• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) ka zbuluar një rrjet pagesash të planifikuara dhe të miratuara nga drejtuesit e gjigantit indonezian të nikelit, Harita Group, për politikanë lokalë, persona me ndikim në komunitet dhe struktura ushtarake.

Dokumentet e rrjedhura nga kompania përfshijnë periudhën 2013–2023 dhe tregojnë pagesa me vlerë të paktën 389 mijë dollarë. Ato përfshinin bileta avioni për zyrtarë publikë, pagesa të cilësuara si “stimuj” për drejtues komunitetesh dhe financime për projekte të ushtrisë.

Investigimi bazohet në komunikime elektronike të brendshme, memorandume dhe fatura të kompanisë.

Gazetarët e OCCRP theksojnë se nuk kanë mundur të verifikojnë në mënyrë të pavarur nëse të gjitha shumat e miratuara janë paguar përfundimisht, apo të përcaktojnë qëllimin e saktë të disa prej tyre. Megjithatë, ekspertë të korrupsionit dhe industrisë minerare vlerësojnë se disa prej këtyre pagesave mund të përbëjnë shkelje të legjislacionit indonezian.

Zbulimet vijnë pas një çështjeje tjetër që përfundoi me dënime penale. Në vitin 2024, drejtuesi i kompanisë Stevi Thomas dhe një guvernator indonezian u dënuan për korrupsion, pasi një proces gjyqësor zbuloi se politikani kishte marrë rreth 60 mijë dollarë ryshfet për të lehtësuar pajisjen e Harita Group me leje.

Kompania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në Indonezi dhe vitet e fundit ka siguruar deri në 8% të furnizimit botëror me këtë mineral. Nikeli është një lëndë e rëndësishme për industrinë e çelikut dhe zinxhirët e furnizimit të disa prej prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve elektrike.

Megjithatë, aktiviteti i Harita Group është shoqëruar edhe me akuza për dëme mjedisore. Një investigim i mëparshëm i OCCRP dhe partnerëve të saj, i publikuar në vitin 2025, zbuloi se kompania kishte dijeni prej një dekade se operacionet e saj minerare po tejkalonin rregullisht kufijtë ligjorë për shkarkimin e një substance toksike në ujërat përreth. Ndotja kishte arritur edhe në burimin kryesor të ujit të pijshëm për banorët.

Dokumentet tregojnë se disa prej pagesave individuale ishin relativisht të vogla. Në një rast, vetëm 80 dollarë ishin parashikuar për drejtuesin e zyrës lokale të portit. Por në Indonezi, ku paga mesatare mujore është rreth 200 dollarë, edhe shuma të tilla mund të kenë peshë të konsiderueshme.

Një pjesë e rëndësishme e investigimit lidhet me ishullin Obi, në provincën Maluku Veriore, ku Harita hapi një minierë nikeli në vitin 2010 dhe nisi ndërtimin e impianteve të përpunimit pesë vjet më vonë.

Zgjerimi i aktivitetit industrial shkaktoi kundërshtime nga banorët e fshatit Kawasi, të cilët denoncuan shkatërrimin e pyjeve dhe mungesën e konsultimit publik për ndërtimin e impianteve.

Sipas komunikimeve të brendshme, banorët kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe kryerjen e një vlerësimi të ri të ndikimit mjedisor.

Por kompania kishte krijuar ndërkohë marrëdhënie financiare me persona që i konsideronte me ndikim në komunitet.

Një tabelë e brendshme e vitit 2013, me titull “Ndërtimi i marrëdhënieve”, parashikonte rreth 2,300 dollarë pagesa për kryetarin e zgjedhur të fshatit Kawasi, Arifin Saroa, dhe të paktën 11 persona të tjerë. Rreth 400 dollarë ishin caktuar posaçërisht për Saroa.

Një tjetër komunikim konfidencial i vitit 2014 përshkruante rreth 13,500 dollarë “stimuj” për dhjetëra persona të identifikuar si figura të komunitetit, përfshirë imamë dhe pastorë, të cilët në dokumentet e kompanisë cilësoheshin si partnerë dhe palë të interesuara.

