• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

15 Gusht, 2026
në Shënim
A A
Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi
23
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Hani –pini e rrëmbeni, mbushni xhepe-mbushni arka…

Të pabrekë-ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka…

Hani -pini e rrëmbeni, është koha e çakenjëve,

Hani-pini e rrëmbeni, është bota e maskarenjëve…“

Ali Asllani

Sikur i madhi Ali Asllani, poeti i Labërisë dhe i gjithë Shqipërisë të ishte ende gjallë në mbrëmjen e 13 korrikut 2026, do shihte një patriot nga fshati i tij Vajzë e Sevasterit të Vlorës, të përkundej në prehrin e kryeministrit të Shqipërisë.

Sokol Sadushi, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ka lindur në fshatin Vajzë, një fshat i vogël, që ndodhet në udhëkryqin e zonës së lumit të Vlorës dhe përfshihet nga Bashkia Selenicë.

Sot Vajza nuk ka më shumë se 40 shtëpi të banuara nga 200 që popullonin fshatin në kohën e banimit normal të tij.

Lindur në një familje të thekur të nomenklaturës komuniste, Sokol Sadushi është pinjoll i Maliq Sadushit, i cili njihej në zonë si një “kuadër” i Lartë i Sigurimit të Shtetit dhe ish Zëvendësministër i Mbrojtjes, kur Mehmet Shehu ishte kryeministër i Shqipërisë.

Me “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut, familja Sadushi humbi autoritetin dhe besimin e Partisë, për pasojë dhe të fshatit, që përveç poetit liberal Ali Asllani, të gjitha dyert i kishte të lidhura me regjimin fanatik komunist.

Për të risjellë “lavdinë” e dikurshme të familjes, kryetari i Gjykatës së Lartë, organizoi në 2022 – 2026, katër edicione “Vajza Fest”, një aktivitet i “injektuar” nga ai personalisht, me “alibinë” e promovimit të traditës, kulturës dhe artin e zonës.

Në të vërtetë qëllimi ishte riinkarnacioni i emrit të familjes Sadushi, që u fik në 1982 me vdekjen vrasje të Mehmet Shehu. Por jo i vetmi. Nevoja që pjesa e mbetur e jetës dhe e karrierës të mbështetet butë në “dyshekun” e pushtetit është një tjetër shpjegim.

Dasma e Madhe

Me ftesë të dedikuar dhe të kërkuar me insistim për katër vite rresht Sokol Sadushi arriti të sjellë në Vajzë edhe vetë Edi Ramën, pasi e filloi në 2023 me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, në 2024 me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, dhe në 2025 me Armando Subashin, Eduart Shalsin, deputetin Sinaj dhe si e deklaroi publikisht mikun e tij, presidentin e KOKSH-it – Fidel Yllin, personazh afër me Ramën dhe biznesmen.

Kryeministri Rama, që nuk humbet asnjëherë rastin t’u bëjë me dije të gjithëve se kush është ai dhe cilët janë ata që mund të kenë në letër pushtet edhe mbi të, tha:

“Dhe në radhë të parë dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën për të katërtin vit rresht. Dhe këtë herë nuk refuzova, duke qenë se tani më, siç e tha edhe gjyqtarja, e cila i uroj që gjykimi të ketë formën e prerë, 4 vjet janë mjaft për të pasur besim që idea funksionon. Kështu që besoj që është rradha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar, së bashku me të tjerët, suksesin e një ideje të lindur 4 vjet më parë.”

Edi Rama nuk e kishte imagjinuar sa të rëndësishme e kishte Sokol Sadushi, eventin “Vajza Fest” sa të vishte edhe gruan e tij nga Peshkopia, me kostumin e zonës së Lumit të Vlorës. Madje, ta detyronte të bënte prezantuesen e aktivitetit në fshatin e tij për tre vite rresht.

Edlira Petri, gjyqtare e Gjykatës së Apelit, bashkëshortja e dytë e Sokol Sadushit, e veshur me kostum folklorik, prezanton çdo vit eventin e “burrit” në fshatin e burrit, që si deklaroi “për të është aq i bukur sa edhe të mos jesh pjesë e tij dëshiron të bëhesh”.

Edlira Petri nuk ka si të mos ndjehet dhe vishet si fshatare e zonës, kur karriera e saj ka patur dhe ka vetëm një tutor, fillimisht pedagogun e saj të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, e më pas bashkëshortin përsëri Sokol Sadushi, i cili kapërceu vetting-un bashkë me të, duke e katapultuar disa herë deri sa ajo arriti aty ku është sot, Gjykatëse e Gjykatës së Apelit.

Edi Rama nuk harroi shpotinë e tij therëse për çiftin Petri/Sadushi kur tha:

“Dhe faleminderit shumë edhe gjyqtares për këtë prezantim që ishte vërtetë impresionues nga fillimi, plus edhe me këtë veshje që nuk është tipike për një person që ka kaluar vetting-un.”

Përse Edi Rama duhet të kujtonte me humor vetting-un e Edlira Petrit? Por edhe të Sokol Sadushit.

Sepse ishte Edi Rama që kishte në “duar” shpëtimin dhe kalimin e vetting-ut të Edlira Petrit. Madje jo vetëm të sajin, por edhe të bashkëshortit.

