• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Zelensky: Sulmet në Kiev dëshmojnë se Rusia nuk kërkon paqe

December 28, 2025
në Aktualitet, Bota
Zelensky: Sulmet në Kiev dëshmojnë se Rusia nuk kërkon paqe
0
Shpërndarë
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulmi masiv rus ndaj Kievit dy netë më parë është një provë e qartë se Moska “nuk dëshiron paqe”, në një moment kur pritet rifillimi i bisedimeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Komentet Zelensky i bëri teksa ishte rrugës drejt Floridës, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, për të diskutuar një plan të ri paqeje me 20 pika, të hartuar nga përfaqësues amerikanë dhe ukrainas.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi rus që zgjati rreth 10 orë përfshiu raketa dhe dronë të shumtë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e të paktën 32 të tjerëve. Dëmet në infrastrukturën energjetike lanë rreth 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe zonat përreth pa ngrohje, në kulmin e dimrit, bëri të ditur ministri ukrainas i Zhvillimit Rajonal, Oleksiy Kuleba.

Zelensky tha se Rusia përdori pothuajse 500 dronë dhe rreth 40 raketa, duke goditur jo vetëm objektiva energjetike, por edhe infrastrukturë civile. “Përfaqësuesit rusë flasin për negociata, por në realitet janë raketat dhe dronët që flasin në emër të tyre”, shkroi ai në Telegram. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka asnjë vullnet për t’i dhënë fund luftës.

Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të reagojnë me vendosmëri. “Amerika e ka këtë mundësi, Evropa e ka këtë mundësi, partnerët tanë e kanë këtë mundësi. Duhet treguar forcë ndaj agresionit”, theksoi Zelensky.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës njoftoi se 68 persona u evakuuan nga një azil pleqsh në rrethin lindor Darnytskyi të Kievit. Pamjet nga vendngjarja treguan ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë dhe shtëpi të përfshira nga flakët. Mes objekteve të goditura ishte edhe pallati ku banon gazetarja e BBC-së, Anastasiya Gribanova, e cila shpëtoi pa lëndime.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se kishte përdorur armë precize me rreze të gjatë veprimi për të goditur objekte energjetike që, sipas saj, përdoreshin nga ushtria dhe industria ushtarake ukrainase. Moska pretendoi gjithashtu se kishte rrëzuar rreth 200 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë edhe zonën e Moskës.

Sulmi vuri në gatishmëri edhe Poloninë, e cila ngriti avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të afërsisë me hapësirën ajrore ukrainase, megjithatë autoritetet polake konfirmuan se nuk pati shkelje të territorit të tyre.

Në planin diplomatik, drafti i ri me 20 pika për paqen është një version i rishikuar i një propozimi të mëparshëm me 28 pika, i cili ishte kritikuar si shumë i favorshëm për Rusinë. Zelensky e ka quajtur dokumentin e ri “themelor për përfundimin e luftës”, ndërsa Trump ka paralajmëruar se asgjë nuk është përfundimtare pa miratimin e tij.

Sipas mediave amerikane, plani përfshin garanci sigurie nga SHBA-të, NATO-ja dhe aleatët evropianë, për një reagim të koordinuar në rast të një agresioni të ri rus. Çështja e kontrollit të rajonit lindor të Donbasit mbetet pika më e ndjeshme, megjithëse Zelensky ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të një “zone të lirë ekonomike” si kompromis.

Trump ka deklaruar se pret ta shqyrtojë draftin e ri dhe se beson se ai mund të pranohet si nga Zelensky, ashtu edhe nga presidenti rus Vladimir Putin, me të cilin tha se pret të flasë “së shpejti”.

(Burimi: BBC)

Postimi i mëparshëm

Brigitte Bardot, gruaja që u bë mit – dhe zgjodhi të largohej

Postimi i rradhës

Anija turistike “Coral Adventurer” përplaset me shkëmb në udhëtimin e parë pas incidentit fatal

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.