• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Varrmihësi me kapital: qeveria krijon një shoqëri 100 milionë lekë për të fshirë gjurmët e shoqërive shtetërore të falimentuara

13 Tetor, 2026
në Investigim
A A
Varrmihësi me kapital: qeveria krijon një shoqëri 100 milionë lekë për të fshirë gjurmët e shoqërive shtetërore të falimentuara
87
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti shqiptar nuk di sa shoqëri ka në likuidim, nuk thotë çfarë pasurish kanë e as sa borxhe lënë pas, por ka vendosur t’i varrosë të gjitha njëherësh. E për këtë punë ka hapur një “agjenci funeralesh” me kapital fillestar 100 milionë lekë, rreth një milion euro, të paguara nga buxheti i shtetit.

Me vendimin nr. 759, datë 7.10.2026, të botuar sot në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave miratoi aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a., shkurt OSHSH. Vendimi vjen në zbatim të ligjit nr. 79/2026 “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, miratuar në Kuvend më 23 korrik.

Çfarë parashikon ligji

Ligji prek të gjitha shoqëritë ku shteti zotëron jo më pak se 51% të kapitalit dhe që ishin në likuidim në ditën kur ai hyri në fuqi. Mekanizmi është i thjeshtë: shoqëritë bëjnë një inventar përfundimtar, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre kalojnë “me ligj” te shoqëria e re, dhe më pas ato çregjistrohen nga QKB-ja, duke pushuar së ekzistuari si persona juridikë.

OSHSH-ja trashëgon gjithçka: pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kreditë që shoqëritë kanë për të marrë dhe sigurisht edhe borxhet që kanë për të paguar. Detyra e saj, sipas nenit 7 të ligjit, është t’i administrojë, t’i shesë ose t’i privatizojë asetet për të shlyer kreditorët, të arkëtojë detyrimet dhe të “sistemojë në kontabilitet” detyrimet e parashkruara ose të pakërkueshme. Aksionar i vetëm është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa akti i themelimit mban firmën e ministres Delina Ibrahimaj.

VKM-ja i jep shoqërisë një strukturë të plotë: Asamble të Përgjithshme, një Këshill Mbikëqyrës me 5 anëtarë, një administrator, sekretar të paguar, auditues ligjor, mandate 3-vjeçare me të drejtë riemërimi dhe mundësinë për të hapur zyra operative e pika pune në gjithë territorin e vendit. Kohëzgjatja është “e përcaktuar”, por vetëm “deri në përfundimin e proceseve”, pa asnjë afat në kalendar. Në fund, shoqëria që u krijua për të likuiduar, do të likuidohet edhe vetë.

Ligj për shoqëri pa emër

Në asnjë nen të ligjit dhe në asnjë faqe të vendimit nuk ka një listë. As emrat e shoqërive që do të mbyllen, as numrin e tyre, as vlerën e aseteve që kalojnë në duart e operatorit të ri, as shumën e borxheve që mbeten pa u larë. Kuvendi votoi në korrik transferimin e një pasurie publike që askush nuk e ka parë të përmbledhur në letër, dhe qeveria tani i ngre asaj një administratë më vete.

Pas çdo shoqërie shtetërore në likuidim fshihet një histori dështimi: drejtues të emëruar politikisht, borxhe të akumuluara, pasuri të braktisura ose të zëna, kontrata të dyshimta. Lista e tyre është, në vetvete, harta e dëmit që i është bërë pasurisë publike. Pikërisht kjo listë mungon.

Fshirja me ligj

Neni 5, pika 3, e ligjit parashikon se gjatë procedurës së mbylljes, detyrimet debitore dhe kreditore të parashkruara, për të cilat nuk ka pretendime sipas dokumentacionit, fshihen nga regjistrat kontabël. Fjala “debitore” ka peshë: nuk bëhet fjalë vetëm për borxhet që shoqëritë u kanë të tjerëve, por edhe për paratë që të tjerët u kanë shoqërive shtetërore. Me një fshirje kontabël, këto para thjesht zhduken.

Ligji shkon më tej me konceptin e “detyrimeve të pakërkueshme”, që sipas nenit 3 përfshijnë edhe ato për të cilat “nuk është paraqitur kërkesë për një periudhë të gjatë”. Sa e gjatë? Ligji nuk e thotë. Një term kaq elastik, në duart e një administratori të emëruar nga ministria, mund të bëhet portë për të mbyllur llogari që askush nuk do t’i hapë më.

Statuti i OSHSH-së, në nenin 36, duket sikur e korrigjon këtë, duke thënë se detyrimet e parashkruara nuk fshihen pa vendim të arsyetuar gjyqësor. Por fshirja e parë ndodh para se gjithçka të arrijë te operatori i ri, te vetë shoqëritë në likuidim, sipas ligjit. E vetë akti i themelimit e pranon se në rast mospërputhjeje fiton ligji. Garancia e statutit mbetet zbukurim.