Korrespondenca tregon se drejtuesit e Harita vlerësonin pagesat edhe në bazë të ndikimit që këta persona kishin mbi komunitetin.

Në një rast, një drejtues i kompanisë vlerësonte rolin e një kleriku që kishte ndërhyrë me një telefonatë për të ndaluar një protestë që rrezikonte të ndërpriste prodhimin.

Dokumente të mëvonshme ngrenë pyetje edhe më serioze për marrëdhëniet mes kompanisë dhe drejtuesve lokalë.

Një memorandum i brendshëm i sigurisë, i vitit 2020, tregonte se kryetari i fshatit Kawasi do t’i përcillte kompanisë informacione për banorët që dyshoheshin se organizonin ose merrnin pjesë në protesta kundër aktivitetit minerar.

Sipas dokumentit, informacionet mund të përdoreshin për t’u mohuar këtyre personave dhe familjarëve të tyre mundësitë e punësimit.

Memorandumi përmendte gjithashtu se aplikantët nga fshati duhej të merrnin rekomandimin e kryetarit lokal, përndryshe rrezikonin të përfshiheshin në një listë të zezë.

Katër banorë i konfirmuan OCCRP se personat që dëshironin të punonin për Harita ose t’i shisnin furnizime kompanisë duhej të kalonin përmes kryetarit të fshatit. Banorët denoncuan gjithashtu presione dhe frikësime ndaj personave që kundërshtonin aktivitetin minerar.

“Sa herë që njerëzit refuzojnë t’ia shesin tokën Harita-s, policët shfaqen në orare të pazakonta për t’i bindur dhe frikësuar. Edhe protesta më e vogël këtu raportohet menjëherë në polici ose në ushtri”, deklaroi një banor, identitetin e të cilit OCCRP e mbajti të fshehtë për arsye sigurie.

Dokumentet zbulojnë se vetë kryetari i fshatit kishte kryer transaksione të konsiderueshme me kompaninë. Sipas më shumë se një duzine marrëveshjesh të shqyrtuara nga gazetarët, ai përfitoi rreth 304 mijë dollarë, kryesisht ndërmjet janarit 2020 dhe gushtit 2022, nga shitja e tokave bujqësore që zotëronte ose shfrytëzonte. Harita synonte t’i përdorte këto toka për ndërtimin e një impianti të dytë përpunimi dhe infrastrukture tjetër. Kompania kishte lidhur gjithashtu kontrata për shërbime ngarkimi në port me dy shoqëri që, sipas dokumenteve, konsideroheshin në pronësi të kryetarit të fshatit.

Në një plan të marrëdhënieve me komunitetin të vitit 2021, Harita e cilësonte këtë drejtues lokal si person “kritik” për suksesin e aktivitetit të saj minerar. Investigimi zbulon edhe financime të miratuara për struktura ushtarake, me vlerë të përgjithshme pak mbi 200 mijë dollarë.

Në vitin 2019, Harita financoi me rreth 140 mijë dollarë rikonstruksionin e një xhamie dhe disa ndërtesave të një akademie ushtarake në Magelang, në ishullin Java. Sipas një memorandumi të brendshëm, paratë u morën nga fondi i kompanisë për ndihmën në raste fatkeqësish, i cili ishte paraqitur publikisht si një mekanizëm për mbështetjen e komuniteteve gjatë emergjencave. Në një rast tjetër, 1,400 dollarë të parashikuara për ceremoninë e inaugurimit të një anijeje ushtarake ishin klasifikuar si shpenzime të përgjegjësisë sociale të korporatës.

Sipas legjislacionit indonezian, fondet e përgjegjësisë sociale të kompanive minerare duhet të përdoren për përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve të prekura nga aktiviteti minerar dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Një tjetër pjesë e dokumenteve tregon se si marrëdhëniet me zyrtarët lokalë mund të kenë ndikuar në proceset e pajisjes së kompanisë me leje. Në qershor 2016, drejtori i lartë i Harita, Lalu Mahfi, shkruante në një email se kompania kishte vazhduar ndërtimin e impiantit të saj të parë në ishullin Obi, megjithëse ende nuk kishte marrë lejen e ndërtimit. “Normalisht, një ndërtesë nuk duhet të ndërtohet pa marrë më parë lejen, por falë marrëdhënieve të mira me qeverinë lokale, kemi mundur të vazhdojmë ndërtimin e impiantit”, shkruante ai.

