• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026
në Investigim
A A
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Godina e Ministrisё sё Drejtёsisё qё nuk identifikohet mё me asnjё tabelё

253
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ka institucione që degradojnë nga mungesa e fondeve, ka të tjera që dëmtohen nga paaftësia, por ka edhe institucione që shkatërrohen me vetëdije politike, sepse pikërisht funksionimi i tyre bëhet pengesë për pushtetin.

Pa asnjë dyshim që, Ministria e Drejtësisë është institucioni që ka pësuar transformimin më dramatik gjatë dymbëdhjetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Asaj, në fund iu mor edhe “fytyra”. Nga fasada e godinës së këtij institucioni, nuk ka më një tabelë identifikuese me emërtesën zyrtare “Ministria e Drejtësisë”.

Ajo është ç’vlerësuar deri në pikën, sa është shndërruar në një ministri protokolli, pa asnjë fuqi ekzekutive, pavarësisht se është institucioni ku kalon çdo projektligj, çdo VKM, çdo akt normativ dhe çdo kontratë e rëndësishme që duhet të frenojë me “diga” juridike, përmbytjen me teka të pushtetit.

Nëse një akt bie ndesh me Kushtetutën, është Ministria e Drejtësisë që duhet t’i thotë “jo”; nëse një interes ekonomik dhe politik bie ndesh me ligjin, është kjo ministri që duhet ta vendosë atë në shinat e tij.

Por këtë pushtet ekzekutiv juridik Edi Rama nuk mund t’ia linte disa ministrave që kishin në “hyqёm” disa juristë profesionistë, e që së bashku mund t’i thoshin “jo” edhe vetë Atij. Për këtë shkak ai e ktheu Ministrinë e Drejtësisë në institucion me fytyrë, por pa kokë, në zyrë ku legalizohet çdo vendim politik i qeverisë.

Kjo nuk ndodhi menjëherë, por pasi tepsia e pushtetit ishte 100% në duart e tij, në shtator 2017.

2013-2017, Ministria e Drejtësisë, para se të futej në “tepsinë” e Edi Ramës, kalonte dhe përpunohej fillimisht nga duart e Ilir Metës, përmes tre ministrave të tij, Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Ishte shtatori 2017 kur me emërimin e Etilda Gjonajt, Rama e pushtoi përfundimisht Ministrinë e Drejtësisë dhe që prej asaj kohe ky institucion filloi degradimin dhe tatëpjetën.

Etilda Gjonaj, u përzgjodh nga Edi Rama si “no name” i parë i ministrisë që duhej t’i zhdukej emri. Me personalitet të dyfishtë, ku gjysmën ia kishte dhuruar parrullës “Reforma në Drejtësi” dhe babait të kësaj reforme, Fatmir Xhafaj, në mandatin e Gjonajt, Ministria e Drejtësisë pësoi erozionin më të madh të profesionistëve në radhët e saj.

Etilda Gjonaj

Elira Kokona, asi nën mëngë i kryeministrit, u “desantua” në Ministrinë e Drejtësisë, në pozicione kyçe të saj, aq kohë sa iu desh ta siguronte shefin e madh me togfjalëshin “Është gati”.

Në mandatin “Gjonaj”, historia e varfër institucionale e kësaj ministrie u zëvendësua me thagmat që u kthyen në normalitet.

Ulsi Manja nuk u zgjodh sepse ishte juristi më i spikatur i vendit, por sepse gjatë gjithë mandatit të tij nuk mbahet mend një përplasje e vetme publike me Kryeministrin për një akt qeveritar. Ministria e Drejtësisë, tashmë në tatëpjetë e sipër nga katërvjeçari Gjonaj, nga gardiane e ligjshmërisë, vazhdoi të përforconte pozitat si notere servile e qeverisë. Ulsi Manja, në ndryshim nga Etilda Gjonaj, që stafin ia vendosnin mentorët e saj, ndërtoi një ekip me lidhje të forta krahinore dhe miqësore. Kapiten i këtij ekipi u emërua Ismail Shehu në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, një personazh me shumë dritëhije që po përflitet shumë ditët e fundit për pikëzimin fitues si kryetar i Komisionit tё Prokurimit Publik.

