• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Zilja “Anti – Ryshfet” nё Komisionin e Prokurimit Publik

November 28, 2025
në Drejtësi-Ligj
Zilja “Anti – Ryshfet” nё Komisionin e Prokurimit Publik
0
Shpërndarë
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Kur transparenca kthehet në garё marketingu, zilet kundёr ryshfetit bien vetёm pёr t’u dёgjuar nga veshёt artificialё

Në teori, faqet zyrtare të institucioneve publike duhet të shërbejnë si një pasqyrë e qartë e transparencës, e punës dhe e llogaridhënies. Por ka institucione të cilat, sapo ua dëgjon emrin, të shkon mendja vetiu te ryshfeti. Pikërisht për këto institucione, transparenca duhet të jetë më e forta, jo më e trukuara.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), në faqen e tij zyrtare, sapo e hap, të pret me një ekran të kuq ceremonial dhe me një zile të madhe digjitale e cila paralajmëron me bujë transparencёn. Zilja na thotё se KPP është “i çertifikuar me ISO 37001:2016 për sistemet e administrimit kundër ryshfetit”. Një njoftim që synon të japë qetësi publike dhe të shuajë perceptimin e njohur që lidh tenderat apo ankesat ndaj tyre, me tё cilat KPP merret çdo ditë. Ironikisht, pikërisht institucioni i cili në opinionin publik perceptohet më shpesh si i lidhur me korrupsionin, na del sot si kampion i kulturës anti-ryshfet.

Shpejt zbulohet se kjo ISO nuk është thjesht një çertifikatë në mur, por qenka një sistem i tërë që kërkon mirëmbajtje vjetore, dhe qё, edhe për këtë, Komisioni i Prokurimit Publik ka zhvilluar një procedurë prokurimi për objektin: “Mirëmbajtjen aktive vjetore të ISO 37001:2025 Sistemet e menaxhimit kundër ryshfetit”, siç dokumentohet në procesverbalin zyrtar të institucionit.

Po sipas dokumentacionit të publikuar zyrtarisht nga vetë KPP pёrmes Agjencisё sё Prokurimit Publik, procedura është realizuar si “blerje me vlerë të vogël”, pёr tё cilёn është shpallur një fitues: Viron Baxhia, me ofertën 680,000 lekë, brenda fondit limit prej 900,000 lekësh.

Megjithёse, nuk ёshtё njё vlerё “tunel”-ore, kontrata e shërbimit për mirëmbajtjen e sistemit anti-ryshfet, ka një vlerë që çdo vit i shtohet faturës së taksapaguesve shqiptarë.

Po t`i hedhёsh njё sy procesverbalit zyrtar “Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim”, kupton se sa tё pёrgjegjshёm janё treguar, pёr kёrkesat qё duhet tё ketё operatori: të paktën dy punonjës në listëpagesë, një jurist të trajnuar për antikorrupsion dhe një Lead Auditor për ISO 37001, të pajisur me certifikata profesionale dhe eksperiencë të dëshmuar mbi tre vjet. Kërkohet gjithashtu që operatori të ketë certifikata të tjera ISO si 9001 dhe 27001, licencë X.2.B për formim profesional dhe kontratë bashkëpunimi me një organ vlerësimi konformiteti të akredituar të paktën tre vite.

Në sipërfaqe, gjithçka duket e ndërtuar mbi ligjshmëri rigoroze dhe standard profesional të lartë. Por pyetja qё kёrkon njё pёrgjigje mbetet: A është vërtet një certifikatë ISO mekanizmi që do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike? Nëse një standard anti-ryshfet do të kishte fuqinë magjike për të zhdukur ryshfetin, Shqipëria do të kishte mbyllur kapitullin e korrupsionit që atë ditë kur u vendos në krye të faqes së KPP-së zilja e kuqe e ISO-s.

Realiteti “dёgjon” njё zile krejt tjetёr: ISO mbetet thjesht një manual teknik menaxhimi, jo një garanci morale apo një barrierë ligjore kundër korrupsionit. Standardi flet për procedura, formularë, kontrolle të brendshme dhe kërkesën për të “zhvilluar dhe promovuar kulturë anti-ryshfet në çdo nivel të organizatës”, por asnjë dokument i tillë nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë penale dhe llogaridhënien publike, aq më pak, një tender vjetor për “mirëmbajtje”.

Vështirë të mos mendosh se lufta kundër korrupsionit, edhe kësaj herë, ka përfunduar në një tjetër faturë, e shtuar, pёr t`u paguar nga taksapaguesit. Nëse zgjidhja do të ishte thjesht një ISO, atëherë edhe SPAK nuk do kishte arsye të ekzistonte më. Por e vërteta duket ndryshe: ndërsa vendi dhe qytetarёt presin rezultate reale tё luftёs ndaj korrupsionit, institucionet janë fokusuar tek mirëmbajtja e sistemeve qё e “asgjёsojnё” atё.

Të etur pёr drejtёsi, tё gjithё presin ditën kur, transparenca të mos jetë thjesht grafik, zile alarmi dhe certifikatë e radhës, por standard i vёrtetё dhe i padiskutueshëm veprimi. Deri sa tё vijё ajo ditё, do vazhdojё tё na ngacmojё pyetja retorike: Sa kushton të luftosh ryshfetin?

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Europa armatoset: Pas Berlinit, edhe Parisi nis planet pёr njё ushtri mё tё fortё

Postimi i rradhës

28 Nëntori 1912 – Dita që vulosi lindjen e shtetit shqiptar

Postimi i rradhës
28 Nëntori 1912 – Dita që vulosi lindjen e shtetit shqiptar

28 Nëntori 1912 – Dita që vulosi lindjen e shtetit shqiptar

  • Më të fundit
Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

January 9, 2026
Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

January 9, 2026
Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

January 9, 2026
Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

Stuhia Goretti godet Evropën: Franca dhe Britania në alarm, ndërprerje energjie, shkolla të mbyllura dhe ditë me mot ekstrem përpara

January 9, 2026
Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

Venezuela liron të burgosur politikë pas kapjes së Maduros: gjest paqeje apo lëvizje nën presionin e SHBA-së?

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.