Në të njëjtin komunikim, Mahfi kërkonte rezervimin e një hoteli me katër yje në Xhakartë për Bahrain Kasuba, drejtues i administratës së rajonit South Halmahera dhe nip i guvernatorit Abdul Ghani Kasuba, i cili më vonë u dënua për marrje ryshfeti nga Harita në një rast tjetër. Edhe pse vizita e planifikuar në qershor 2016 u anulua, dokumentet tregojnë se kompania bleu më pas gjashtë bileta avioni për zyrtarin dhe, në një rast, për bashkëshorten e tij, gjatë pesë viteve pasuese. Harita e mori lejen për impiantin më 15 nëntor 2016.

Sipas legjislacionit indonezian, zyrtarët publikë duhet të deklarojnë brenda 30 ditëve pune dhuratat e marra. Kur vlera e dhuratës tejkalon 440 dollarë, zyrtari duhet të provojë se ajo nuk përbën ryshfet. Për dhuratat me vlerë më të ulët, barra për të provuar ekzistencën e ryshfetit i takon prokurorisë.

Një tjetër dokument i vitit 2017 tregonte se kompania kishte përgatitur një projektkontratë për punësimin e Muhammad Kasuba, vëllait të guvernatorit dhe ish-drejtues i administratës së South Halmahera, si konsulent për marrëdhëniet me autoritetet dhe komunitetin. Pagesa e parashikuar ishte të paktën 3,700 dollarë në muaj, rreth 20 herë më shumë se paga mesatare në vend.

Një nga zbulimet më domethënëse të investigimit lidhet me hartimin e një dokumenti që duhej të ishte vendim i autoriteteve shtetërore. Në maj 2016, Mahfi i dërgoi drejtuesit të kompanisë një projektvendim qeveritar që do t’i lejonte Harita-s të magazinonte mbetje të rrezikshme. Megjithëse dokumenti duhej të nënshkruhej nga autoriteti rajonal, komunikimet e brendshme tregojnë se projektvendimi ishte hartuar nga vetë drejtuesi i kompanisë. Madje, ai kishte ndërhyrë më pas në tekst, duke hequr një dispozitë që përcaktonte se leja ishte dhënë pas një verifikimi në terren, të kërkuar nga ligji.

Aryanto Nugroho, koordinator kombëtar i organizatës për transparencë Publish What You Pay Indonesia, e përshkroi këtë ndërhyrje si marrje nga një subjekt privat e një funksioni që i përket ekskluzivisht shtetit. Sipas tij, kjo është pikërisht ajo që ekspertët e qeverisjes e përshkruajnë si “kapje të shtetit”. Ai paralajmëroi se, nëse leja ishte miratuar në formën e hartuar nga kompania pa kryer verifikimin e detyrueshëm, ajo mund të revokohej dhe zyrtarët përgjegjës mund të përballeshin me pasoja civile ose penale.

Dokumentet e rrjedhura tregojnë gjithashtu se Harita kishte financuar publikimin e lajmeve pozitive për aktivitetin e saj. Ndërmjet gushtit 2022 dhe janarit 2023, Stevi Thomas miratoi rreth 6 mijë dollarë shpenzime për publikimin e materialeve mediatike në më shumë se 40 media indoneziane. Artikujt përqendroheshin te kontributi ekonomik i kompanisë, krijimi i vendeve të punës dhe roli i industrisë së nikelit në arritjen e objektivave për uljen e emetimeve.

Nga Indonezia në Shqipëri: I njëjti mekanizëm korrupsioni, por me shifra shumë më të mëdha

Historia e zbuluar në Indonezi tingëllon çuditërisht e njohur edhe për Shqipërinë. Kompani private që ndërtojnë marrëdhënie të privilegjuara me zyrtarët publikë, pagesa për njerëz me ndikim në komunitet, financime që sigurojnë mbështetje ose heshtje, leje që merren falë lidhjeve me pushtetin dhe, deri te rasti më flagrant, projektvendime të institucioneve shtetërore që hartohen nga vetë kompania që duhet të kontrollohet prej tyre.

