• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Ukraina mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit dhe akuzon Rusinë për sabotim të bisedimeve të paqes

30 Dhjetor, 2025
në Bota, Politikë
Ukraina mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit dhe akuzon Rusinë për sabotim të bisedimeve të paqes

Foto: Reuters

13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e Rusisë se ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar akuzën si një “gënjeshtër tipike ruse” që synon të minojë procesin e paqes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Moska po përpiqet të krijojë justifikime për të vazhduar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës dhe për të sabotuar bisedimet diplomatike që janë në zhvillim. “Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme,” shkroi Zelensky në platformën X.

Akuzat u bënë publike nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili pretendoi se Ukraina kishte nisur gjatë natës 91 dronë me rreze të gjatë veprimi drejt rezidencës shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit. Sipas Lavrovit, të gjithë dronët u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, pa shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Lavrov paralajmëroi se Rusia do të rishikojë pozicionin e saj në negociatat e paqes, duke e përshkruar Kievin si një “regjim kriminal” që po ndjek “politika terrorizmi shtetëror”. Megjithatë, ai shtoi se Moska nuk ka ndërmend të tërhiqet nga bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij, Zelensky theksoi se Rusia ka një histori sulmesh ndaj objektivave civile dhe qeveritare në Kiev dhe se akuzat aktuale janë pjesë e një strategjie dezinformimi. Ende nuk dihet se ku ndodhej Vladimir Putin në momentin e sulmit të supozuar.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Zelenskyt në Florida, ku u diskutua një plan i rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. Zelensky deklaroi se SHBA-të i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, ndërsa Trump tha se marrëveshja për këtë pikë është e përfunduar rreth 95%.

Sipas Kievit, çështjet kryesore që mbeten ende të pazgjidhura janë territoret e pushtuara, përfshirë rajonin e Donbasit dhe centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i cili ndodhet nën kontroll rus. Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 75% të Donetskut dhe pothuajse të gjithë Luhanskun.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti Trump ka zhvilluar një telefonatë “pozitive” me Vladimir Putinin pas bisedimeve SHBA–Ukrainë. Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se Putini i kishte komunikuar Trumpit për sulmin e dyshuar dhe se presidenti amerikan ishte “i zemëruar” dhe “i tronditur” nga informacioni.

Trump më vonë pranoi se kishte dëgjuar për incidentin nga Putini, por shtoi se ende nuk ka prova të verifikuara. “Mund të zbulojmë se ndoshta sulmi nuk ka ndodhur fare – edhe kjo është e mundur,” tha ai, duke lënë të hapur dyshimet mbi versionin rus të ngjarjes.

(Burimi: BBC)

Postimi i mëparshëm

Kubë: Epidemia e dengës dhe çikungunjës mund të ketë shkaktuar mbi 8,700 vdekje

Postimi i rradhës

Dy fjalë që duhen shmangur kur vendosim objektivat e Vitit të Ri

Postimi i rradhës
Dy fjalë që duhen shmangur kur vendosim objektivat e Vitit të Ri

Dy fjalë që duhen shmangur kur vendosim objektivat e Vitit të Ri

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.