Likuidatorët dalin të pastër

Neni 9 i ligjit parashikon se me vendimin për mbylljen përfundimtare, kompetencat e likuidatorëve mbarojnë automatikisht dhe të gjitha aktet e tyre “konsiderohen të vlefshme”. Asnjë fjalë për auditim të periudhës së likuidimit, asnjë përmendje e Kontrollit të Lartë të Shtetit, asnjë detyrim për të publikuar raportet përfundimtare të mbylljes. Audituesin e OSHSH-së e emëron vetë ministria, që është edhe pronare e saj.

Kështu, likuidatorë që në disa raste kanë qëndruar me vite në krye të shoqërive të vdekura, duke marrë paga e duke administruar pasuri pa dhënë llogari, dorëzojnë dosjet me procesverbal dhe largohen. Shoqëria çregjistrohet, emri i saj zhduket nga QKB-ja, dhe çdo pyetje e mëvonshme përplaset me një derë të mbyllur.

Një milion euro për të mbyllur dyert

Një shoqëri që nuk prodhon, nuk shet shërbime dhe nuk ka qëllim tjetër veç mbylljes, merr nga buxheti 100 milionë lekë. Neni 7 i aktit të themelimit e thotë qartë ku shkojnë: inventarizim, regjistrim kadastral, rivlerësim, ruajtje dhe administrim, por edhe “kostot minimale administrative dhe të personelit”. Me pak fjalë, rroga, këshilla mbikëqyrëse dhe zyra.

E gjithë kjo punë mund të kryhej nga vetë Ministria e Ekonomisë, që sot ushtron tashmë të drejtat e pronarit mbi këto shoqëri dhe ka struktura, juristë e financierë të paguar për këtë qëllim. Në vend të saj, krijohet një hallkë e re, me organe të veta, me mandate që rinovohen dhe me një jetëgjatësi pa afat. Aq më tepër që statuti i lejon OSHSH-së të përdorë edhe “fonde të tjera që mund të miratohen nga organet kompetente”, pra kapitali fillestar mund të mos jetë i fundit.

Pasuria publike në vitrinë

Shitja dhe privatizimi i aseteve janë zemra e veprimtarisë së operatorit, por procedura e tyre nuk gjendet as në ligj, as në vendimin e sotëm. Ligji ia lë atë një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave. Për asetet me rëndësi strategjike, minerare, energjetike apo të sigurisë kombëtare, statuti kërkon vetëm “mendim ose miratim” nga ministria e linjës. Kështu, toka, godina, impiante e makineri të grumbulluara gjatë dekadash kalojnë në një shoqëri aksionare që i shet me rregulla ende të pashkruara.

Shteti nuk po mbyll vetëm shoqëri të falimentuara. Po mbyll edhe librat e tyre, po shuan borxhe e kredi pa i numëruar publikisht dhe po i jep çelësat e pasurisë që mbetet një strukture që ai vetë e kontrollon nga fillimi në fund. Me një milion euro nga xhepi i taksapaguesve, varrimi do të jetë i rregullt. Mbetet vetëm që askush të mos kërkojë të shohë çfarë është futur në arkivol.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Edhe në Amerikë? Kontroll banese për kundërshtaren politike

Postimi i rradhës

Anne Carson – fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi 2026

Postimi i rradhës
Anne Carson – fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi 2026

Anne Carson - fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi 2026

  • Më të fundit
Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

13 Tetor, 2026
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

13 Tetor, 2026
“Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren!” Studentët ndezin Rrugën e Durrësit, policia rrethon Ministrinë e Arsimit me shirit skene krimi

“Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren!” Studentët ndezin Rrugën e Durrësit, policia rrethon Ministrinë e Arsimit me shirit skene krimi

13 Tetor, 2026
“Sikur të isha djalë”, historia e dashurisë dhe lirisë që rikthehet në skenën e teatrit

“Sikur të isha djalë”, historia e dashurisë dhe lirisë që rikthehet në skenën e teatrit

13 Tetor, 2026

Postimet e fundit

Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

13 Tetor, 2026
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

13 Tetor, 2026
“Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren!” Studentët ndezin Rrugën e Durrësit, policia rrethon Ministrinë e Arsimit me shirit skene krimi

“Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren!” Studentët ndezin Rrugën e Durrësit, policia rrethon Ministrinë e Arsimit me shirit skene krimi

13 Tetor, 2026
“Sikur të isha djalë”, historia e dashurisë dhe lirisë që rikthehet në skenën e teatrit

“Sikur të isha djalë”, historia e dashurisë dhe lirisë që rikthehet në skenën e teatrit

13 Tetor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

Heroi i beftë i shqiptarëve: Kush është Klevi Metaj, djali i oficerit të Policisë dhe gazetares së njohur

13 Tetor, 2026
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës vizitojnë enklavën në Afrikë pas 19 vitesh

13 Tetor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.