Ulsi Manja

Pasi Ulsi Manja i dha dërrmën e fundit në 4 vitet e drejtimit të tij, Ministria e Drejtësisë, në shtator 2025, i lihet në dorë Besfort Lamallarit. Mjafton të kujtohet momenti kur Edi Rama e shpalli ministër të Drejtësisë dhe shtangia emblematike e Lamallarit për të kuptuar në çfarë niveli kishte arritur ky institucion dhe kujt po i besohej. Pamja e tmerruar e Lamallarit kur Rama ia shqiptoi emrin gabim “Besfor” nuk ishte thjesht një episod televiziv. Ajo ishte fotografia më e sinqertë e mënyrës se si Edi Rama e trajtoi këtë institucion me mbërritjen e tij në krye të qeverisë.

Momenti epik kur Besfort Lamallari dёgjon emrin e tij si ministri i ardhshёm i Drejtёsisё

Lamallari, qëndroi vetëm disa muaj për të lënë gjurmët e “çizmes” së tij, por aq pak kohë i mjaftoi të nxirrte në pah anën qesharake të një emërimi marrok. Gjashtë muajt e Lamallarit në krye të Ministrisë së Drejtësisë, përfliten me humor, si muajt e “kontabilistes”, nga punonjësit e kësaj ministrie. Kabinetin e ministrit Lamallari e drejtoi një vajzë e re, e panjohur, Arlinda Topçiu, me profesion kontabiliste, e cila vinte nga kabineti i ministres së “gafave” Bora Muzhaqi, e që sot është Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme. Zonjusha Topçiu, me aftësitë e saj të veçanta, është shembull i gjallë se si funksionojnë kabinetet e ministrive të Edi Ramës, në mandatin e tij të katërt si kryeministër.

Besfort Lamallari dhe Arlinda Topçiu

“Pastori” Toni Gogu, është ministri aktual i Drejtësisë, një figurë e butë, thuajse lozonjare, krahasuar me paraardhësit e tij që kërkonin autoritet që askush nuk ua jepte, më parë, pa qenë në atë pozicion.

Toni Gogu

Pa një identitet të rëndësishëm në fushën politike dhe atë juridike, Gogu u gjet si personazh që mund të mbulojë disi gropën e hapur të Ministrisë së Drejtësisë. Me një karrierë të nënshtruar, thuajse të padukshme, ministri Gogu ka mbijetuar gjatë gjithë kohës me buzëqeshjen që të shkakton transferimi i njeriut nga udhëheqës shpirtëror i kishës, në predikues shërbesash politike.

Ministria e skandaleve

Mjafton të hysh sot në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për të kuptuar se sa thellë ka shkuar degradimi i saj.

Organigrama paraqet 4 drejtori të përgjithshme, dhjetëra sektorë dhe një administratë që në letër duket e madhe dhe e konsoliduar, por kur pyet për emrat, përgjigjet janë shokuese.

Raportimet nga brenda ministrisë flasin për një skandal të mirëfilltë. Katër drejtori themelore të kësaj ministrie nuk kanë titullarë, janë me drejtues të komanduar, ku më të rëndësishmet janë Drejtoria e Kodifikimit të Akteve dhe ajo e Ekstradimeve. Me dhjetëra punonjës janë larguar për të gjetur vende të tjera pune, shumë të tjerë janë zëvendësuar nga prurje të tipit “Zeqine”.

Raportimet nuk flasin për një problem estetik të faqes së internetit, por tregojnë për një fotografi të një ministrie thuajse të shkatërruar.

Pyetjes së pafajshme “Pse nuk plotësohen këto vende bosh?”, punonjës që nuk pranojnë të identifikohen, të përmendin aktin e fundit normativ me të cilin u morën katër milionë euro nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West.

“Në një Ministri Drejtësie që funksionon normalisht, një akt i tillë do të shoqërohej me një oponencë të fortë juridike mbi nenin 101 të Kushtetutës, mbi kushtin e nevojës dhe urgjencës, mbi përdorimin e fondit rezervë dhe mbi vetë procedurën. Askush nuk flet, as i komanduari aktual në Kodifikim. Dhe kjo heshtje është shumë më e rëndë sesa vetë akti.” – thotë njëri prej tyre.

