• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

27 Prill, 2026
në Investigim
A A
Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në dokumente quhet një procedurë e hapur. Në letër, një investim për transportin publik. Në praktikë, një tender prej rreth 872 mijë eurosh që ngre më shumë pikëpyetje.

Bashkia Himarë ka hapur procedurën për blerjen e 5 autobusëve, një kontratë me vlerë të konsiderueshme për një njësi vendore, që në çdo rrethanë duhet të garantonte konkurrencë të gjerë dhe transparencë maksimale. Por mënyra si është ndërtuar ky tender tregon një logjikë tjetër: jo si të marrim ofertën më të mirë, por si të kufizojmë sa më shumë rrethin e atyre që mund të konkurrojnë.

Që në nisje, procedura është konceptuar si një kontratë e vetme, pa u ndarë në lote. Argumenti zyrtar është se kemi të bëjmë me një “artikull të vetëm” dhe për këtë arsye ndarja nuk është e mundur. Kjo është një nga arsyetimet më të përdorura në praktikën e prokurimeve, por edhe një nga më problematiket. Ligji kërkon që ndarja në lote të bëhet sa herë që është e mundur, pikërisht për të rritur pjesëmarrjen dhe konkurrencën. Refuzimi për ta bërë këtë nuk është thjesht zgjedhje teknike; është një filtër i parë që përjashton operatorët më të vegjël dhe i hap rrugë vetëm disa lojtarëve të mëdhenj.

Por ky ёshtё problem mё i vogёl qё ka kjo procedurё qё nё nisje. Specifikimet teknike janё ato qё nxjerrin zbuluar praktikёn e dyshuar si abuzive.

Autobusët përshkruhen me një saktësi të pazakontë për një tender publik

Specifikimet teknike referojnёkufij shumë të ngushtë për motorin, fuqinë, dimensionet, konfigurimin. Ҫdo prokurim duhet tё ketё parametra minimalë dhe maksimalë. Në praktikë, kur intervalet mes kufijve janë kaq të ngushta, ato nuk përjashtojnë rastësisht disa modele — ato përjashtojnë pothuajse të gjithë tregun, përveç disa produkteve shumë specifike. Kjo është një teknikë e njohur në prokurime: nuk përmendet marka, por përshkruhet aq saktë sa vetëm një ose dy modele e plotësojnë.

Kufizimi vazhdon edhe në kriteret financiare

Operatorëve u kërkohet një xhiro vjetore jo më e vogël se vetë fondi limit në të paktën një nga vitet e fundit. Ky kriter, i vendosur në këtë nivel, nuk është neutral. Ai përjashton automatikisht operatorë të rinj apo të mesëm dhe lë në garë vetëm kompani të konsoliduara, duke e ngushtuar edhe më tej konkurrencën reale. Në një treg të vogël si ai shqiptar, kjo nuk është thjesht një kërkesë financiare — është një seleksionim paraprak i pjesëmarrësve.

Specifikimet sipas publikimit nё APP

Kontrata parashikon një afat realizimi prej vetëm tre muajsh

Për një furnizim të tillë, prej 5 autobuzёsh, ky është një afat i ngushtë. Prodhimi, apo qoftё dhe vetёm transporti, regjistrimi dhe dorëzimi i mjeteve kërkojnë kohë. Një afat i tillë dukshёm duket se favorizon operatorë që i kanë mjetet gati ose kanë akses të menjëhershëm në stok. Për të tjerët, është një pengesë e heshtur, por shumë efektive.

Rasti nё fjalё nuk pёrmban njё element tё vetёm problematik, por siҫ ndodh me “ekspertёt e tenderave”, bёhet një kombinim kriteresh që punojnë së bashku pёr tё orientuar drejt paracaktimit. Mosndarja në lote kufizon hyrjen në garë. Specifikimet teknike e ngushtojnë ofertën e mundshme. Kriteret financiare filtrojnë operatorët. Afati i shkurtër eliminon pjesëmarrësit që nuk janë të parapërgatitur. Secili prej këtyre elementeve mund të justifikohet veçmas. Por të vendosur bashkë, krijojnë një arkitekturë që e orienton rezultatin.

Tallja e Tavos me himarjotёt

Nё dokumentet e tenderit, pёr ta justifikuar pёrdorimin e kёtij fondi tё konsiderueshёm, flitet për autobusё elektrikё, ndërkohë që specifikimet teknike janë për autobusë diesel të standardit Euro 5. Pra, Tavo ka ndёrtuar një narrativë publike për inovacion duke u premtuar autobusё elektrikё, por qё ndizen nё fakt me naftё!

Specifikimet sipas publikimit nё APP

Sigurisht qё qytetarët e Himarës dhe turistёt qё vizitojnё njё nga perlat e Jugut kanë nevojë dhe meritojnё transport më të mirë. Kjo është e padiskutueshme.

Por problem ёshtё qё ky tender nuk ёshtё hapur pёr tё marrë ofertën më të mirë për ta, por për të siguruar që një ofertë e caktuar të jetë e vetmja që i plotëson kushtet.

Nё fund, ky shembull sot nuk është më thjesht një çështje autobusësh, aq mё pak e njё tenderi.

Është mënyra si ndërtohen tenderat nё Shqipёri, si filtrohet gara dhe si përdoren mbi 800 mijë euro para publike. Me kushte qё shkruhen në mënyrë të tillë që konkurrojnë pak dhe fitojnë gjithmonë të njëjtët.

Nëse ky model vazhdon, qytetarët e Himarës kёtё herё, nuk do të marrin thjesht një shërbim më të dobët. Ata do të vazhdojnë të paguajnë për një sistem ku konkurrenca është formale, transparenca nuk perceptohet mё dhe rezultati dihet që në fillim se shkon nё favor tё klientelizmit tё drejtuesit tё rradhёs.

Specifikimet sipas publikimit nё APP

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

Postimi i rradhës

Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

Postimi i rradhës
Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

  • Më të fundit
Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

27 Prill, 2026
Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

27 Prill, 2026
Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

27 Prill, 2026
I njëjti hotel, dy atentate: Washington Hilton rikthehet në skenë krimi pas 45 vitesh

I njëjti hotel, dy atentate: Washington Hilton rikthehet në skenë krimi pas 45 vitesh

27 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

Presidenti i Izraelit frenon faljen për Netanyahun: “Fillimisht marrëveshje, pastaj vendim”

27 Prill, 2026
Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

27 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.