• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

31 Maj, 2026
në Stil jetese
A A
Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vëllezër arkitektë nga Nju Delhi vendosën të linin pas jetën korporative, afatet stresuese dhe zyrat me ajër të kondicionuar për të ndërtuar diçka krejtësisht ndryshe. Rezultati është një shtëpi e pazakontë prej balte, guri dhe kashte, e ngritur në shpatet e Himalajeve, e cila sot tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Ansh dhe Raghav Kumar u zhvendosën në Rishikesh, një qytet i vogël në rrëzë të Himalajeve në veri të Indisë, ku ndërtuan me duart e tyre një vilë ekologjike që shumë vizitorë e krahasojnë me shtëpinë e Harry Potter-it, ose me një shtëpi përrallash.

Ansh dhe Raghav Kumar

“Për ne, kjo është një punë e bërë me dashuri. Çdo hark dhe çdo kthesë e shtëpisë tregon historinë e njerëzve që kanë kontribuar në ndërtimin e saj”, thotë Raghav Kumar.

U lodhën nga jeta korporative

Raghav kishte punuar për vite në njё kompani gjermane të arkitekturës dhe e vlerësonte kulturën profesionale, por ritmi i punës po bëhej gjithnjë e më i rëndë.

“Kur je në një ambient korporativ, të krijohet ideja se sa më gjatë të punosh, aq më shumë duhet të krenohesh me këtë. Ka pasur raste kur kam punuar 48 orë pa ndërprerje për të përmbushur afatet”, kujton ai.

Sipas tij, një tjetër problem ishte distanca mes arkitektit dhe punëtorit që ndërton projektin.

“Arkitekti qëndron në një zyrë komode duke projektuar, ndërsa punëtori që e realizon projektin nuk merr pothuajse asnjë vlerësim për mundin e tij. Ne si arkitektë shpesh nuk e kuptojmë sa punë fizike fshihet pas çdo ndërtese”, thotë ai.

Edhe vëllai i tij më i vogël, Ansh, kishte punuar në projekte të arkitekturës së qëndrueshme në zonat malore të Indisë dhe ishte dashuruar me jetën larg qyteteve të mëdha.

Gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa ndodheshin në izolim në Nju Delhi, dy vëllezërit filluan të eksperimentonin me materiale natyrore ndërtimi, duke studiuar teknika tradicionale dhe materiale ekologjike si balta, kashta dhe përzierjet natyrore të tokës. Aty lindi ideja për të ndërtuar një shtëpi në mal.

“Pandemia na tregoi se jeta është e shkurtër. Vendosëm se ishte koha të merrnim një rrezik dhe të ndiqnim ëndrrën tonë”, thotë Raghav.

Një fshat ku nuk shkon makina

Dy vëllezërit morën me qira një parcelë toke pranë Rishikeshit, një qytet i njohur si kryeqyteti i jogës në Indi, i vendosur buzë lumit Gang.

Por vendi nuk ishte aspak i lehtë për t’u arritur.

“Nga pika ku të lë makina duhet të kalosh në këmbë një degë të Gangut përmes një ure druri dhe më pas të ecësh mbi një milje deri në fshat,” shpjegon Ansh.

Pikërisht ky izolim ishte pjesë e asaj që kërkonin.

Tre vite punë me duar

Në vend që të përdornin vetëm programe kompjuterike, vëllezërit vizatuan planin e shtëpisë në terren me gurë dhe degë pemësh. Më pas filloi puna e vërtetë.

Ata transportuan mijëra gurë drejt kantierit, sollën rërë me mushka dhe siguruan shumicën e materialeve në zonën përreth. Për të përballuar projektin, publikuan një thirrje në platformën Workaway, ku udhëtarë nga e gjithë bota mund të ndihmojnë në projekte lokale në këmbim të strehimit dhe ushqimit.

Gjatë tre viteve të ndërtimit, mbi 100 vullnetarë nga 18 vende të ndryshme morën pjesë në projekt, së bashku me rreth 20 punëtorë lokalë të punësuar prej tyre.

Kostoja totale e projektit arriti rreth 30 mijë dollarë, të financuara nga kursimet e tyre dhe ndihma e familjes.

“Çdo ditë shihnim progresin. Shtëpia ngrihej nga 15 deri në 30 centimetra në ditë. Ishte shumë më shpërblyese sesa të kaloje tetë orë para kompjuterit dhe të ndjeje se nuk kishe bërë asgjë konkrete”, thotë Ansh.

Sot është një Airbnb që rezervohet muaj përpara

Në vitin 2024 shtëpia u përfundua.

Rezultati është një ndërtesë me forma organike, mure të rrumbullakëta, çati prej kashte dhe motive spirale të integruara në strukturë. Vetë Raghav e përshkruan si një “skulpturë të gjallë”.

Vila me dy dhoma gjumi dhe një banjë u listua në Airbnb me një çmim prej rreth 140 dollarësh nata. Në përshkrimin e saj thuhet qartë:

“Nuk ka akses me makinë. Duhet të ecni rreth 1.5 kilometra në pyll me çantën në shpinë. Nuk ka Wi-Fi në pyll, por do të krijoni një lidhje më të fortë me veten, njerëzit që doni dhe pasionet tuaja.”

Sipas vëllezërve, shtëpia është e rezervuar rreth 60% të kohës.

“Jemi në formën më të mirë të jetës sonë”

Sot Ansh dhe Raghav drejtojnë një studio arkitekturore në Rishikesh dhe po punojnë në projekte të tjera ndërtimi ekologjik në Indi. Megjithëse përballen me probleme si interneti i dobët dhe prania e elefantëve të egër në pyjet përreth, ata nuk do të ktheheshin më në jetën e mëparshme.

“Kemi arritur formën më të mirë fizike të jetës sonë,” thotë Raghav.

Ditën e parë mezi arrinin të ngjiteshin deri te parcela ku do të ndërtonin shtëpinë. Sot ata e bëjnë rrugën disa herë në ditë pa vështirësi.

“Madje as nuk e kupton kur ke bërë 10 mijë hapa. Ke natyrën përreth, ajër më të pastër dhe ndjen se ankthi fillon të shkrihet,” përfundon ai.

Burimi: Business Insider

Postimi i mëparshëm

PSG mbron kurorën europiane, Arsenali shembet në penallti pas një finaleje dramatike

Postimi i rradhës

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Postimi i rradhës
Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

  • Më të fundit
Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

31 Maj, 2026
Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

31 Maj, 2026
PSG mbron kurorën europiane, Arsenali shembet në penallti pas një finaleje dramatike

PSG mbron kurorën europiane, Arsenali shembet në penallti pas një finaleje dramatike

30 Maj, 2026
Armenia para referendumit: Bashkim me BE-në, apo qëndrim në bllokun euroaziatik?

Armenia para referendumit: Bashkim me BE-në, apo qëndrim në bllokun euroaziatik?

30 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

31 Maj, 2026
Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

31 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.