Janë mekanizma që publiku shqiptar i ka hasur vazhdimisht në denoncime, investigime dhe dosje të bujshme, nga afera e inceneratorëve te koncesionet, lejet e ndërtimit dhe projektet e tjera ku janë ngritur dyshime për favorizimin e interesave private në kurriz të interesit publik.

Edhe mënyra se si ndërtohet ndikimi është e ngjashme: nuk mjafton vetëm marrëdhënia me zyrtarin që firmos. Duhet krijuar një rrjet mbështetjeje, nga administrata te drejtuesit lokalë, nga njerëzit me ndikim në komunitet te ata që mund të kontrollojnë kundërshtimet, ndërsa përmes financimeve dhe marrëdhënieve me mediat ndërtohet edhe imazhi publik i kompanisë.

Por mes rastit indonezian dhe aferave që kanë tronditur Shqipërinë ekziston një dallim i dukshëm: përmasat financiare. Në Indonezi, një çështje ryshfeti prej rreth 60 mijë dollarësh ka përfunduar me dënime penale. Në Shqipëri, në disa prej çështjeve më të bujshme, dyshimet dhe akuzat lidhen me kontrata e fonde publike që arrijnë në dhjetëra apo qindra miliona euro, edhe pse vlera e një kontrate nuk është domosdoshmërisht vlera e dëmit apo e korrupsionit të provuar.

Në fund, ajo që të bie në sy është ngjashmëria e metodës: pushteti publik që rrezikon të vihet në shërbim të interesit privat, institucionet që humbasin pavarësinë dhe komunitetet që trajtohen si pengesë për t’u menaxhuar, jo si qytetarë që duhen dëgjuar.

Me sa duket, zyrtarët e korruptuar nuk ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin. Ndryshojnë shumat, përmasat e aferave dhe, ndoshta, edhe shkalla e pangopësisë. Ajo që duhet të ndryshojë është përgjigjja e drejtësisë.

Burimi: Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP)

Postimi i mëparshëm

Hektagoni i dëshpërimit

  • Më të fundit
Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
Hektagoni i dëshpërimit

Hektagoni i dëshpërimit

24 Tetor, 2026
Kina fton Bashkimin Europian në aleancën e saj për Inteligjencën Artificiale, SHBA kërkon të pengojë afrimin e Brukselit me Pekinin

Kina fton Bashkimin Europian në aleancën e saj për Inteligjencën Artificiale, SHBA kërkon të pengojë afrimin e Brukselit me Pekinin

24 Tetor, 2026
Ermal Beqiri pretendon azil politik në Francë: mbetet në burg edhe pse shteti “i ka rënë në qafë”

Ermal Beqiri pretendon azil politik në Francë: mbetet në burg edhe pse shteti “i ka rënë në qafë”

23 Tetor, 2026

Postimet e fundit

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
Hektagoni i dëshpërimit

Hektagoni i dëshpërimit

24 Tetor, 2026
Kina fton Bashkimin Europian në aleancën e saj për Inteligjencën Artificiale, SHBA kërkon të pengojë afrimin e Brukselit me Pekinin

Kina fton Bashkimin Europian në aleancën e saj për Inteligjencën Artificiale, SHBA kërkon të pengojë afrimin e Brukselit me Pekinin

24 Tetor, 2026
Ermal Beqiri pretendon azil politik në Francë: mbetet në burg edhe pse shteti “i ka rënë në qafë”

Ermal Beqiri pretendon azil politik në Francë: mbetet në burg edhe pse shteti “i ka rënë në qafë”

23 Tetor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

Në Indonezi dënohen për ryshfet 60 mijë dollarë / Në Shqipëri, akuzat për miliona euro mbeten pa përgjigje

24 Tetor, 2026
Hektagoni i dëshpërimit

Hektagoni i dëshpërimit

24 Tetor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.