Por skandali nuk është vetëm në një akt. E gjithë Ministria e Drejtësisë për më shumë se një dekadë është mbërthyer nga skandale të ndryshme.

Afera e “byzylykëve” është njëra prej tyre, skandal që prek me përgjegjësi të gjithë ministrat e Drejtësisë nga viti 2016. Në drejtorinë e quajtur Shërbimi i Provës, në varësi direkte të Ministrit të Drejtësisë, nuk ka byzylykë elektronikë që duhet të mbajnë në këmbë të dënuarit me arrest shtëpie.

Zëdhënësit e Reformës në Drejtësi, me gjithё shqetësimet e panumërta politike për mijëra të paraburgosur që mbushin burgjet shqiptare, nuk e prekin asnjëherë skandalin e byzylykëve.

Skandali me byzylykët elektronikë (pajisjet e mbikëqyrjes për të dënuarit) në Shqipëri, me vlerë rreth 2 milionë euro, shpërtheu në vitin 2017. Nga 300 byzylykë të kontraktuar, vetëm një pjesë e vogël ishin funksionalë, ndërsa të tjerët u zbuluan se nuk plotësonin kushtet për të kontrolluar lëvizjet e personave me masë sigurie. Skandali u denoncua gjatë qeverisë teknike, kur ish-Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi konstatoi se pajisjet e blera nuk përmbushnin standardet e kërkuara për monitorimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Ministria e “Bardhit” e dërgoi çështjen në prokurori, nga ana tjetër edhe në Gjykatën Administrative, për të prishur kontratën e pajisjeve që nuk funksiononin.

Drejtësia e “byzylykëve” funksionoi si sahat për kompaninë fituese dhe furnizuese, ama dështoi për ministrinë dhe të burgosurit. Megjithëse në 2020-ёn, Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Ministrisë së Drejtësisë, duke vendosur që kompanitë e përfshira të kthenin paratë në buxhetin e shtetit pasi nuk përmbushën kushtet e kontratës, në vitin 2023, një treshe gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit, me shumicë Ardian Dvoranin dhe Enkelejda Softёn, e prishën këtë vendim duke i dhënë të drejtë kompanisë për të marrë paratë nga buxheti i shtetit megjithëse byzylykë funksionalë nuk kishte, tashmë asnjë copë. Ky vendim bombë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë kur Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit e kundërshtoi pa zhurmë atë.

Ministria e Drejtësisë në vitet 2024/2025 ka paguar rregullisht kompaninë e byzylykëve nga fondi i saj, për byzylykët që nuk ekzistojnë në zyrat e Shërbimit të Provës.

Prokuroria e Tiranës, nga ana e saj, nxori të pafajshëm të gjithë personat e përfshirë në aferën e byzylykëve. Edhe ata kërkuan më pas rimbursim në para për dëmin që iu shkaktua nga heqja prej pune dhe akuzat e padrejta.

Në Republikën e Shqipërisë paraburgimi vazhdon të jetë plot me të burgosur sepse alternativa me “byzylykë elektronikë” është e pamundur të funksionojë, edhe pse shteti ka paguar një më një paratë për blerjen e tyre.

Një tjetër aferë që ka mbajtur të varrosur në një “arkmort” korruptiv Ministria e Drejtësisë është ajo e “mikrokredive”, ku u përfshinë të gjithë profesionistët e lirë të fushave që kjo ministri mbikëqyrte. Me dhjetëra avokatë, përmbarues, noterë, zyra të pasurive të paluajtshme u përfshinë në një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit.

Skandali filloi me braktisjen në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë të dhjetëra thasëve me dosje kredish dhe përmbarimi që i përkisnin shoqërisë mikrofinanciare MCA. Burime nga kjo ministri raportojnë se skandali filloi në kohën e ministrave të LSI-së, në vitet 2015/2016, kur lulëzoi kompania e famshme e përmbarimit ZIG me personazhin famëkeq Arben Meskuti, i arrestuar në vitin 2024. Burimet japin të dhëna se ishte Etilda Gjonaj që “taposi” këtë skandal duke referuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, por duke fshehur provat me qëllim dështimin e hetimit të tij.

