• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

January 8, 2026
në Drejtësi-Ligj
“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës
0
Shpërndarë
46
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Listës së gjatë të ministrive dhe institucioneve shtetërore që punësojnë persona jashtë strukturës, në formën e “këshilltarëve”, apo anёtarёve tё bordeve të paguara nga buxheti i shtetit, i shtohen edhe institucione me “vetëfinancim” në varësi të Kryeministrit. Ky zgjerim i skemës së “këshillimeve të jashtme” është propozuar nga vetë ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, dhe është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 840, datë 30 dhjetor 2025.

Vendimi në fjalë ndërhyn në VKM-në bazë nr. 893, të vitit 2014, e cila rregullon organizimin dhe funksionimin e kabineteve ndihmëse dhe strukturën e brendshme të institucioneve të administratës shtetërore. Me ndryshimin shtohet një dispozitë e re që parashikon krijimin e këshillave të ekspertëve pranë çdo institucioni me vetёfinancim nё varёsi tё Kryeministrit, si një strukturë shtesë këshilluese jashtë administratës së rregullt.

Sipas këtij rregullimi të ri, këshillat do të përbëhen nga 3 deri në 5 anëtarë, të emëruar drejtpërdrejt, për një mandat dyvjeçar me të drejtë riemërimi. Anëtarët e këtyre këshillave do të paguhen, duke krijuar kështu një nivel të ri shpenzimesh dhe një mekanizëm paralel këshillimi për çdo institucion.

Në letër, ndërhyrja prezantohet si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e vendimmarrjes, për të rritur ekspertizën në hartimin e politikave publike dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit.  Në praktikë, ky ndryshim hap një sërë pikëpyetjesh serioze:

A nevojiten këto struktura hibride?

Si do mbivendosen ato me funksionet ekzistuese të administraёs?

A ka rrezik të shndërrohen në një mekanizëm emërimesh dhe pagesash pa transparencë dhe pa llogaridhënie?

Sipas VKM-së, këshillat do të merren me vlerësimin dhe dhënien e mendimeve për çështje të fushës së përgjegjësisë së institucionit, do bëjnë propozime për iniciativa ligjore dhe nënligjore, do adresojnë problematika që lidhen me politikat shtetërore, do paraqisin rekomandime për zgjidhje konkrete. Kjo “përplas” disa pyetje akoma më të rënda:

Nëse do kenë këto kompetenca, që janë detyrat bazë të drejtorive, sektorëve dhe specialistëve të institucioneve shtetёrore, atëherë përse zyrtarët aktualë të shtetit duhet të paguhen nga buxheti i shtetit për t’i kryer ato?

Përse nevojiten 3 deri në 5 “super” persona shtesë për çdo institucion, të sjellë nga jashtë administratës, për të bërë të njëjtën punë?

Përse këta “super” ekspertë duhet të emërohen pa asnjë procedurë të hapur, pa konkurrim, pa kritere transparente përzgjedhjeje, por thjesht me “peshkim personalitetesh” sipas vlerësimit të drejtuesit tё institucionit?

Qoka Antikorrupsion

Propozimi i ministres Antikorrupsion, e cila deri sot nuk ka adresuar asnjë rast korrupsioni në SPAK, është thjesht një mekanizëm klasik qokash politike, tashmë të ligjëruara me VKM.

Një ministёr apo drejtues institucioni do emërojë kë të dojë, për sa kohë formalisht plotësohet kriteri i përvojës, dhe buxheti i shtetit merr përsipër pagesën e “super” ekspertit.

Skandal? Në vend që të forcohet administrata ekzistuese, me aq shumë probleme, krijohet kjo shtresë paralele me “zengjinë” të mirëpaguar, pa asnjё përgjegjësi ligjore, me mision “fut lekët në xhep dhe buzëqesh”.

Përgjegjësia zero? Ndërsa punonjësit e administratës publike i nënshtrohen ligjit për nëpunësin civil, me detyrime dhe përgjegjësi disiplinore dhe penale, këta “ekspertë” të jashtëm, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Kush do i mbajë ata përgjegjës nëse ndikojnë në vendimmarrje të gabuara, në rrjedhje informacioni, apo në favorizime të paligjshme?

Zhvatje me stil

Në teori, institucionet me “vetëfinancim” në varësi të Kryeministrit nuk rëndojnë buxhetin e shtetit. Në praktikë, ato financohen nga tarifat dhe shërbimet e shtrenjta që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve – siç është rasti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që për veprime elektronike në “sistem” kërkon miliona euro për mirëmbajtjen e tij. Pavarësisht emrit, burimi i parave mbetet po ai: xhepi i qytetarit.

Një tufë e re “mirëmbajtësish” me emrin “ekspertë” do i shtohet një administrate tashmë të mbingarkuar me struktura dhe njerëz, ndërkohë që askush nuk shpjegon dot se, pse punonjësit ekzistues nuk janë në gjendje t’i kryejnë vetë këto funksione që kërkojnë të tjerë ekspertë.

VKM-ja nxjerr lakuriq kontradiktën e fortë institucionale. Nga njëra anë, administrata publike përbëhet nga struktura, drejtori dhe specialistë të paguar për të analizuar politika, për të hartuar akte ligjore dhe për të këshilluar vendimmarrjen. Nga ana tjetër, i njëjti sistem deklaron praktikisht se kjo administratë nuk mjafton, duke hapur rrugë për emërime të reja, të paguara, jashtë çdo procesi kompetitiv.

Çështja e përgjegjësisë, një “zhveshje” më vete. Ndërsa nëpunësit civilë veprojnë nën një regjim të qartë ligjor, këta “ekspertë” të jashtëm mbeten në një zonë gri: ata ndikojnë në vendimmarrje, por pa mbajtur asnjë barrë reale.

Dhe kjo skemë e “zhvatjes me stil” të ca parave më tepër nga buxheti “sufiçit” i shtetit, është propozuar për ironi nga ministria që mban në emër dhe nё zemër “antikorrupsionin”. VKM-ja kishte një propozim dhe frymëzim. Ideja erdhi nga Adea, shefja e Antikorrupsionit në Shqipëri, kapitenia e varkës që lundron drejt Evropës.

Postimi i mëparshëm

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Postimi i rradhës

Rregulli 3-6-9 në njё marrëdhënie: si koha të ndihmon të kuptosh nëse një lidhje ka të ardhme

  • Më të fundit
Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

January 9, 2026
Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

January 9, 2026
Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

January 9, 2026
Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

January 9, 2026
Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.