• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

25 Tetor, 2026
në Investigim
A A
Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Kulturës ka nxjerrë në konkurs ambiente shërbimi brenda kalave të Rozafës, Kaninës, Prezës dhe Petrelës, pёr 20 vjet, me të drejtë rinovimi. Rregullat e konkurrimit si gjithnjё nuk kanё tё sharё. Ato janё botuar nё Buletin. Por mjafton të ndalesh te mënyra si vlerësohen ofertat, për të kuptuar se kush dhe si do zgjidhet nё tё vёrtetё fituesi.

Më 19 tetor, Buletini i Njoftimeve Zyrtare botoi katër njoftime që duken si fotokopje të njëri-tjetrit: e njëjta datë, e njëjta firmë, të njëjtat fjali, fund e krye. Ndryshon vetëm emri i kalasë dhe sa metra katrorë jepen. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit kërkon privatë që t`ua japё “kalatё” jo thjesht për t’i përdorur, por për t’i “rijetësuar”.

Dhe tё rijetësosh brenda njё kalaje, është shumë më tepër se tё lёshosh me qira njё copёz oborr nё brendi tё bedenave tё saj.

Fituesi merr të drejtën të ndërhyjë në kёtё monument unik; ta përshtatë për një funksion të ri dhe ta mbajë në dorë për 20 vjet, që s’ka pёrse mё pas të mos bëhen 40.

Për një vendim me kaq peshë qё ta “pushton” kalanё deri nё 2046 do duheshin rregulla të qarta, që nuk lënë shumë hapësirë për interpretim. Por në këto njoftime ndodh e kundërta.

Çfarë jepet

Në Shkodër, ambienti ndodhet në oborrin e tretë të Rozafës, mbi 200 metra katrorë, brenda zonës arkeologjike që qeveria e shpalli të mbrojtur në fund të vitit 2024.

Në Kaninë, mbi Vlorë, jepen 300 metra katrorë brenda kalasë, në mes të qendrës historike të fshatit.

Në Prezë dhe në Petrelë, nga 100 metra katrorë në oborr. Gjithsej 700 metra katrorë monument, të gjitha të kategorisë së parë, për 20 vjet secili. Investimin e bën fituesi me paratë e veta.

Bashkë me ambientin, ai merr përsipër edhe një detyrim që askush nuk e ka llogaritur. Duhet të sigurojë fonde çdo vit për ruajtjen e kalasë dhe, nëse dalin gjurmë arkeologjike, të paguajë studimet derisa zona të eksplorohet plotësisht.

Sa mund të kushtojë kjo në oborrin e Rozafës, ku nën çdo gur mund të fshihet histori?

Njoftimi nuk jep asnjë ide. Një sipërmarrës i vogël nga Shkodra apo Vlora vështirë se e merr këtë rrezik mbi vete, ndërsa një kompani e madhe mund ta përballojë, ose ta rinegociojë më vonë.

Njoftimi nuk tregon as çfarë pritet të ndodhë në këto ambiente.

Një kafene, një restorant, një dyqan suveniresh, një galeri apo një pikë informacioni për turistët?

“Ambient shërbimi” mbetet një “identikit” i përgjithshëm, që ofertuesi e trajton si tё dojё. Nuk kuptohet dot as nëse ambienti ekziston apo duhet ndërtuar, edhe pse për 100 metra katrorë kërkohet projekt rijetësimi dhe deri një “plan i zhvillimit të territorit”, dokument që zakonisht e harton bashkia, jo një biznes.

Si kapen 100 pikë

Ofertat vlerësohen me 100 pikë. 60 prej tyre shkojnë për projektin; 20 për planin e ndërhyrjeve ruajtëse; 20 për nivelin e investimit dhe 20 për cilësinë e projektit të rijetësimit. 40 të tjerat ndahen nga 10 në katër pyetje:

  • A përputhet veprimtaria me funksionin e kalasë?
  • A i promovon vlerat e saj?
  • A ia siguron publikut aksesin?
  • A ofron shërbim cilësor?

Për asnjërin nga këto shtatë kritere nuk thuhet si jepet pika, kur një ofertë merr “notёn” 5 dhe kur ajo merr 20.

