• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Rezoluta “higjenike” për të fshirë dështimin politik

17 Maj, 2026
në Shënim
A A
Rezoluta “higjenike” për të fshirë dështimin politik

Kolazh AI

42
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë, me të mirë e të këqinj brenda tij, foli para dy ditësh bujshëm me një Rezolutë për “Rrugën drejt Evropës”.

Rezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u votua si Reforma në Drejtësi, me “pro” të mazhorancës dhe të opozitës bashkë, votim që habiti popullin opozitar jashtë parlamentit dhe kreun e qeverisë diku në Estoni.

Ndër të tjera zotime, Rezoluta për Evropën mori një angazhim solemn: Të garantojë zbatim të vendimeve të institucioneve kushtetuese dhe/ose të krijuara me ligj.

Gjykata Kushtetuese “fiton” garanci politike

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, ashtu si kudo në botë, flet me solemnitet, interpreton Kushtetutën, paralajmëron shkeljen e rendit juridik, por ndryshe nga gjithkund, vendimet e saj flenë në “krevat” institucional kur pushtetit politik i duhet të vazhdojë rrugën e vet, në kah të kundërt të Evropës.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, gjithnjë e më shpesh vitet e fundit, po trajtohen si rekomandime apo sugjerime morale. Ato mund të anashkalohen kur pengojnë interesin e momentit të atyre që janë të detyruar t’i zbatojnë.

Kuvendi shqiptar foli me rezolutë për “ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, për “mekanizmat e kontrollit”, për “pavarësinë e institucioneve kushtetuese”, në kohën kur Shqipëria politike ka ndërtuar prej vitesh një sistem ku pushteti ekzekutiv dominon legjislativin, legjislativi nuk e njeh “urdhrin kushtetues”, por vetëm urdhrin politik.

Në këtë kuptim, rezoluta e Kuvendit është një dokument me dy fytyra. Në sipërfaqe, ajo është një deklaratë pro-evropiane. Në thelb, ajo është një akt i pavullnetshëm vetëdemaskimi.

Pёr sa kohё ky Parlament ndien nevojën të deklarojë publikisht se do të “garantojë zbatimin e vendimeve” të institucioneve kushtetuese, ai po pranon indirekt se ky garantim ka munguar.

Përse garantoi Parlamenti dyngjyrësh me rezolutë, që deputetët bashkë me Kushtetutën do të marrin frymë të nesërmen e rrugëtimit për në Evropë…?

Kushtetuta nuk është opsion, ndaj dhe shteti që kërkon integrim evropian, ndërkohë që i trajton detyrimet kushtetuese si marrëveshje politike, nuk është shtet kushtetues, por diçka tjetër.

Rezoluta, në gjithë përmbajtjen e saj, vazhdimisht përdor fjalën “garanci”. Garanci për transparencë. Garanci për ndarje pushtetesh. Garanci për zbatim reformash. Garanci për pluralizëm. Garanci për institucione. Fjala “garanci” në premtimin-rezolutë, tregon shumë për gjendjen ku jemi me shtetin ligjor, me vetë zbatimin e parimeve të Kushtetutës.

Garancia që ka nevojë për dakordësi politike, tregon se Kushtetuta në Shqipëri nuk është veçse një butafori ceremoniale, sepse çdo gjë funksionon sipas aritmetikës së numërimit politik.

Pak metra më tej, Evropa…

Brukseli kërkon “Rule of Law”, Tirana prodhon “Rule of Resolution”. Evropianët kërkojnë zbatim, ne ofrojmë deklarata. Ata kërkojnë institucione funksionale, ne inaugurojmë komisione, tryeza, platforma dhe rezoluta me tituj të gjatë e kujtesë të shkurtër.

Në Shqipëri, problemi nuk është se mungojnë premtimet për zbatimin e ligjit. Problemi është se vetë kultura politike shqiptare është ndërtuar mbi idenë se pushteti nuk mund të kufizohet nga vendimi gjyqësor, nga leximi i Kushtetutës apo nga vetë Rule of Law.

Kjo është arsyeja pse çdo rezolutë parlamentare, si kjo e fundit që flet për “garantim të zbatimit të vendimeve”, nuk është tjetër veçse një dokument i nënshkruar në një kazino politike, ku është rënë dakord që të gjithë do të fitojnë ditën e inaugurimit të saj.

Shqipëria, ashtu si pranohet nga të gjithë, nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga nëpërkëmbja e tyre. Moszbatimi i vendimeve kushtetuese, të vetë Gjykatës Kushtetuese, fillon nga Kuvendi. Poshtë tij, “shkelja” e ligjit është kthyer në normalitet. Askush nuk skandalizohet më për këtë peizazh institucional, ashtu si edhe me zotimin për zbatimin e ligjit, me rezolutë.

Prandaj dhe rezoluta e fundit e ngjyrosur me blu dhe të kuqe, nuk duhet lexuar si dokument integrimi, por si një kartë që ka zhgarravitur një premtim të gënjeshtërt evropian. “Garancia” për zbatim të ligjeve, të atyre ligjeve që evropianët nuk e konceptojnë dot se si mund të shkelen me çizmet e të dyja palëve politike, është garanci që sa të jenë këto dy palë, Shqipëria nuk do ta njohë “fitoren” në Festivalin Evropian.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

A tregojnë statistikat e Ramës “turizmin” me tenderat në Shqipëri?

Postimi i rradhës

Komisioni europian paralajmëron: Ndryshimet klimatike janë tashmë një emergjencë globale shëndetësore

  • Më të fundit
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

18 Maj, 2026
“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

18 Maj, 2026
Mjekësia estetike ndryshon kurs në 2026: Fund fytyrave artificiale, rikthehet trendi i natyrales

Mjekësia estetike ndryshon kurs në 2026: Fund fytyrave artificiale, rikthehet trendi i natyrales

18 Maj, 2026
Çmenduri për orën “Royal Pop”: Swatch mbyll dyqanet pas kaosit dhe përleshjeve në Europë e SHBA

Çmenduri për orën “Royal Pop”: Swatch mbyll dyqanet pas kaosit dhe përleshjeve në Europë e SHBA

18 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në krizë: Kush flet në emër të Evropës?

18 Maj, 2026
“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

“Ferri mbi rrota”, vajza që përplasi makinën me 160 km/h dhe vrau të dashurin: Netflix rikthen dosjen që tronditi SHBA-në

18 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.