• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Wrong Project – Projekti i gabuar: Goditje e paligjshmërisë apo ekzibicion shtetëror?

November 5, 2025
në Aktualitet, Video
Wrong Project – Projekti i gabuar: Goditje e paligjshmërisë apo ekzibicion shtetëror?
0
Shpërndarë
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në një Tiranë që ndërtohet e shembet çdo ditë, ku vila luksoze ngrihen më shpejt se një banesë sociale, operacioni i radhës i Policisë së Shtetit u pagëzua me emrin “Wrong Project”. Një emër i huazuar nga anglishtja, që në përkthim do të thotë “Projekti i gabuar” — por që, për ironi, ngjalli më shumë pyetje për vetë kuptimin e tij sesa për rezultatet e operacionit.

Nuk kuptohet pse Policia e Shtetit, për hetime apo operacione të ndryshme të sajat, përdor gjithnjë emërtesa të huazuara nga anglishtja ose letërsia rozë. Serioziteti i një aksioni policor bie kur dëgjohet identifikimi i tij me një fjalë apo shprehje të papërshtatshme.

“Wrong Project”, që do të thotë “Projekti i gabuar”, nuk ka të bëjë as me vetë goditjen që ka synuar operacioni policor i nisur më 3 nëntor, kur të gjithë e kishin mendjen tek Gjykata Kushtetuese. Ndërtimi gjigand pa leje në Farkë nuk është projekt i gabuar — por shpërthim i ekzagjeruar nga projekti fillestar.

Arrestimet dhe operacioni “Wrong Project”

Më 3 nëntor, forca të shumta të Inspektoratit Kombёtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë Bashkiake rrethuan një kantier ndërtimi në zonën e Farkës, ku vila dy e trekatëshe kishin marrë formë luksoze mbi themele letrash të dyshimta. Rezultati: arrestimi i pesë inspektorëve të IMT-së së Tiranës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, dhe dy inxhinierëve të subjektit ndërtues për “ndërtim të paligjshëm”.

Në pranga ranë Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi, ndërsa u shpallën në kërkim disa të tjerë, mes tyre bashkadministratorët e kompanisë ndërtuese dhe arkitektja e projektit. Sipas policisë, këta persona kishin lejuar ndërtimin pa leje të tre objekteve në një zonë rezidenciale të Saukut.

Operacioni, i koduar “Wrong Project”, u zhvillua fillimisht në terren në prani të ministres së Brendshme Albana Koçiu, nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Blendi Sula, të shoqëruar prej drejtorëve të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së — një skenë që më shumë se në ndërhyrje, të kujtonte një show publik përpara kamerave.

Përplasja e versioneve

Në një kthesë të papritur të ngjarjes, kompania “Austrian Construction Albania” reagoi duke përgënjeshtruar Policinë. Sipas saj, ndërtimet nuk ishin pa leje, por pjesë e një kompleksi të miratuar nga Bashkia e Tiranës për 33 vila, prej të cilave 31 janë tashmë të përfunduara. Në dokumentet e publikuara nga kompania, leja e ndërtimit mban firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe përfshin detaje të sakta mbi sipërfaqet, taksat dhe detyrimet sociale.

Në të njëjtën kohë, pyetja që mbetet pezull është: si mund të ketë ndërtim “pa leje”, kur vetë Bashkia e Tiranës ka miratuar lejen? Apo ndoshta “projekti i gabuar” nuk qëndron tek vilat, por tek mënyra si institucione të ndryshme lexojnë të njëjtin dokument, secili për llogari të vet?

Show apo shtet?

Pamjet e operacionit “Wrong Project” të kujtojnë një ekzibicion institucional, një shfaqje ku protagonistët zyrtarë kërkojnë të tregojnë “forcën e shtetit”, ndërsa në prapaskenë, njerëzit e zakonshëm shohin të njëjtin film të vjetër: ndërtime që rriten, shemben, legalizohen, pastaj akuzohen, por rrallëherë ndëshkohet dikush me peshë. Në prapaskenë të këtij “Projekti të gabuar” disa media online përmendin një ish-deputet të Partisë Socialiste, “vilat po ndërtoheshin nga Vladimir Kosta”.

Kosta njihet si pronari i ndërtimit të godinës “Sky Tower”, objekt shumëkatësh me një kupolë të veçantë rrotulluese nё majёn e saj. Godina eshte në hyrje të zonёs së quajtur “Ish-Blloku” në Tiranë, njё nga zonat mё tё shtrenjta dhe tё frekuentuara tё Tiranёs.

 “Sky Tower” është ndërtuar rreth vitit 2000 dhe ishte ndërtesa më e lartë në Shqipëri në atë kohë me 17 kate. Nga viti 2020, gjatë Pandemisë se Covid 19 deri nё 2022, ndërtesa u rrit me të paktën katër kate, me restorantin rrotullues që duhej t`i linte vendin kateve shtesё dhe tё rindёrtohej pёrsёri.

Ndёrtimi sipas akuzave ndёrpartiake pretendohej se filloi pa lejen pёrkatёse, çka ka ndezur edhe një debat politik në Shqipëri nё atё kohё. Katet me gjithё kupolёn sipёr tyre pёrfunduan dhe Sky Tower bashkё me çatinё me restorantin rrotullues sipёr saj, ёshtё mz i popullarizuar se mё parё nga turistё dhe klientё tё shumtё, pёr vetё pamjet shumё të mira qё orienton mbi kryeqytet.

Debati pёrfundoi bashkё me katet shtesё.

E njёjta situatё me operacionin “Wrong Project”. A do shemben ose konfiskohen vilat shtesё, apo do pёrfundojё edhe ky “zgjim” mediatik si ai pёr katet fluturuese te “Sky Tower”.

Në fund, pavarësisht arrestimeve, njoftimeve apo deklaratave, thelbi mbetet i njëjtë: në Shqipëri, ndërtimi pa leje nuk është tabu, as krim. Shpesh shfaqet si njё “Projekt i gabuar” kur bie ndesh me interesat e njё pushteti apo njeriu tё veshur me kёtё petk.

Në pritje të zhvillimeve të hetimeve, kёrkimeve tё personave “nё kёrkim”, mbetet për t’u parë nëse “Projekti i gabuar” ishte vërtet një ndërtim pa leje apo një goditje e nxituar që do të zbulojë më pas tё vёrteta tё tjera rreth tij.

Video e aksionit publikuar nga Policia e Shtetit

Postimi i mëparshëm

Luhatjet e valutave – Dollari amerikan forcohet lehtë ndaj lekut

Postimi i rradhës

Në emër të Kushtetutës

Postimi i rradhës
Në emër të Kushtetutës

Në emër të Kushtetutës

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.