• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë

9 Tetor, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Tre muaj pas diplomimit nga Shkolla e Magjistraturës, 38 gjyqtarë të rinj ende nuk dinë ku do të punojnë. Pa emërim, pa pagë dhe pa asnjë shpjegim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, institucioni që ligji e detyron t’i caktojë brenda afateve të qarta. Bursa e tyre u ndërpre në fund të qershorit, ndërsa paga si magjistrat nuk nis pa emërimin. Kështu, njerëzit që shteti i përgatiti tetë vjet për të mbrojtur ligjin, sot paguajnë qira e kredi nga xhepi i prindërve, në pritje të një vendimi që nuk vjen.

Gjykatat, nga ana tjetër, janë të mbytura nga dosjet. Në Tiranë e Durrës, aty ku mungesa e gjyqtarëve është më e rëndë, qytetarët presin dy vjet vetëm për të marrë një datë seance dhe pesë vjet për një gjykim në apel. Megjithatë, të rinjve u thuhet të harrojnë këto gjykata, sepse janë “vende karriere”, të rezervuara për të tjerë.

Ligji nr. 96/2016 nuk ia lë KLGJ-së emërimet në dëshirë, dhe mekanizmi për të shmangur pikërisht këtë boshllëk midis bursës dhe pagës u parashikua që kur u hartua reforma. Atëherë, pse kjo zvarritje? Burokracia është justifikimi më i lehtë, por jo më bindës. Në një sistem ku emërimi në një gjykatë apo në një tjetër mund të përcaktojë gjithë karrierën e një gjyqtari, heshtja e gjatë e KLGJ-së ngre dyshimin që të gjithë e mendojnë, por pak e thonë me zë: mos po pritet të shihet kush ka mikun më të fortë dhe ndërhyrjen më të madhe për t’u vendosur aty ku do?

Ndërkohë, drejtësia lëngon. Qytetarët plaken nëpër korridore gjykatash, bizneset humbin para në pritje të vendimeve, dhe ata që mund ta lehtësonin këtë barrë rrinë në shtëpi, sepse një institucion kushtetues ka harruar se pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje.

Alarmin e ka ngritur publikisht ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili në një status të gjatë e cilëson situatën “absurd institucional” dhe u bën thirrje 38 gjyqtarëve të rinj të mos heshtin.

Më poshtë, statusi i plotë i tij nё rrjetin social Facebook:

Absurdi i KLGJ-së: 38 gjyqtarë të rinj pa emërim e pa pagë, ndërsa gjykatat janë në krizë të thellë!

Le të flasim për drejtësinë!

63 magjistratë përfunduan këtë vit Shkollën e Magjistraturës, prej të cilëve 38 gjyqtarë të rinj. Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga diplomimi dhe këta të rinj vazhdojnë të presin emërimin. Pa punë. Pa pagë. Pa një përgjigje bindëse nga institucioni që ka detyrimin ligjor t’i emërojë. Ndërkohë këta të rinj paguajnë për kredi, qira e kosto jetese pasi kanë përballuar vetë apo nga prindërit shkollimin.

Gjykatat, nga ana tjetër, janë të mbingarkuara, vuajnë nga mungesa e gjyqtarëve dhe mijëra qytetarë presin me vite për një vendim gjyqësor.

A nuk është ky një absurd institucional?! A nuk është kjo një heshtje arbitrare?!

Ligji nr. 96/2016 nuk e ka lënë emërimin e magjistratëve në dëshirën e KLGJ-së. Nenet 35, 39 dhe 40 parashikojnë afate dhe rregulla të qarta dhe të shpejta për caktimin e tyre. Për ata që mendojnë ndryshe le të shohin Komentari Elektronik ne website e Shkollës se Magjistraturës për nenin 35, ku në pikat 30 dhe 31, shpjegon qartë se “bursa e Shkollës së Magjistraturës ndërpritet në fund të qershorit, ndërsa pagesa si magjistrat lidhet me emërimin dhe buxhetin e gjykatës ku është bërë emërimi. A është parashikuar shmangja e kësaj shkëputje?

Plotësisht dhe është diskutuar 10 vjet më parë duke parashikuar problemin dhe u krijua mekanizmin për ta shmangur. Ndoshta nuk kishim parashikuar këtë lloj KLGJ. Tani kush mban përgjegjësi për këtë vonesë?

I thonë këtyre djemve dhe vajzave se duhet ta harrojnë Tiranën dhe Durrësin se ato janë gjykata kariere, ndërkohë që janë këto gjykata që vuajnë më shumë nga mungesa, sepse kjo KLGJ nuk e ka bërë detyrën.

Dhe po, janë qytetarët dhe bisneset që po vuajnë më shumë në këto qytete. 2 vjet priti një qytetar që ju prish godina nga shpronësimi vetëm që të caktohet data, 2 vjet një tjetër për të perfunduar në shkallë të parë, 5 vjet në apel dhe ende nuk ka një datë gjykimi.