Ulsi Manja, më pas mori stafetën e skandalit të “mikrokredive”. Ishte ai, i cili mbylli sytë për disa vite, kur mijëra qytetarë u rrënuan nga bllokimi i llogarive bankare dhe qindra të tjerë humbën shtëpitë nga mosveprimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Burimet tregojnë për një skandal brenda skandalit: Arkiva e Ministrisë së Drejtësisë është “grabitur” në vitin 2023, nga persona të paidentifikuar dhe prej saj janë vjedhur dosje kredie që vlejnë miliona, por dhe prova të aferës kriminale. Policia dhe Prokuroria e Tiranës i rrethoi zyrat e katit nëntokësor të ministrisë me shiritin “vend krimi”; sekuestroi pajisjet që ruajnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, por që atëherë çështja u mbajt diskrete, thekson burimi dhe askush nuk flet.

Në maj të vitit 2024, pasi skandali i mikrokredive mori përmasa të paparashikuara mediatike dhe Banka e Shqipërisë hoqi licencat e dy mikrokredive MCA dhe Final, që ishin shkaktare të një tërmeti të vërtetë publik, Ulsi Manja, nxitoi të referonte një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pasi kjo e fundit kishte vulosur 9 arrestime për personat që papritur u “zbuluan” se ishin kriminelë nga ana e tij.

Afera e “mikrokredive” ka përfunduar në GJKKO, por asnjë nga të pandehurit e saj nuk është prekur nga Ministria e Drejtësisë – thekson burimi. Më e rënda është që mijëra qytetarë janë sot viktima me prona të humbura apo të sekuestruara nga një skemë bllokimesh që është ekzekutuar vitet e fundit nën hundën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Kadastrës së Dallëndyshe Bicit – përfundon ai.

Fakte të panumërta që kërkojnë verifikim tregojnë për një Ministri Drejtësie praktikisht të shpartalluar, kjo e pranuar nën zë nga vetë punonjësit e saj, ku papërgjegjshmëria, farefisnia, nepotizmi apo “mikja e mikut” mbajnë në këmbë një godinë që po bie, e që nuk e meriton mbiemrin që mban.

Në fund mbetet vetëm një pyetje, e cila nuk lidhet më me një ministër apo me një qeveri, por me vetë mënyrën se si është ndërtuar shteti shqiptar përgjatë dekadës së fundit:

Kujt i interesonte ta kthente Ministrinë e Drejtësisë nga institucioni që i vendos kufij paligjshmërisë, në institucionin që nuk i thotë asnjëherë “jo” pushtetit?

E vërteta është se sot Ministria e Drejtësisë nuk ka juristë që mbrojnë ligjin, por ministra që mbrojnë qeverinë.

Institucioni që duhet t’i thotë “jo” pushtetit, kur ligji shkelet – nuk ekziston më.

Ndaj dhe ministria pa një tabelë identifikuese kalon akte, VKM, projektligje dhe kontrata miliardëshe pa një kundërshti që në gjuhën e ligjit quhet “oponencë”.

Shteti shembet ditën kur nuk mbetet më askush brenda Ministrisë së “Ligjit”, që të shtypë butonin e alarmit e të thotë: “Ndal, kjo është e paligjshme, nuk kalon!”.

Ministrat e Drejtësisë ikin e vijnë, ndërsa “butoni i alarmit” nuk punon. Ai është kthyer në një komandë me bateri të mbaruara, që megjithatë për merak, mbahet kyçur në sirtarin e zyrës së Kryeministrit…

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Etiketa: Arlinda TopciuBesfort LamallariByzylyketEdi RamaEtilda GjonajIsmail ShehuMikrokrediMinistria e DrejtesiseSPAKToni GoguUlsi Manja
Postimi i mëparshëm

Fejton nga Thoma Gëllçi

Postimi i rradhës

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Postimi i rradhës
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

  • Më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

14 Korrik, 2026
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

14 Korrik, 2026
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.