• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Dosja “Balluku”: SPAK zbardh arrogancën e pushtetit në prokurimet publike

16 Nëntor, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Dosja “Balluku”: SPAK zbardh arrogancën e pushtetit në prokurimet publike
35
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar sot, më 16 nëntor, për gjykim ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehur të tjerë, mes tyre 25 persona fizikë dhe dy shoqëri tregtare, për një sërë veprash penale që lidhen me tenderat publikë, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Por përtej emrave, vilave dhe miliona eurove, ajo që bie në sy në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme është mënyra e veprimit, ose modus operandi, që sipas hetimit përsëritet pothuajse identikisht nga një tender në tjetrin.

Në Shqipëri, prej vitesh, mes qytetarëve, nëpunësve të administratës dhe sipërmarrësve, qarkullon bindja se shumë tendera të mëdhenj kanë fitues të paracaktuar. Por këtë herë SPAK përshkruan konkretisht mekanizmin përmes të cilit, sipas akuzës, është deformuar konkurrenca.

Dhe ajo që të habit është se, në disa raste, nuk janë respektuar as rregullat minimale për ta bërë procedurën të duket e ligjshme.

Në tenderin për lotin 1 të Sheshit Shqiponja, SPAK konstaton se anëtarët e Njësisë së Prokurimit kanë shkurtuar afatin ligjor për paraqitjen e ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën.

E njëjta mënyrë veprimi përshkruhet për lotin 2 të Sheshit Shqiponja, urat mbi lumin Tirana dhe disa lote të Unazës së Jashtme.

Në lote të tjera, hetimi shkon edhe më tej: operatorët ekonomikë janë shpallur fitues megjithëse nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit.

Pra, sipas SPAK, jo vetëm që kriteret vendoseshin për të favorizuar fituesin, por në disa raste as vetë fituesi i preferuar nuk i plotësonte ato. Dhe përsëri shpallej fitues.

Kjo është ndoshta pjesa më domethënëse e dosjes. Sepse përtej dyshimeve për korrupsion, ajo nxjerr në pah një administratë ku profesionalizmi dhe respektimi i ligjit duket se janë zëvendësuar nga nxitimi për të zbatuar vendimin e marrë më lart.

Nuk priten afatet. Nuk argumentohen kriteret. Nuk verifikohet përmbushja e kushteve. Madje, në rastin e Tunelit të Llogarasë, sipas SPAK, janë miratuar preventivë me çmime dhe volume të fryra, pa analizat dhe verifikimet e nevojshme teknike.

A është kjo paaftësi profesionale, nxitim për të zbatuar urdhrat apo bindja se askush nuk mund t’i kontrollojë?

Kjo ёshtё arroganca e një pushteti që, sipas mekanizmit të përshkruar nga SPAK, ka vepruar sikur procedurat ligjore të ishin thjesht formalitete dhe jo detyrime.

Në qendër të dosjes është Belinda Balluku, e akuzuar ndër të tjera për nëntë raste të shkeljes së barazisë në tendera, korrupsion pasiv, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Bashkë me të janë dërguar për gjykim ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, Ergys Verdho dhe Gentian Gjyli, ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, si dhe drejtues e specialistë të prokurimeve dhe projekteve, mes tyre Miranda Shkurti, Erald Elezi dhe Genti Raça. Akuzat ndaj tyre lidhen, sipas rastit, me shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorimin e detyrës.

Në dosje përfshihen gjithashtu Arbër Abazi, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe falsifikim, Igli Tare, Joana Bushi dhe Pandeli Carapuli, të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe shoqëritë “Alko Impex General Construction” dhe “Eurocol”, përkatësisht për korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Për administratën publike, kjo dosje duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz. Urdhri nga lart nuk e zëvendëson ligjin, kurse firma e hedhur symbyllazi mbi një dokument të paligjshëm mbetet përgjegjësi e atij që e vendos.

Për vite me radhë, justifikimi i pashkruar i shumë nëpunësve ka qenë se vendimet merren diku tjetër dhe ata thjesht zbatojnë. Por lista e gjatë e specialistëve, përgjegjësve të sektorëve, anëtarëve të komisioneve dhe drejtuesve të dërguar për gjykim tregon se përgjegjësia penale mund të zbresë në çdo hallkë të procedurës.

Natyrisht, siҫ e deklaron edhe vetё SPAK, të gjitha akuzat mbeten për t’u provuar në gjykatë dhe të pandehurit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Lexoni njoftimin e plotë zyrtar tё SPAK

Postimi i mëparshëm

Shqipëria në mediat britanike, këtë herë për një tjetër arsye: Tirana, mes destinacioneve me koktejet më të mira në botë

Postimi i rradhës

Spitalet gjermane po i besojnë robotëve për të përballuar mungesën e personelit: E ardhmja e shëndetësisë mes automatizimit dhe faktorit njerëzor

  • Më të fundit
10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

22 Nëntor, 2026
Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

22 Nëntor, 2026
10 qytetet më të bukura të Danimarkës që ia vlen të vizitohen, përtej Kopenhagës

10 qytetet më të bukura të Danimarkës që ia vlen të vizitohen, përtej Kopenhagës

21 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale mbingarkon institucionet e BE-së: Efikasiteti i premtuar po përballet me rrezikun e kaosit administrativ

Inteligjenca artificiale mbingarkon institucionet e BE-së: Efikasiteti i premtuar po përballet me rrezikun e kaosit administrativ

21 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

22 Nëntor, 2026
Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

22 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.