Testi teorik i fituesit

Çfarë ndërhyrjesh pret ministria në oborrin e Petrelës? Nuk e thotë. Pra, një ofertues mund të propozojë të forcojë një mur që po shembet apo një tjetër mund tё kёrkojё një tarracë me xham me pamje nga lugina. Komisioni nuk ka para vetes oferta që krahasohen, por ide të ndryshme, qё pёrplasen nё zgjedhjen mes tyre, mbёshtetur, ku? Nё shije estetike apo nё ndjesi tё holla artistike?!

Pa nënkritere, pa një prag minimal dhe pa tregues të shkruar, i njëjti komision mund t’i japë një oferte 2 pikë dhe një tjetre 20 për të njëjtin kriter, me një fjali të vetme si arsyetim: “projekti më cilësor”. Asnjë rresht i njoftimit nuk shkelet. Nga jashtë gjithçka duket si garë, e ndershme dhe korrekte, ndërsa vendimi do merret në një “kala” tjetёr, atje ku publiku nuk hyn.

Edhe investimi, i vetmi kriter që mund të matej me shifra, është shkruar në mënyrë që të mos matet dot.

Fiton ai që investon më shumë, apo ai që investon “në raport më të mirë me ruajtjen dhe promovimin”? Të dyja përgjigjet janë të mundshme; të dyja janё të “ligjshme”.

40 pikët e fundit as nuk janë kritere krahasimi në kuptimin e vërtetë. Të promovosh kalanë dhe t’u ofrosh vizitorëve shërbim të mirë janë kushte që çdo fitues duhet t’i plotësojë patjetër, jo meritё për t’u shpërblyer. Kur i kthen në pikë, i jep komisionit edhe 40 pikë të tjera për t’i shpërndarë si ta shohë të arsyeshme.

Njëra prej tyre matet madje me një vendim të KKMPK-së për funksionin e kalasë, që nuk botohet bashkë me njoftimin. Ofertuesi gjykohet sipas një dokumenti që nuk e ka parë kurrë.

E gjithë kjo skemë është e njëjtë për të katër kalatë. Oborri i Rozafës, në mes të një zone arkeologjike të mbrojtur, vlerësohet me të njëjtat fjalë si 100 metrat e Prezës.

Kur shteti nuk ulet tё shohё me “lupё” çdo monument, gjykimi mbetet te ata që do të hapin zarfet.

Magjia e ofertuesit

As kërkesat financiare nuk i vendos shteti. Garancia duhet të jetë një vërtetim bankar për të paktën 10% të projektit që propozon vetë ofertuesi, ndërsa xhiroja mesatare e tre viteve të fundit duhet të arrijë gjysmën e investimit që ai vetë parashikon. Kush propozon 5 milionë lekë investim, mjafton të tregojë 500 mijë në bankë. Kush propozon 100 milionë, duhet të tregojë 10 milionë dhe një xhiro prej 50 milionësh. Me një ofertë të ulët hyn lehtë në garë, me një ofertë të lartë rrezikon të mbetesh jashtë, ndërkohë që pikët për investimin jepen pa asnjë shkallë. Askush nuk e di nëse ia vlen të ofrojë më shumë.

Një fjali tjetër të lë pa fjalë: Dokumentet tatimore dhe teknike kërkohen “sipas përcaktimeve të komisionit në varësi të projektit”. Ofertuesi duhet të dorëzojë diçka që askush nuk ia ka specifikuar, për një projekt që e ka hartuar vetë, para një komisioni që vendos më vonë çfarë duhej të kishte dosja. Në të njëjtin njoftim shkruhet se mungesa e qoftë edhe një dokumenti sjell skualifikimin.

Në praktikë, komisioni mban në dorë jo vetëm pikët, por edhe derën e hyrjes. Mjafton një shënim në relacion, “mungonte dokumentacioni teknik i nevojshëm”, që një ofertë e padëshiruar të dalë nga gara. Një ankim kundër këtij vendimi e ka shumë të vështirë të fitojë, sepse askush nuk e dinte që më parë cili ishte ai dokument.

E njëjta mjegull mbulon edhe “kapacitetet teknike dhe ligjore” dhe “personelin e specializuar”. Për çdo ndërhyrje në monument nevojitet licencë e posaçme, por njoftimi nuk thotë cilën licencë kërkon, as çfarë specialistësh. E meqë procesi vazhdon edhe kur mbetet vetëm një ofertë e vlefshme, mjafton që të tjerët të skualifikohen që kalaja t’i shkojë një emri të vetëm, pa asnjë garë.

