Aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron, ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotografinë e saj më të fundit, ku pozon topless duke mbuluar gjoksin vetëm me duar, pak para premierës londineze të filmit të ri “The Odyssey”.
Ylli hollivudian, i cili së fundmi mbushi 50 vjeç, publikoi imazhin në rrjetet sociale përpara se të parakalonte në tapetin e kuq, duke treguar edhe një herë format dhe pamjen e saj mbresëlënëse.
Në fotografinë artistike, Theron shfaqet me flokët e krehur mbrapa dhe me buzëkuq të kuq të ndezur, ndërsa vështrimi i saj drejt kamerës i dha fotos një stil elegant dhe provokues.

Më vonë, në premierën e filmit në Londër, aktorja zgjodhi një fustan të zi elegant, duke lënë pas paraqitjen e guximshme të publikuar më herët në rrjetet sociale.

Charlize Theron ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për promovimin e “The Odyssey”, ku interpreton personazhin e Circes, magjistares së fuqishme dhe misterioze të mitologjisë greke.
Filmi me buxhet rreth 250 milionë dollarë ka në kast edhe Anne Hathaway dhe Matt Damon, i cili luan rolin e Odiseut. Historia ndjek udhëtimin dhjetëvjeçar të heroit drejt Itakës pas përfundimit të Luftës së Trojës.








