Dy kompozime që për dekada janë konsideruar anonime, tani i janë atribuar me siguri Johann Sebastian Bach dhe janë shpalosur sot në një ceremoni në St. Thomas Church, Leipzig të Gjermanisë.
Veprat në fjalë janë titulluar “Chaconne in D minor BWV 1178” dhe “Chaconne in G minor BWV 1179”, dhe tani janë zyrtarisht të shtuara në katalogun e veprave të Bach.
Dorëshkrimet kanë qënë në dorë të studiuesve për shumë kohë, që kur u gjetën në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikës në vitin 1992, por vetëm tani studiuesi kryesor Peter Wollny nga Bach‑Archiv Leipzig mundi të lidhë pjesëzat për t’ia atribuar me siguri Bach.
Në interpretimin e parë publik, të pranishmit në Leipzig dëgjuan me admirim këto vepra të sapoidentifikuara.
Muzikologët dhe organistët i cilësojnë si “shtesë të rëndësishme për repertorin” dhe si një dëshmi e hershme e talentit të Bach.
Zbulimi përforcon edhe më tej statusin e Leipzig-ut si qendër kryesore e studimeve mbi Bach dhe ringjall shpresën se ndoshta edhe vepra të tjera të humbura mund të gjinden në arkiva të harruara.






