• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

20 Maj, 2026
në Shënim
A A
A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

Boris Becker dhe Igli Tare/Kolazh AI

19
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dje publiku pa një imazh të shëmtuar para SPAK-ut. Agron alias Genti Tare, ish-konsull në Turqi, ish-zëvendësministër i Jashtëm dhe ish-drejtori i Portit të Durrësit, një nga “ushtarët” e Belinda Ballukut, doli nga dyert e Prokurorisë së Posaçme me tuta sportive, duke ofenduar dhe intimiduar gazetarin e Syri TV, Fatjon Gjinaj, me një gjuhë rrugaçi. Gazetari, në vendqëndrimin e mediave përballë hyrjes së SPAK, po kryente, bashkë me të tjerë, detyrën e tij për informimin e opinionit publik.

Pamja nuk ishte thjesht çështje etike, ku vëllai i Igli Tares, me veshje “futbollisti”, po shkonte në SPAK e jo në stadium apo sallon llotoje, por çështje e mënyrës se si një ish-zyrtar i lartë i shtetit sillet me institucionet e drejtësisë dhe median.

Pyetja që të vjen natyrshëm është: pse ndodhi kjo?

Sepse Tarja i vogël ndihet i paprekshëm për shkak të aferave që e lidhin me “lart”?

Sepse mendon se ka një status të veçantë, për shkak të vëllait me emrin Igli?

Apo sepse, siç qarkullon prej kohësh në thashethemet mediatike, bëhet fjalë për një personazh të “ç’akorduar”, i zhytur në botën e parasë së nëndheshme dhe bixhozit, sa asgjë nuk i bën më përshtypje?

Agron alias Genti Tare apo “Kuqi”, siç njihet në botën llotosportive, nuk është një emër anonim. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore. Ka qenë diplomat, nga konsull i Shqipërisë në Turqi deri zëvendësministër i Jashtëm, për disa vjet, dhe më pas drejtor i Portit të Durrësit, një nga institucionet më strategjike në vend, në periudhën kur infrastruktura dhe portet kontrolloheshin totalisht nga Belinda Balluku.

Agron Tare duke dalё nga SPAK

Por Agron Tare është edhe vëllai i Igli Tares, simbolit të suksesit shqiptar në futbollin europian, ish-drejtuesit të Lazios dhe sot drejtorit sportiv të FC Milan, një prej emrave më të respektuar në menaxhimin sportiv italian.

A mundet që fama, lidhjet apo statusi publik i Igli Tares të imponojnë një sjellje mbi ligjin, mbi median dhe mbi opinionin publik?

Në Europë, emra shumë më të mëdhenj se Igli Tare nuk i kanë shpëtuar drejtësisë.

Boris Becker, legjenda gjermane e tenisit, u dënua fillimisht në vitin 2002 për evazion fiskal në Gjermani, pasi kishte deklaruar në mënyrë të rreme rezidencën në Monako për të shmangur miliona euro taksa. Më pas, në vitin 2022, u dënua në Angli me 2 vite e gjysmë burg për fshehje pasurie dhe mashtrim financiar gjatë procedurave të falimentimit. Askush nuk e favorizoi Borisin e famshëm, megjithëse i adhuruar nga miliona sportdashës në Gjermani dhe jashtë saj që kur ishte 17 vjeçar.

Edhe familja e Steffi Graf, tenistes emblemë, u përball me drejtësinë gjermane. Babai dhe menaxheri i saj, Peter Graf, u dënua me burg për evazion fiskal miliona dollarësh në vitet ’90. Emri i madh në sport nuk e ndaloi sistemin gjerman të drejtësisë të vepronte ndaj Steffit, ndërsa fama dhe ndikimi i saj ishin zero kur iu desh të shihte si dënohej edhe babai që e kishte rritur dhe stërvitur.

Ndërkohë në Shqipëri, SPAK prej kohësh po heton dosje që lidhen me Belinda Ballukun, pasuri, vila dhe lëvizje financiare ku janë përmendur edhe emra familjarësh apo bashkëpunëtorësh të afërt të saj. Në këtë kontekst janë thirrur në SPAK dëshmitarë dhe ndër ta ishin edhe dy vëllezërit Tare, bijtë e Isa Tares, i cili nga ana e tij është dëshmitar në gjyqin e Sali Berishës, me cilësinë e ish-shefit të Klubit Partizani.

Asnjë nga Tare-t nuk kanë dalë për të sqaruar publikisht në çfarë cilësie janë thirrur nga SPAK. Çfarë rolesh kanë në këto histori penale që po mbajnë “peng” jo vetëm politikën, por dhe normalitetin në Shqipëri.

Procedurat e “drunjta” të SPAK bëjnë që Igli Taren të mos ta njoftojnë përmes “Melonit”, por me thirrje publike si për një person anonim. Ndërsa vëllai i tij “Kuqi” u paraqit i bezdisur në zyrat e SPAK, me veshje sportive para hetuesve të BKH dhe fjalor banal para mediave me “TV” në krah.

Në publik, aq pak sekuenca të Gent/Agron Tares mjaftuan për të kuptuar e parë arrogancën e njerëzve që kanë qenë të përkëdhelurit e pushtetit, lidhjeve dhe aferave të tij.

“Kuqi”, me nervozizmin e kapur në flagrancë, nuk na tregoi vetëm fytyrën e vërtetë të tij, por edhe fytyrën e “shefave” që i mundësuan një karrierë, me kostum por pa meritë. Me të vetmen përparësi, mbiemrin Tare.

Nëse Igli Tare e ka parë këtë sjellje të vëllait të tij (sigurisht që po), dhe ka “dëgjuar” se SPAK po e thërret, ka dy mundësi që t’i përgjigjet organeve të drejtësisë dhe opinionit publik: si Boris Becker ose si “Kuqi” Tare.

Në rastin gjerman ai do të tregojë që nuk ka mësuar vetëm gjuhën, por edhe mënyrën se si të sillet dinjitar përballë akuzave, dyshimeve dhe gabimeve që mund t’i ketë bërë vetë, apo “Kuqi”, vëllai i vogël i familjes Tare.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

  • Më të fundit
A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

20 Maj, 2026
NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

20 Maj, 2026
Britania zbut sanksionet ndaj Rusisë: Lejon importin e naftës dhe karburantit ajror të prodhuar nga nafta ruse

Britania zbut sanksionet ndaj Rusisë: Lejon importin e naftës dhe karburantit ajror të prodhuar nga nafta ruse

20 Maj, 2026
Brazili feston për Neymar: Ancelotti e përfshin në kombëtare për këtë Botëror yllin e futbollit të Seleçaos

Brazili feston për Neymar: Ancelotti e përfshin në kombëtare për këtë Botëror yllin e futbollit të Seleçaos

19 Maj, 2026

Postimet e fundit

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

20 Maj, 2026
NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

20 Maj, 2026
Britania zbut sanksionet ndaj Rusisë: Lejon importin e naftës dhe karburantit ajror të prodhuar nga nafta ruse

Britania zbut sanksionet ndaj Rusisë: Lejon importin e naftës dhe karburantit ajror të prodhuar nga nafta ruse

20 Maj, 2026
Brazili feston për Neymar: Ancelotti e përfshin në kombëtare për këtë Botëror yllin e futbollit të Seleçaos

Brazili feston për Neymar: Ancelotti e përfshin në kombëtare për këtë Botëror yllin e futbollit të Seleçaos

19 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

A duhet toleruar “Boris Becker”-i shqiptar?

20 Maj, 2026
NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

NATO në Ankara, Turqia në qendër të arkitekturës së re të sigurisë globale?

20 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.