Çmimi dhe afati

Në asnjë nga katër njoftimet nuk shkruhet sa do t’i paguajë fituesi shtetit për njëzet vjet përdorim, dhe çmimi nuk vlerësohet fare. Vendimi i qeverisë që i rregullon këto procedura e ka në titull “metodologjinë e caktimit të tarifave”, ndaj tarifa ekziston, të paktën në letër. Por njoftimi nuk ka një tarifë bazë, nuk kërkon ofertë financiare dhe nuk i jep çmimit asnjë pikë. Publiku nuk ka si ta dijë sa përfiton shteti nga oborri i Rozafës. Nëse shifra caktohet pasi shpallet fituesi, ajo caktohet kur konkurrentët janë larguar dhe nuk ka më kush ta krahasojë.

Me afatin ndodh diçka e çuditshme. Njoftimet shkruajnë se dokumentet dorëzohen brenda 30 ditëve nga botimi. 

30 ditë janë pak për të përgatitur një projekt rijetësimi në një monument të kategorisë së parë, me analizë të detajuar, plan zhvillimi dhe garanci bankare. Në avantazh është vetëm kush e ka nisur punën para se të dilte njoftimi.

Ofertat mund të dërgohen edhe me email, në “info@mtks.gov.al”, adresën e përgjithshme të ministrisë. Zarfet do të hapen publikisht më 12 nëntor, por një email mbërrin sapo dërgohet dhe e sheh kushdo që ka akses në atë adresë. Nuk ka platformë elektronike, nuk ka vulë kohore të pavarur dhe nuk ka asnjë siguri që projekti i një ofertuesi nuk është lexuar para afatit, për të ndihmuar përmirësimin e projektit të një ofertuesi tjetër.

Njoftimet mbajnë edhe gjurmët e një kopjimi të nxituar. Te Preza, kalaja rezulton e shpallur edhe me një urdhër të Rektoratit të Universitetit të Tiranës me datë 15.1.2026, ndërsa te Rozafa i njëjti urdhër shfaqet me datën “15.1.196”. Te Kanina, “kategoria e parë” është bërë “kati i I”.

Në Buletin ministria quhet “e Sporteve”, në njoftim “e Sportit”. Janë disa hollësi, qё ministria duhet t’i kishte nё vёmendje dhe kujdes nё njoftimin e vet.

Si mund të ishte ndryshe?

Një konkurs për monumente nuk bëhet i drejtë duke shtuar pikë në letër. Bëhet i drejtë kur shteti vendos vetë, para se ta hapë garën, çfarë do nga secila kala.

Ministria mund ta kishte botuar bashkë me njoftimin vendimin për funksionin e lejuar, që askush të mos hamendësojë nëse në Petrelë pritet një kafene apo një galeri.

Mund të kishte shkruar cilat janë ndërhyrjet minimale të detyrueshme për çdo kala dhe brenda sa kohësh duhen kryer.

Mund të kishte vendosur një tarifë bazë dhe ta kishte bërë ofertën financiare kriter me formulë.

E njëjta vlente edhe për vlerën e investimi; kohën e realizimit apo orët kur kalaja do të jetë e hapur për publikun, gjëra që një komision i numëron, dhe nuk i vlerëson sipas gustsos individuale.

Edhe pjesa cilësore, që në një projekt nuk shmanget dot, mund të ndahej në nënkritere me shkallë të shkruar, me pikët e çdo anëtari të komisionit të publikuara bashkë me arsyetimin.

Siç janë shkruar sot, Rozafa, Kanina, Preza dhe Petrela do të jepen me procedurë konkurruese vetëm në emër. Rregullat janë të gjitha aty, të botuara në Buletin, por fitues mund të dalë kushdo që komisioni dëshiron, dhe askush nuk do të ketë si të provojë se duhej të ishte ndryshe.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

  • Më të fundit
Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

25 Tetor, 2026
Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

25 Tetor, 2026
Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
Hektagoni i dëshpërimit

Hektagoni i dëshpërimit

24 Tetor, 2026

Postimet e fundit

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

25 Tetor, 2026
Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

25 Tetor, 2026
Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
Hektagoni i dëshpërimit

Hektagoni i dëshpërimit

24 Tetor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

Kalatë e “Skёnderbeut” po jepen me qira për 20 vjet

25 Tetor, 2026
Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

Zbulohet misteri 137-vjeçar i Van Goghut? Shkencëtarët identifikojnë natën e saktë që frymëzoi pikturën “Nata me yje”

25 Tetor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.