u nis”, tha Rogan.

Sipas tij, shumë mbështetës të Trump ndihen të tradhtuar, pasi presidenti kishte premtuar një politikë të jashtme më pak ndërhyrëse.

Rogan shtoi gjithashtu se ndërhyrja në Iran nuk ka një logjikë të qartë. “Nuk ka kuptim për mua – përveç nëse po veprojmë për interesat e dikujt tjetër, veçanërisht të Izraelit,” tha ai.

Sondazhet tregojnë se lufta me Iranin është gjerësisht jopopullore në SHBA. Shumica e amerikanëve e kundërshtojnë atë dhe votuesit e pavarur janë kundër në raport pothuajse dy me një.

Dosjet Epstein

Një tjetër çështje ku Rogan ka qenë shumë kritik është mënyra si administrata Trump ka trajtuar dosjet e Jeffrey Epstein.

Ai ka shprehur mosbesim të hapur ndaj pretendimeve të institucioneve amerikane se nuk ka prova për bashkёpunёtorёt e Epstein.

“Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha për manipulim që kam parë ndonjëherë,” tha Rogan, duke iu referuar deklaratës së FBI-së.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e paqartë dhe të pashpjeguar me të cilën Departamenti i Drejtësisë ka redaktuar dokumentet.

“Kjo duket shumë keq për administratën. Duket vërtet shumë keq,” tha ai.

Rogan madje kritikoi edhe Trumpin për faktin që e quajti çështjen një “mashtrim”, duke lënë të hapur mundësinë që presidenti mund të ketë qenë në dijeni të veprimtarisë së Epstein.

Një sondazh i CNN në janar tregoi se vetëm 6% e amerikanëve janë të kënaqur me informacionin që qeveria ka bërë publik për këtë çështje. Ndërkohë, një sondazh i Reuters-Ipsos tregoi se 65% e amerikanëve besojnë se qeveria po fsheh informacione për vdekjen e Epstein dhe 75% mendojnë se po fshehen edhe të dhëna për bashkёpunёtorёt e tij.

Emigracioni

Rogan ka kritikuar gjithashtu ashpër politikat e reja të emigracionit të administratës Trump.

Ai e quajti “të tmerrshme” dërgimin e emigrantëve pa dokumente në një burg të ashpër në El Salvador. Më vonë, ai tha se bastisjet ndaj emigrantëve që nuk kanë precedentë penalë janë “të çmendura”.

“Jo anëtarë kartelesh, jo kriminelë – por punëtorë ndërtimi, kopshtarë… njerëz të zakonshëm që po arrestohen,” tha Rogan.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që qytetarë amerikanë të pafajshëm të përfshihen në këto operacione.

“Shumë njerëz të pafajshëm do të kapen në këtë mes. Disa tashmë janë kapur,” tha ai.

Rogan madje bëri një krahasim të fortë me Gestapon naziste, duke kritikuar idenë e forcave të militarizuara që kontrollojnë njerëzit në rrugë.

“A do të bëhemi si Gestapo? ‘Ku i ke letrat?’ A kemi arritur deri këtu?” tha ai.

Popullariteti i politikave të Trump për emigracionin ka rënë ndjeshëm. Nga rreth 10 pikë pozitive një vit më parë, tani vlerësimi i publikut për to është rreth minus 10 pikë.

Tarifat tregtare

Edhe politikat tarifore të Trump janë kritikuar nga Rogan. Kur administrata vendosi tarifa ndaj Kanadasë vitin e kaluar, ai e quajti vendimin “budallallëk”.

“Duhet të bëhemi sërish miq me Kanadanë. Është absurde kjo përplasje. Është konflikti më idiot që mund të imagjinohet,” tha ai.

Ai shtoi se është i shqetësuar për ndikimin e tarifave në ekonomi. “Këto tarifa janë një ndryshim shumë radikal dhe më trembin,” tha Rogan.

Trump nuk kundërpërgjigjet

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme, Trump nuk ka reaguar ashpër ndaj Rogan – diçka e pazakontë për presidentin amerikan.

Në një intervistë për NBC News muajin e kaluar, Trump tha se kishte folur së fundmi me të.

“Mendoj se është një djalë i shkëlqyer dhe besoj se edhe unё i pëlqej atij,” tha Trump.

Ai shtoi gjithashtu se problemi i administratës së tij nuk është puna që po bën, por mënyra se si e komunikon atë.

“Unë mendoj se po bëjmë një punë fenomenale, por nuk jemi shumë të mirë në marrëdhënie me publikun,” tha ai.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Liban: Bejruti një shesh dhe përshesh i luftës në Lindjen e Mesme – 800 mijë të shpërngulur nga shtëpitë

Postimi i rradhës

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë bakteret e zorrëve deri në 8 vjet

Postimi i rradhës
Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë bakteret e zorrëve deri në 8 vjet

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë bakteret e zorrëve deri në 8 vjet

  • Më të fundit
Pushimet verore në rrezik: biletat e avionit pritet të shtrenjtohen dhe fluturimet të anulohen

Pushimet verore në rrezik: biletat e avionit pritet të shtrenjtohen dhe fluturimet të anulohen

20 Mars, 2026
A po zgjerohet “rrjeta” e drejtёsisё amerikane? Një tjetër president nën hetim për narkotrafik

A po zgjerohet “rrjeta” e drejtёsisё amerikane? Një tjetër president nën hetim për narkotrafik

20 Mars, 2026
Trump kërcënon botën me tarifa për Groenlandën: “O me ne, ose paguani”

“Plan sekret në Arktik”: Danimarka gati të shkatërronte aeroportet e Groenlandës për të ndalur një pushtim të mundshëm amerikan

20 Mars, 2026
Shuhet “rivali” legjendar i Bruce Lee: Chuck Norris, artist i filmit dhe kinematografisë, shuhet në moshën 86-vjeçare

Shuhet “rivali” legjendar i Bruce Lee: Chuck Norris, artist i filmit dhe kinematografisë, shuhet në moshën 86-vjeçare

20 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Pushimet verore në rrezik: biletat e avionit pritet të shtrenjtohen dhe fluturimet të anulohen

Pushimet verore në rrezik: biletat e avionit pritet të shtrenjtohen dhe fluturimet të anulohen

20 Mars, 2026
A po zgjerohet “rrjeta” e drejtёsisё amerikane? Një tjetër president nën hetim për narkotrafik

A po zgjerohet “rrjeta” e drejtёsisё amerikane? Një tjetër president nën hetim për narkotrafik

20 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.