Përse të mos caktohen këtë vit të paktën 20% e gjyqtarëve të rinj në Tiranë e në Durrës, aty ku ngarkesa gjyqësore dhe nevoja për gjyqtarë janë alarmante? Në kohë krize nuk duhen burokraci. Dhe nëse antarët që po i mbaron mandati mendojnë ndryshe, antarët e rinj të KLGJ-së (për të cilët votuan edhe 38 magjistratët e rinj) duhet të rishikojnë urgjentisht politikën e rezervimit të vendeve në këto gjykata për gjyqtarët e karrierës.

Në një situatë krize duhen vendime të shpejta, të matura dhe efikase.

Rregullat e karrierës duhet t’i shërbejnë drejtësisë, jo të bëhen pengesë për funksionimin e saj, qoftë edhe të përkohëshme për këtë vit.

KLGJ është institucion kushtetues i pavarur, i krijuar pikërisht për të garantuar mirëfunksionimin e gjyqësorit dhe jo ndërlikimin e tij siç bënë antarët e vjetër me hartën gjyqësore! Por pavarësia institucionale nuk është imunitet nga përgjegjshmëria dhe llogaridhënia!

Komisionet parlamentare përgjegjëse dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën në drejtësi, veçanërisht European Union in Albania dhe Council of Europe Office in Tirana , duhet të kërkojnë me urgjencë transparencë dhe zgjidhje konkrete, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

Nuk mund të investohen miliona euro për të ndërtuar një sistem drejtësie dhe pastaj të tolerohet që institucioni përgjegjës të lërë gjyqtarët e rinj pa emërim e pa pagë, ndërsa gjykatat janë në një krizë reale dhe nuk përballojnë ngarkesën!

Dhe një mesazh për 38 gjyqtarët e rinj: Mos heshtni! Mos u intimidoni!

Ju keni studiuar 8 vjet (5 FD +3 SHM) për të mbrojtur ligjin dhe të drejtat e qytetarëve. Filloni duke mbrojtur të drejtat tuaja!

Kërkoni zyrtarisht suport nga partneret. Kërkoni respektimin e afateve ligjore dhe vendimmarrje të arsyetuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëse të drejtat tuaja vijojnë të shkelen, kërkoni rivendosjen e tyre dhe përgjegjësinë ligjore të atyre që po shkaktojnë shkeljen. Nuk ka pse heshtja e KLGJ të shihet si një cështje harese administrative.

Nëse dëshironi të jeni shembull për brezat e ardhshëm, mos lejoni që të qëndroni muaj të tërë pa punë e pa pagë. Si ish student i brezit të parë, luftuam që magjistratët të emëroheshin mbi bazën e meritës: më vonë, këtë parim e shndërruam në ligj, kur na u dha mundësia. Tani është përgjegjësia juaj të kërkoni zbatimin e ligjit dhe eleminimin e shkëputjes, të ngrini zërin dhe të mbroni jo vetëm veten, por edhe dinjitetin e të ardhmen e brezave që vijnë!

Një magjistrat i ri që nesër duhet të mbrojë qytetarin nga arbitrariteti, nuk duhet të heshtë përballë arbitraritetit që mund të cenojë të drejtat e tij!

Postimi i mëparshëm

DAP, ASPA, Komisioner, ministre shteti, dhe tani ministri: kush ka dështuar?/ Rama teston nëpunësit që i rekrutoi vetë, me një ministri të re nga taksat tona

  • Më të fundit
Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë

Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë

9 Tetor, 2026
DAP, ASPA, Komisioner, ministre shteti, dhe tani ministri: kush ka dështuar?/ Rama teston nëpunësit që i rekrutoi vetë, me një ministri të re nga taksat tona

DAP, ASPA, Komisioner, ministre shteti, dhe tani ministri: kush ka dështuar?/ Rama teston nëpunësit që i rekrutoi vetë, me një ministri të re nga taksat tona

9 Tetor, 2026
Skandal me çmimet e birrës në Japoni, kontrollohen katër gjigantët që zotërojnë mbi 90% të tregut

Skandal me çmimet e birrës në Japoni, kontrollohen katër gjigantët që zotërojnë mbi 90% të tregut

9 Tetor, 2026
SHBA shton akuzën për tortura ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, dyshohen për dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve amerikanë

SHBA shton akuzën për tortura ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, dyshohen për dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve amerikanë

9 Tetor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë

Skandalin e KLGJ-së, e denoncon edhe ish-ministri Halimi: 38 gjyqtarë pa emërim e pa pagë, ndërsa qytetarët presin vite për një seancë

9 Tetor, 2026
DAP, ASPA, Komisioner, ministre shteti, dhe tani ministri: kush ka dështuar?/ Rama teston nëpunësit që i rekrutoi vetë, me një ministri të re nga taksat tona

DAP, ASPA, Komisioner, ministre shteti, dhe tani ministri: kush ka dështuar?/ Rama teston nëpunësit që i rekrutoi vetë, me një ministri të re nga taksat tona

9 Tetor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.