Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është një “gënjeshtare e shkëlqyer”, pasi deklaroi se Rusia kishte vendosur të ndërpriste furnizimin me gaz natyror për Evropën. Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Ursula është një gënjeshtare e shkëlqyer. Rusia nuk e ka ndërprerë kurrë furnizimin me gaz për Evropën,” deklaroi Zakharova para gazetarëve.
Ajo shtoi se çdo qytetar i Bashkimit Evropian mund ta padisë presidenten e Komisionit Evropian për këtë deklaratë dhe ta fitojë çështjen, pasi, sipas saj, bëhet fjalë për një pretendim të pavërtetë.
Sipas Zakharovës, problemet energjetike me të cilat përballet Evropa janë pasojë e politikave të vetë Bashkimit Evropian dhe e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
“Evropianët ia krijuan vetes këto probleme pasi vendosën sanksione të paligjshme kundër Rusisë,” tha ajo.
Duke ironizuar masat e kursimit të energjisë në institucionet evropiane, Zakharova shtoi:
“Dhe më pas, kur në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, për shkak të kursimit të detyruar të energjisë, kondicionerët nuk mund të freskojnë askënd tjetër përveç Ursulës, ata sajojnë lehtësisht edhe një deklaratë tjetër të rreme për gjoja ‘Rusinë e keqe’.”
Burimi:Tass





