• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Kinema

“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

18 Maj, 2026
në Kinema
A A
“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

Mackenzie Shirilla

17
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Mackenzie Shirilla, adoleshentes amerikane e dënuar për vrasjen e të dashurit dhe mikut të tij pas një aksidenti fatal me 160 km/h, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumentarit të Netflix “The Crash”.

Shirilla, sot 22 vjeçe, po vuan dy dënime të përjetshme paralele me mundësi lirimi pas 15 vitesh, për aksidentin e ndodhur më 31 korrik 2022 në Ohio, ku humbën jetën i dashuri i saj Dominic Russo, 20 vjeç, dhe miku i tij Davion Flanagan, 19 vjeç.

Prokuroria amerikane e konsideroi ngjarjen një akt të qëllimshëm dhe jo një aksident rrugor. Sipas hetimeve, Mackenzie drejtoi Toyota Camry-n drejt një ndërtese me tulla me shpejtësi rreth 100 milje në orë, pa prekur asnjëherë frenat.

Dominic Russo dhe Davion Flanagan

Të dhënat e regjistruesit elektronik të automjetit treguan se këmba e saj ishte shtypur plotësisht mbi gaz deri në momentin e përplasjes.

Pamjet e sigurisë të paraqitura në gjyq tregonin makinën duke fluturuar drejt godinës me shpejtësi të frikshme, përpara impaktit shkatërrues. Gjykatësja Nancy Margaret Russo e përshkroi atë si:

“Ky nuk ishte drejtim i pakujdesshëm, ishte vrasje.”

Ajo e quajti Shirilla-n “Hell on Wheels” (“Ferri mbi Rrota”), duke thënë se kishte “një mision dhe e ekzekutoi me saktësi”.

Sipas prokurorëve, marrëdhënia mes Mackenzie dhe Dominic ishte toksike dhe e mbushur me konflikte. Vetëm dy javë para tragjedisë, ajo dyshohet se kishte kërcënuar se do ta përplaste makinën gjatë një debati me të dashurin.

Një mik i Dominic dëshmoi se kishte dëgjuar Mackenzie-n duke thënë:
“Do ta përplas këtë makinë tani!”

Familja e saj i mohon akuzat dhe vazhdon ta mbrojë publikisht, duke insistuar se nuk ekzistojnё prova për ta klasifikuar si njё ngjarje tё kryer me paramendim apo qëllim vrasjeje.

“Besojmë se është akuzuar padrejtësisht”, deklaroi babai i saj për NBC News.

Vetë Mackenzie, para dënimit, kërkoi falje duke e quajtur Dominic “shpirtin e saj binjak”, ndërsa pretendoi se nuk e mbante mend momentin e aksidentit.

Megjithatë, familjet e viktimave vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe të përballen me apelimet e vazhdueshme të saj.

“Mendojmë se plagët hapen sërish çdo gjashtë muaj”, tha motra e Dominic Russo.

Dokumentari i Netflix rikthen kёshtu në vëmendje një nga ngjarjet më tronditëse kriminale të viteve të fundit në SHBA, duke ndezur sërish debatin mbi marrëdhëniet toksike, shëndetin mendor dhe kufirin mes aksidentit dhe vrasjes së qëllimshme.

Postimi i mëparshëm

Mjekësia estetike ndryshon kurs në 2026: Fund fytyrave artificiale, rikthehet trendi i natyrales

Postimi i rradhës

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Postimi i rradhës
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

  • Më të fundit
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

18 Maj, 2026
“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

18 Maj, 2026
Mjekësia estetike ndryshon kurs në 2026: Fund fytyrave artificiale, rikthehet trendi i natyrales

Mjekësia estetike ndryshon kurs në 2026: Fund fytyrave artificiale, rikthehet trendi i natyrales

18 Maj, 2026
Çmenduri për orën “Royal Pop”: Swatch mbyll dyqanet pas kaosit dhe përleshjeve në Europë e SHBA

Çmenduri për orën “Royal Pop”: Swatch mbyll dyqanet pas kaosit dhe përleshjeve në Europë e SHBA

18 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

18 Maj, 2026
“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

18 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.