• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

“Ulje e fshehtë dhe e shënjestruar”: Kushtetuesja rrëzon formulën e qeverisë për pagat e magjistratëve, i lë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026

17 Shkurt, 2026
në Drejtësi-Ligj, Politikë
“Ulje e fshehtë dhe e shënjestruar”: Kushtetuesja rrëzon formulën e qeverisë për pagat e magjistratëve, i lë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026
21
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese i dha sot të drejtë thelbit të ankesës së Unionit të Gjyqtarëve: edhe kur një pagë “nuk ulet” në shifër nominale, ajo mund të ulet realisht – dhe kjo, sipas Gjykatёs Kushtetuese, ka ndodhur me magjistratët pas ndërhyrjes ligjore të vitit 2023.

Në vendimmarrjen e njoftuar sot, Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën, por goditja kryesore është e qartë: ajo shfuqizoi pjesë të ligjit nr. 33/2023 (ndryshimet në ligjin nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve), duke arsyetuar se formula e re ka sjellë një “ulje të fshehur të shënjestruar” të pagës së magjistratit – pra, një ndërhyrje që bie ndesh me nenin 138 të Kushtetutës, i cili garanton se paga dhe përfitimet e gjyqtarit “nuk mund të ulen”, përveç rasteve të parashikuara shprehimisht.

Pse “ulje e fshehtë”, kur paga nominalisht nuk u zvogёlua?

Gjykata thotë se problemi nuk është vetëm shifra e rrogës sot, por vlera reale e saj në raport me:

  • rritjen ekonomike dhe të ardhurat buxhetore pas 2016-ёs,
  • rritjen e çmimeve (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë),
  • politikat shtetërore për rritje pagash në sektorin publik e privat.

Sipas Gjykatës, ligji nr. 33/2023 e “ngriu” pagën e magjistratit, ndërkohë që referencat e tjera (si paga e shërbimit civil në formulën e vjetër dhe paga e Presidentit në formulën e re) pësuan rritje domethënëse. Pra, edhe nëse rezultati i formulës së re “nuk dilte më i ulët” në euro apo lekë absolute sesa më parë, në realitet ai prodhoi një efekt negativ të qëllimshëm: magjistratët u lanë jashtë rritjeve që ndodhën për pjesën tjetër të sistemit, duke ulur fuqinë blerëse të pagës së tyre.

Për Gjykatёn, kjo është pikërisht ajo që Kushtetuta e ndalon: ulje “e drejtpërdrejtë ose e fshehur”, sidomos kur është e “shënjestruar”.

Në gjuhë të thjeshtë: qeveria ndryshoi “metrin” me të cilin llogaritet paga, duke e bërë të tillë që magjistrati të mos përfitonte nga dinamika e rritjeve që po ndodhnin, dhe kjo – thotë Gjykata –cenon garancinë kushtetuese që paga e gjyqtarëve është një shtyllë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Edhe pse në vendim thuhet “pranim pjesërisht”, rezultati politik dhe kushtetues është një: Gjykata rrëzoi sot sёrish qeverinë dhe i jep Kuvendit detyrë të rregullojë pagat sipas standardeve kushtetuese. Për këtë, i vendosi edhe një afat: deri më 31.07.2026 Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore, sipas arsyetimit të vendimit.

Gjykata gjithashtu e lidh efektin financiar me datën 01.04.2023, sepse ligji nr. 33/2023 kishte parashikuar rregullim prapaveprues (formula e re llogaritej që nga ajo datë). Kjo do të thotë se kur Kuvendi të miratojë ligjin e ri, duhet të mendojë edhe një skemë të arsyeshme për pagesat e prapambetura për periudhën nga 1 prilli 2023 deri në hyrjen në fuqi të rregullimit të ri.

Në thelb, referuar tё paktёn njoftimit qё bёri sot Gjykata Kushtetuese, ligjvënësi ka diskrecion të zgjedhë formulën e referencës, por ky diskrecion ka kufij. Formula duhet të jetë objektive, e parashikueshme, e qëndrueshme dhe transparente – dhe mbi të gjitha, të mos lejojë ulje reale të pagës, sepse kjo prek pavarësinë e gjyqtarit dhe balancën e pushteteve.

Më poshtë, njoftimi i plotë i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese:

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t’i trajtojë ato në këndvështrim të nenit 138 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”, përveçse në rastet e parashikuara shprehimisht nga kjo dispozitë. Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Shpërblimi financiar, si një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të vetë pushtetit gjyqësor, parim ky i lidhur pandashmërisht me atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, duhet t’i përgjigjet rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.

Në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, kur shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, Gjykata theksoi se ligjvënësi, brenda hapësirës së tij normuese, ka diskrecion për formulën e referencës (në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë), duke qenë kjo një çështje që i përket oportunitetit të tij. Megjithatë, në ushtrimin e kësaj kompetence në plotësimin e kuadrit ligjor, ai duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar, në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim, përveçse kur verifikohet përjashtimi i nenit 138, shkronja “a”, të Kushtetutës.

Në këto kushte, referuar përmbajtjes së nenit 138 të Kushtetutës, ashtu edhe vendimit të saj nr. 35, datë 22.11.2022, Gjykata shtroi për zgjidhje pyetjen nëse zgjedhja e formulës aktuale është bërë në përputhje me qëllimin dhe objektivin e synuar dhe në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë. Për këtë qëllim, Gjykata vlerësoi se parimet dhe standardet nga të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi në ushtrimin e diskrecionit për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve, të cilat përbëjnë, njëkohësisht, edhe kufijtë e atij diskrecioni, synojnë, ndër të tjera: të ndalojnë uljen, të drejtpërdrejtë ose të fshehur, të shënjestruar të pagave dhe mbrojtjen ndaj instrumenteve që përmbajnë “elemente diskrecionale”; që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit; të ndalojnë ose kufizojnë uljen e pagës dhe/ose të caktojnë mekanizimin e rritjes/indeksimit të pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale sipas kostos së jetesës. Me fjalë të tjera, parashikimet ligjore të formulës duhet të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, në mënyrë që të përjashtojnë çdo ndërhyrje arbitrare nga pushtetet e tjera dhe t’i shërbejnë pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Gjykata, në përputhje me standardet kushtetutese të lartpërmendura, vlerëson se edhe pse është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme të pagave mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, mbrojtja kushtetuese që ofron neni 138 i Kushtetutës nuk lejon, në thelb, rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehtë.

Gjykata konstatoi se paga e gjyqtarit/magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshime, por vetëm problematika të zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Nga ana tjetër, pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur në vijim, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur; fenomenet globale (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë) kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Autoritet shtetërore bazuar në këto faktorë ekonomikë, krahas të tjerash, kanë kanë ndërmarrë politika shtetërore për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ligji nr. 33/2023, i cili pagën e magjistratit e la të pandryshuar në dallim nga paga e nëpunësve të shërbimit civil (referenca e vjetër e formulës) dhe ajo e Presidentit të Republikës (referenca e re e formulës), që pësuan rritje domethënëse. Në këtë kuptim, ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.

Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Gjithashtu, duke konsideruar se ligji nr. 33/2023 parashikonte rregullim prapaveprues pasi formula e re përllogaritej nga data 01.04.2023, Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten po nga data 01.04.2023, duke përcaktuar një skemë të arsyeshme përshtatjeje për pagesat e prapambetura për periudhën nga data 01.04.2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i mëparshëm

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje? Dakordësi për parimet, por pengesat mbeten

Postimi i rradhës

Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

Postimi i rradhës
Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

  • Më të fundit
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

25 Shkurt, 2026
Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

25 Shkurt, 2026
Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.