• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
në Investigim
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK
0
Shpërndarë
124
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Më 5 janar doli Fletorja e parë zyrtare për këtë vit. Ajo mban numrin 1. Brenda saj “shkëlqen” Urdhri i Ministrit të Bujqësisë Andis Salla me numër 1366, datë 17.12.2025.

Urdhri ka titull: “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për regjistrat e hyrjeve dhe të daljeve nga operatorët të cilët mbajnë produkte vere në ushtrimin e tregtisë së tyre”. Bashkë me të ministri Salla nxjerr edhe një tjetër urdhër shoqërues me numër 1367 “Për regjistrin e vreshtave”. Urdhri, thuhet se është përafruar pjesërisht me dy Rregullore të Komisionit të BE-së.

Në dukje, bëhet fjalë për akte teknike, që i impononte Ligji “Për vreshtarinë dhe verën”, me numër 86/2022, që ka hyrë në fuqi në janar 2023. Aktet nënligjore të këtij ligji duhet të dilnin brenda 6 muajve, por ato u harruan. Asnjë urdhër në 2023, asnjë në 2024, asnjë gjatë gjithë vitit 2025.

Nenet e ligjit qё kanё shёrbyer si bazё pёr nxjerrjen e urdhrit

Pas dy vitesh e gjysmë harrese, më 17 dhjetor 2025, ligji për vreshtarinë dhe verën prodhoi një akt që mban “erë”, por jo aromë të llojit “Super Tuscans”.

Më 16 dhjetor 2025, SPAK njoftoi për ekzekutimin e disa urdhër-arresteve lidhur me hetime për tenderët e AKSHI-t, ku përfshihej mes të tjerëve edhe biznesmeni Ergys Agasi. BKH zhvilloi kontrolle në banesat dhe ambientet e biznesit të tij, ku u njoftua se u gjetën dhjetëra shishe verë luksoze pa pullë fiskale, me një vlerë të përllogaritur rreth 3 milionë euro. Pamjet e verërave të konstatuara nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bënë xhiron e rrjetit.

U tha që, me urdhër të një prokurori të Prokurorisë së Tiranës, u vendos sekuestrimi i menjëhershëm i shisheve për shkak të mungesës së pullave fiskale dhe dyshimeve për shmangie të detyrimeve tatimore. Për këtë proces bllokimi, hetuesit njoftuan Drejtorinë e Hetimit Tatimor, si struktura kompetente që merret me vlerësimin financiar të mallrave kontrabandë.

Në datën 21 dhjetor, një gazetar investigativ raportoi se shishet me verën e bujshme “avulluan”. Ato u zhdukën nën hundën e policisë, nga vendi ku ishin në ruajtje. Për këtë “rrëmbim” shishesh u shpall në kërkim Eno Agasi, kushëri i parë i pronarit të verës pa pullë, Ergys Agasi.

Në mes të aksionit të BKH-së, më 17 dhjetor, ministri i Bujqësisë firmos me urgjencë një urdhër që rregullon pikërisht regjistrimin e verës së mbajtur nga operatorët ekonomikë.

Një tempizëm i përkryer, kur shteti prodhon një akt rregullativ për “verën”, në të njëjtën ditë kur ajo sekuestrohet nga SPAK.

Urdhri i ministrit Salla përcakton format konkrete të regjistrave, mënyrën e mbajtjes dhe dokumentacionin shoqërues të produkteve të verës. Deri më 17 dhjetor 2025, ky mekanizëm me vlerë të madhe juridike për të arratisurit prej SPAK nuk ekzistonte. Ligji ishte aty, por shteti kishte zgjedhur të mos e zbatonte. Ky boshllëk i krijuar qëllimisht për më shumë se dy vjet sot i shërben drejtpërdrejt një çështjeje penale, duke e zhvendosur verën nga kategoria e provës materiale të krimit në një stok të paregjistruar për shkak të mungesës së aktit nënligjor.

Kjo histori nuk sheh vetëm firmën e ministrit të “pafajshëm” Andis Salla. Një zinxhir i gjatë zyrtarësh gjenden të ngjitur pas saj. Urdhri me firmë ministri është hallka e fundit. Akti është propozuar fillimisht nga një drejtori teknike, më pas është protokolluar në ministri, e pas këtij procesi me disa emra, firma dhe njerëz, urdhri është dërguar në Qendrën e Botimeve Zyrtare për botim. Çdo hallkë ka datë, ka orë dhe përgjegjësi. Një grup “komplotistësh” janë pas shisheve të verës së shtrenjtë.

Njerëz, regjistra protokolli, akte brenda aktesh do “flasin” kur është hartuar realisht ky urdhër. Pse nuk është propozuar për t’u konkluduar që në vitin 2023? Pse është mbajtur aq gjatë dhe pse aktivizohet pikërisht në ditët kur hetimi i SPAK po prodhon prova materiale? Po aq domethënëse është edhe data e botimit të urdhrit në Fletoren Zyrtare: 5 janar 2026. Sikur shteti të kishte pritur ndërrimin e vitit për ta “pastruar” juridikisht situatën. Edhe këtu, një rastësi fatlume lidh avokatin, klientin e tij, me botuesen e aktit “shpëtimtar”: drejtoresha e QBZ-së është bashkëshortja e avokatit.

Më 23 dhjetor, dy ditë pas “rrëmbimit” të koleksionit të verës, avokati i të arratisurit të drejtësisë deklaroi për median: “Klienti im ndodhet jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi, dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë.”

SPAK po heton. A e ka “peshkuar” këtë skandal të izoluar? Institucionet dhe zinxhirin administrativ që prodhoi një akt “alibi” në momentin e duhur, datën e duhur, me njerëzit e duhur? Koha do ta tregojë.

Ajo do zbulojë edhe nëse urdhëri i Ministrit të Bujqësisë është shndërruar në mburojë ligjore, për të ndihmuar një “fuxhitiv” të drejtësisë. Do ishte ndërhyrje e skajshme kjo, e pushtetit ekzekutiv në një hetim në zhvillim. Atëherë pyetjet për verën e shtrenjtë nuk do ngjallnin më kureshtje, kuriozitet, sepse ato do t’i linin vendin pyetjes së madhe: A u përdor ligji për të zhbërë provën e krimit?

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Si do e ndajnë perandorinë e pronave Nicole Kidman dhe Keith Urban: 210 milionë £ pasuri, zbulohet marrëveshja e divorcit

Postimi i rradhës

“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

Postimi i rradhës
“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

  • Më të fundit
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

January 8, 2026
Rregulli 3-6-9 në njё marrëdhënie: si koha të ndihmon të kuptosh nëse një lidhje ka të ardhme

Rregulli 3-6-9 në njё marrëdhënie: si koha të ndihmon të kuptosh nëse një lidhje ka të ardhme

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.