Trupa e vetting-ut me relatore Valbona Sanxhaktari, ish vartëse e Ramës në kryeministri bashkë me komisionerin Roland Ilia, i njohur botërisht si mik dhe bashkëpunëtor i Erion Veliajt me G99, e klasifikuan të përshtatshme 2 kundër 1 Edlira Petrin, që ishte e mbushur me probleme të pajustifikuara të pasurisë dhe profesionalizmit. Anëtarja e tretë Xhensila Pine, kërkoi shkarkimin e saj.

Nëse procesi i vetting-ut të Edlira Petrit, nuk do “kalohej” nga Edi Rama, automatikisht bateritë asgjësuese do binin edhe mbi bashkëshortin e saj, i cili ishte “pastruar” nga KLGJ e Naureda Llagamit, me një vetting artificial, sigurisht edhe ky me “përkujdesjen” e veçantë të Edi Ramës.

Ndaj, kryeministri i ftuar në podiumin e nderit të “Vajza Fest-2026”, nuk mund të mos i kujtonte me cinizëm ekstrem organizatorëve të eventit: Jam unë pa jeni ju!

Po kur Edi Rama tallet me kreun e Gjykatës së Lartë, se ka arsye ta bëjë këtë, si mund të sillet me të tjerët?

Gaztorët e Mbretit

“Dua të përshëndes Presidentin Topi, i cili është këtu i pranishëm bashkë me Prefektin e Tiranës, që nuk e kuptoj mirë se për çfarë arsye është këtu, po… mik i Vajzës, me siguri.” – tha Edi Rama.

Sigurisht që brenda ironisë Rama nuk e di që një nga figurat më qesharake të qeverisjes së tij është Prefekti i Tiranës, i kthyer në figurë më groteske se “Qazim Mulleti” artistik.

Si një dyshe e pandarë “paçe & pilafi” dhe eventesh rakie, ish Presidenti Bamir Topi me ish prokurorin Shkëlqim Hajdari, janë të pandarë nga njëri-tjetri edhe sikur aktiviteti të jetë inaugurim lokali në Piqeras, promovim libri apo ftesë për synetllëk.

Më pas shtoi Rama: “Dua të përshëndes edhe Kryetarin e Komitetit Olimpik, Fidel Yllin, i cili deri para se të vija këtu më rezultonte nga Skrapari, por nuk e di… edhe ky mik i Vajzës patjetër”.

Kryeministri e thumboi edhe një herë fort Sokol Sadushin, kur i kujtoi publikisht se mikun e tij Fidel, ai e kishte në xhepin e vet, tashmë prej shumë vitesh pushtet.

Nertil Bello, kryetari i Bashkisë Selenicë, si një fëmijë i zënë në faj, falënderoi kryeministrin për praninë e tij, ndërkohë që për shkrirjen e bashkisë së tij, nuk belbëzoi asnjë fjalë. Në të njëjtën ditë kur Nertili merrej me organizimin e festës ku do vinte Edi Rama, Këshilli Bashkiak i Selenicës vendoste unanimisht të kundërshtonte shkrirjen e kësaj bashkie me atë të Vlorës.

Çfarë mund të thoshte Bello i vogël kur vetë Sadushi i madh po “shkrihej” publikisht nga batutat e Kryeministrit fuqiplotë?

“Hakërrimi” i Ali Asllanit

Poema “Hakërrim” e poetit madhështor të Vajzës, Ali Asllani, godet me vargjet e saj shpatë sikur të ishte shkruar dje dhe, sikur autori të ketë parë dhe jetuar fenomenet që po kalon Shqipëria e epokës “Reforma në Drejtësi”.

Në këtë poemë, Asllani i shpalli luftë pandershmërisë dhe pafytyrësisë së atyre që për hir të karrierës dhe pasurimit ishin të gatshëm të bënin çdo gjë, në dëm të atdheut dhe kombit shqiptar.

Prandaj ai do të shkruante sikur ishte prezent në një festë që “përdhunonte” fshatin e tij të lindjes, Vajzë:

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

  • Më të fundit
Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

15 Gusht, 2026
Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

15 Gusht, 2026
Europa sërish si “furrë”: Vala e tretë e të nxehtit prek qindra milionë njerëz

Europa sërish si “furrë”: Vala e tretë e të nxehtit prek qindra milionë njerëz

15 Gusht, 2026
OCCRP ngre pikëpyetje mbi Diellën: A mund ta luftojë korrupsionin një AI e ndërtuar nga AKSHI?

OCCRP ngre pikëpyetje mbi Diellën: A mund ta luftojë korrupsionin një AI e ndërtuar nga AKSHI?

15 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

15 Gusht, 2026
Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

15 Gusht, 2026
Europa sërish si “furrë”: Vala e tretë e të nxehtit prek qindra milionë njerëz

Europa sërish si “furrë”: Vala e tretë e të nxehtit prek qindra milionë njerëz

15 Gusht, 2026
OCCRP ngre pikëpyetje mbi Diellën: A mund ta luftojë korrupsionin një AI e ndërtuar nga AKSHI?

OCCRP ngre pikëpyetje mbi Diellën: A mund ta luftojë korrupsionin një AI e ndërtuar nga AKSHI?

15 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

Festa e Vajzës së “Përdhunuar” dhe Reforma në Drejtësi

15 Gusht, 2026
Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

Bordi i Kennedy Center sfidon vendimin e gjykatës, voton për të vendosur emrin e Trump në fasadë

15 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.